1 Atëhere Josifi nukë mundi të mbante vetëhen’ e ti ndër sy gjith’ atyreve që rrininë përpara ati, edhe thirri: Dilni të gjithë jashtë meje; edhe nukë mbeti asndonjë bashkë me atë, kur po njihej Josifi me të vëllezërit e ti. 2 Atëhere klithi tuke klarë, edhe dëgjuan Egjyptianëtë, e dëgjoi edhe shtëpia e Faraonit. 3 Edhe Josifi u tha të vëllezëret: Unë (jam) Josifi, a rron më im atë? Edhe të vëllezërit’ e ati s’munt t’i përgjigjeshinë, sepse u trubulluanë nga të parët’ atë ndër sy. 4 Edhe Josifi u tha të vëllezëret: Afrohi tek unë, u lutem. Edhe (ata) u afruanë. Edhe tha: Unë (jam) Josifi vëllai juaj, që e shittë ndë Egjyptëri. 5 Tashi pra mos hidhërohi, as mos u duketë juve e ashpërë, se më shittë këtu, sepse Perëndia më dërgoi përpara jush për të ruajturë jetënë. 6 Sepse ky (ësht’) i dyti vit i zisë mbi dhet, janë edhe pesë viet të tierë që ndër ata nukë do të ketë as të lëruarë, as të korrë. 7 Edhe Perëndia më dërgoi përpara jush, që t’u ruanj juve farënë, edhe t’u ruanj juve jetënë me shumë shpërblim. 8 Tashi pra ju nukë më dërguatë këtu, por Perëndia, edhe më bëri atë te Faraoni, edhe të zotin’ e gjithë shtëpis’ ati, edhe të parin’ e gjithë dheut Egjyptërisë.
9 Shpejtoni, e hipni te im atë, e i thoni: Kështu thotë Josifi yt bir: Perëndia më bëri të zotin’ e gjithë Egjyptërisë, sbrit tek unë, (edhe) mos qëndro, 10 edhe do të rrish ndë dhet të Goshenit, edhe do të jesh afërë meje, ti edhe bijt’ e tu, edhe bijt’ e bijet tu, edhe dhënt’ e tu, edhe lopët’ e tua, edhe gjithë sa ke. 11 Edhe do të të ushqenj atie [sepse (do të jenë) edhe pesë viet zie], që t’i mos shteretë gjë, ty edhe shtëpisë sate, edhe të gjithave sa ke.
12 Edhe na sytë tuaj tek shohënë, edhe syt’ e tim vëlla Veniaminit, se goja ime po u flet juve, 13 epni zë pra tim et për gjithë lavdinë time ndë Egjyptëri, edhe për gjithë sa patë, shpejtoni, e sbritni tem atë këtu.
14 Pastaj ra mbë qafët të Veniaminit të vëllat, e klau, edhe Veniamini klau mbi qafët t’ati. 15 Edhe si puthi gjithë të vëllezërit’ e ti, klau mbi ata, edhe pastaj të vëllezëritë folnë bashkë me atë.
16 Edhe u dëgjua zëri ndë shtëpi të Faraonit, e thanë, (se) erdhë të vëllezërit’ e Josifit, edhe Faraoni u gëzua, edhe shërbëtorët’ e ati. 17 Edhe Faraoni i tha Josifit: Thuaj tët vëllezëreve: Këtë bëni: ngarkoni kafshëtë tuaja, edhe ikni e hipëni ndë dhe të Hanaanit, 18 edhe si të merrni atënë tuaj, edhe fëmijëtë tuaj, eni tek unë, edhe do t’u ap (gjithë) të mirat’ e Egjyptërisë, edhe do të hani të majmit’ e dheut. 19 Edhe ti urdhëro: Bëni këtë, merrni me vetëhenë tuaj qerre nga dheu i Egjyptërisë, për djemt tuaj, e për gratë tuaja, edhe ngreni atënë tuaj e eni, 20 edhe mos u vinjë keq për plaçkatë tuaja, sepse të mirat’ e gjithë dheut Egjyptërisë do të jenë tuajatë.
21 Edhe të bijt’ e Israilit bënë kështu, edhe Josifi u dha atyre qerre pas urdhërit Faraonit, u dha atyre edhe të ngrëna për udhë. 22 Edhe gjithësecilit nga ata u dha nga dy palë rrobe, por Veniaminit i dha treqint argjënde, edhe pesë palë rrobe. 23 Edhe t’et i dërgoi këto: dhietë gomarë ngarkuarë me të mirat’ e Egjyptërisë, edhe dhietë gomarë ngarkuarë me grurë e me bukë, edhe të ngrëna t’et për udhë. 24 Edhe dërgoi të vëllezërit’ e ti e shkuanë, edhe u tha atyre: Mos zihi udhësë.
25 Edhe u ngrenë nga Egjyptëria, e erthnë ndë dhet të Hanaanit te Jakovi i ati tyre. 26 Edhe (ata) i dhanë zë ati, edhe thanë: Josifi është gjall, edhe ësht’ i parë mbi gjithë dhen’ e Egjyptërisë; edhe iu porrit zemëra ati, sepse nuk’ u besonte atyreve. 27 Edhe ata i thanë gjithë fialët’ e Josifit, që u pat thënë atyre, edhe passi pa qerretë që kishte dërguarë Josifi për të ngritur’ atë, i erdhi fryma Jakovit t’et atyreve. 28 Edhe Israili tha: Mjaft, Josifi im bir qenëka gjall, do të vete, e do t’e shoh atë, përpara se të vdes.
1 וְלֹֽא־יָכֹ֨ל יוֹסֵ֜ף לְהִתְאַפֵּ֗ק לְכֹ֤ל הַנִּצָּבִים֙ עָלָ֔יו וַיִּקְרָ֕א הוֹצִ֥יאוּ כָל־אִ֖ישׁ מֵעָלָ֑י וְלֹא־עָ֤מַד אִישׁ֙ אִתּ֔וֹ בְּהִתְוַדַּ֥ע יוֹסֵ֖ף אֶל־אֶחָֽיו׃ 2 וַיִּתֵּ֥ן אֶת־קֹל֖וֹ בִּבְכִ֑י וַיִּשְׁמְע֣וּ מִצְרַ֔יִם וַיִּשְׁמַ֖ע בֵּ֥ית פַּרְעֹֽה׃ 3 וַיֹּ֨אמֶר יוֹסֵ֤ף אֶל־אֶחָיו֙ אֲנִ֣י יוֹסֵ֔ף הַע֥וֹד אָבִ֖י חָ֑י וְלֹֽא־יָכְל֤וּ אֶחָיו֙ לַעֲנ֣וֹת אֹת֔וֹ כִּ֥י נִבְהֲל֖וּ מִפָּנָֽיו׃ 4 וַיֹּ֨אמֶר יוֹסֵ֧ף אֶל־אֶחָ֛יו גְּשׁוּ־נָ֥א אֵלַ֖י וַיִּגָּ֑שׁוּ וַיֹּ֗אמֶר אֲנִי֙ יוֹסֵ֣ף אֲחִיכֶ֔ם אֲשֶׁר־מְכַרְתֶּ֥ם אֹתִ֖י מִצְרָֽיְמָה׃ 5 וְעַתָּ֣ה ׀ אַל־תֵּעָ֣צְב֗וּ וְאַל־יִ֨חַר֙ בְּעֵ֣ינֵיכֶ֔ם כִּֽי־מְכַרְתֶּ֥ם אֹתִ֖י הֵ֑נָּה כִּ֣י לְמִֽחְיָ֔ה שְׁלָחַ֥נִי אֱלֹהִ֖ים לִפְנֵיכֶֽם׃ 6 כִּי־זֶ֛ה שְׁנָתַ֥יִם הָרָעָ֖ב בְּקֶ֣רֶב הָאָ֑רֶץ וְעוֹד֙ חָמֵ֣שׁ שָׁנִ֔ים אֲשֶׁ֥ר אֵין־חָרִ֖ישׁ וְקָצִּֽיר׃ 7 וַיִּשְׁלָחֵ֤נִי אֱלֹהִים֙ לִפְנֵיכֶ֔ם לָשׂ֥וּם לָכֶ֛ם שְׁאֵרִ֖ית בָּאָ֑רֶץ וּלְהַחֲי֣וֹת לָכֶ֔ם לִפְלֵיטָ֖ה גְּדֹלָֽה׃ 8 וְעַתָּ֗ה לֹֽא־אַתֶּ֞ם שְׁלַחְתֶּ֤ם אֹתִי֙ הֵ֔נָּה כִּ֖י הָאֱלֹהִ֑ים וַיְשִׂימֵ֨נִֽי לְאָ֜ב לְפַרְעֹ֗ה וּלְאָדוֹן֙ לְכָל־בֵּית֔וֹ וּמֹשֵׁ֖ל בְּכָל־אֶ֥רֶץ מִצְרָֽיִם׃ 9 מַהֲרוּ֮ וַעֲל֣וּ אֶל־אָבִי֒ וַאֲמַרְתֶּ֣ם אֵלָ֗יו כֹּ֤ה אָמַר֙ בִּנְךָ֣ יוֹסֵ֔ף שָׂמַ֧נִי אֱלֹהִ֛ים לְאָד֖וֹן לְכָל־מִצְרָ֑יִם רְדָ֥ה אֵלַ֖י אַֽל־תַּעֲמֹֽד׃ 10 וְיָשַׁבְתָּ֣ בְאֶֽרֶץ־גֹּ֗שֶׁן וְהָיִ֤יתָ קָרוֹב֙ אֵלַ֔י אַתָּ֕ה וּבָנֶ֖יךָ וּבְנֵ֣י בָנֶ֑יךָ וְצֹאנְךָ֥ וּבְקָרְךָ֖ וְכָל־אֲשֶׁר־לָֽךְ׃ 11 וְכִלְכַּלְתִּ֤י אֹֽתְךָ֙ שָׁ֔ם כִּי־ע֛וֹד חָמֵ֥שׁ שָׁנִ֖ים רָעָ֑ב פֶּן־תִּוָּרֵ֛שׁ אַתָּ֥ה וּבֵֽיתְךָ֖ וְכָל־אֲשֶׁר־לָֽךְ׃ 12 וְהִנֵּ֤ה עֵֽינֵיכֶם֙ רֹא֔וֹת וְעֵינֵ֖י אָחִ֣י בִנְיָמִ֑ין כִּי־פִ֖י הַֽמְדַבֵּ֥ר אֲלֵיכֶֽם׃ 13 וְהִגַּדְתֶּ֣ם לְאָבִ֗י אֶת־כָּל־כְּבוֹדִי֙ בְּמִצְרַ֔יִם וְאֵ֖ת כָּל־אֲשֶׁ֣ר רְאִיתֶ֑ם וּמִֽהַרְתֶּ֛ם וְהוֹרַדְתֶּ֥ם אֶת־אָבִ֖י הֵֽנָּה׃ 14 וַיִּפֹּ֛ל עַל־צַוְּארֵ֥י בִנְיָמִֽן־אָחִ֖יו וַיֵּ֑בְךְּ וּבִנְיָמִ֔ן בָּכָ֖ה עַל־צַוָּארָֽיו׃ 15 וַיְנַשֵּׁ֥ק לְכָל־אֶחָ֖יו וַיֵּ֣בְךְּ עֲלֵיהֶ֑ם וְאַ֣חֲרֵי כֵ֔ן דִּבְּר֥וּ אֶחָ֖יו אִתּֽוֹ׃ 16 וְהַקֹּ֣ל נִשְׁמַ֗ע בֵּ֤ית פַּרְעֹה֙ לֵאמֹ֔ר בָּ֖אוּ אֲחֵ֣י יוֹסֵ֑ף וַיִּיטַב֙ בְּעֵינֵ֣י פַרְעֹ֔ה וּבְעֵינֵ֖י עֲבָדָֽיו׃ 17 וַיֹּ֤אמֶר פַּרְעֹה֙ אֶל־יוֹסֵ֔ף אֱמֹ֥ר אֶל־אַחֶ֖יךָ זֹ֣את עֲשׂ֑וּ טַֽעֲנוּ֙ אֶת־בְּעִ֣ירְכֶ֔ם וּלְכוּ־בֹ֖אוּ אַ֥רְצָה כְּנָֽעַן׃ 18 וּקְח֧וּ אֶת־אֲבִיכֶ֛ם וְאֶת־בָּתֵּיכֶ֖ם וּבֹ֣אוּ אֵלָ֑י וְאֶתְּנָ֣ה לָכֶ֗ם אֶת־טוּב֙ אֶ֣רֶץ מִצְרַ֔יִם וְאִכְל֖וּ אֶת־חֵ֥לֶב הָאָֽרֶץ׃ 19 וְאַתָּ֥ה צֻוֵּ֖יתָה זֹ֣את עֲשׂ֑וּ קְחוּ־לָכֶם֩ מֵאֶ֨רֶץ מִצְרַ֜יִם עֲגָל֗וֹת לְטַפְּכֶם֙ וְלִנְשֵׁיכֶ֔ם וּנְשָׂאתֶ֥ם אֶת־אֲבִיכֶ֖ם וּבָאתֶֽם׃ 20 וְעֵ֣ינְכֶ֔ם אַל־תָּחֹ֖ס עַל־כְּלֵיכֶ֑ם כִּי־ט֛וּב כָּל־אֶ֥רֶץ מִצְרַ֖יִם לָכֶ֥ם הֽוּא׃ 21 וַיַּֽעֲשׂוּ־כֵן֙ בְּנֵ֣י יִשְׂרָאֵ֔ל וַיִּתֵּ֨ן לָהֶ֥ם יוֹסֵ֛ף עֲגָל֖וֹת עַל־פִּ֣י פַרְעֹ֑ה וַיִּתֵּ֥ן לָהֶ֛ם צֵדָ֖ה לַדָּֽרֶךְ׃ 22 לְכֻלָּ֥ם נָתַ֛ן לָאִ֖ישׁ חֲלִפ֣וֹת שְׂמָלֹ֑ת וּלְבִנְיָמִ֤ן נָתַן֙ שְׁלֹ֣שׁ מֵא֣וֹת כֶּ֔סֶף וְחָמֵ֖שׁ חֲלִפֹ֥ת שְׂמָלֹֽת׃ 23 וּלְאָבִ֞יו שָׁלַ֤ח כְּזֹאת֙ עֲשָׂרָ֣ה חֲמֹרִ֔ים נֹשְׂאִ֖ים מִטּ֣וּב מִצְרָ֑יִם וְעֶ֣שֶׂר אֲתֹנֹ֡ת נֹֽ֠שְׂאֹת בָּ֣ר וָלֶ֧חֶם וּמָז֛וֹן לְאָבִ֖יו לַדָּֽרֶךְ׃ 24 וַיְשַׁלַּ֥ח אֶת־אֶחָ֖יו וַיֵּלֵ֑כוּ וַיֹּ֣אמֶר אֲלֵהֶ֔ם אַֽל־תִּרְגְּז֖וּ בַּדָּֽרֶךְ׃ 25 וַֽיַּעֲל֖וּ מִמִּצְרָ֑יִם וַיָּבֹ֨אוּ֙ אֶ֣רֶץ כְּנַ֔עַן אֶֽל־יַעֲקֹ֖ב אֲבִיהֶֽם׃ 26 וַיַּגִּ֨דוּ ל֜וֹ לֵאמֹ֗ר ע֚וֹד יוֹסֵ֣ף חַ֔י וְכִֽי־ה֥וּא מֹשֵׁ֖ל בְּכָל־אֶ֣רֶץ מִצְרָ֑יִם וַיָּ֣פָג לִבּ֔וֹ כִּ֥י לֹא־הֶאֱמִ֖ין לָהֶֽם׃ 27 וַיְדַבְּר֣וּ אֵלָ֗יו אֵ֣ת כָּל־דִּבְרֵ֤י יוֹסֵף֙ אֲשֶׁ֣ר דִּבֶּ֣ר אֲלֵהֶ֔ם וַיַּרְא֙ אֶת־הָ֣עֲגָל֔וֹת אֲשֶׁר־שָׁלַ֥ח יוֹסֵ֖ף לָשֵׂ֣את אֹת֑וֹ וַתְּחִ֕י ר֖וּחַ יַעֲקֹ֥ב אֲבִיהֶֽם׃ 28 וַיֹּ֨אמֶר֙ יִשְׂרָאֵ֔ל רַ֛ב עוֹד־יוֹסֵ֥ף בְּנִ֖י חָ֑י אֵֽלְכָ֥ה וְאֶרְאֶ֖נּוּ בְּטֶ֥רֶם אָמֽוּת׃