1 Mos u mburr për ditën’ e nesërme, sepse nukë di se ç’do të piellë dita.
2 Le të të lavdëronjë tiatri, e mos gola jote, i huaji, e mos buzët’ e tua.
3 Guri (ësht’) i rëndë, edhe rëra s’mbaretë, po zemërimi i të marrit (është) më i rëndë se të dyja.
4 Mëria (ësht’) e ashpërë, edhe zemërata e hollë, po kush munt të qëndronjë përpara zëlisë?
5 Qërtimi i çfaqurë (është) më i mirë se dashuria e fshehurë.
6 Plagët’ e mikut (janë) të besësë, po të puthurat’ e arëmiqet (janë) të panumëruara.
7 Shpirtit nginjurë s’i ka ënda mjaltë hoje, po shpirtit urishim ç’do gjë e hidhurë (i vien) e ëmbëlë.
8 Posi zogu i mërguarë nga folej’ e ti, kështu (është) njeriu i mërguarë nga vëndi i ti.
9 Valëratë me erë e thimiamatë gëzonjënë zemërënë, edhe të ëmbëlët’ e mikut prej këshillesë zemërësë.
10 Mos hiq dorë nga miku yt, e nga miku i t’yt-et, edhe të mos hynjç ndë shtëpit të t’yt-vëllaj (kur gjënde) ndë ditë të zezë, (sepse) më i mirë (është) fëqiri i afërm, se vëllaj i largë.
11 Biri im, bënu i urtë, gëzo zëmërënë t’ime, që të kem se ç’t’i përgjegjem ati që më shan.
12 I urti sheh të ligënë që përpara (edhe) fshihetë, (po) të marrëtë venë pas, (edhe) mundonenë.
13 Merr rrobën’ e dorë-zënësit (për) të huajë, edhe merr penk prej ati, për të huaja.
14 Kush ngrihetë ndë mëngjes edhe bekon me zë të math të afërmin’ e ti, do të numëronetë si ai që e mallëkon.
15 Posi pika që s’pushon ndë ditët të shiut, (kështu ësht’) edhe ajo grua që i ka ënda të zihetë;
16 kush fsheh atë, fsheh erënë; edhe vali me erë (që fshihetë) ndë të diathtë t’ati klëthet.
17 Hekuri preh hekurinë, edhe njeriu preh faqen’ e mikut ti.
18 Kush ruan drurin’ e fikut do të hajë pemë nga ay, edhe kush ruan të zonë do të nderonetë.
19 Sikundrë nd’ ujët faqeja (sheh) faqenë, kështu edhe zemëra e njeriut te njeriu.
20 Hadhi edhe prishëja s’kanë të mbushurë, edhe syt’ e njeriut nukë mbushenë.
21 Argjëndi (shprovonetë) nga të shkrirëtë, edhe ari nga kamina, po njeriu nga gola e atyreve që e lëvduronjënë.
22 Edhe ndë shtypsh të marrin me shtypësinë ndë shtypec ndë mest të grurit shtypurë, marrëzia e ati nukë do të ndahetë prej ati.
23 Shiko të dish se si janë tufat’ e dhënet tu, edhe ki-ju kujdes mirë lopëvet,
24 sepse gjëja nukë (qëndron) kurdo, as kurora bres pas brezi.
25 Bari mbin, edhe bari i ngjomë përtërihetë, edhe barërat’ e malevet mbëlidhenë.
26 Shqeratë (janë) për rrobat’ e tua, edhe sqepëtë për pagën’ e arësë.
27 Edhe do të kesh mjaft klumësht dhish për të ngrënëtë t’at, për të ngrënët’ e shtëpisë s’ate, edhe për jetën’ e shërbëtorevet tua.
1 Mos u mburr për nesër,
se nuk e di ç'ndodh sot.
2 Le të të lavdërojë tjetërkush, por jo ti veten,
një i huaj po, por jo buzët e tua.
3 Guri është i rëndë e rëra peshon,
por më shumë se këto peshon ngucja e të marrit.
4 Hidhërimi është mizor e zemërimi shpërthyes,
por kush mund të qëndrojë përballë xhelozisë?
5 Më mirë qortimi i hapur,
se dashuria e pashprehur.
6 Plagët e mikut janë të vërteta,
puthjet e armikut, të tepruara.
7 I ngopuri shkel mbi mjaltë,
të uriturit i duket e ëmbël çdo gjë e hidhur.
8 Si zogu që endet larg çerdhes
është endacaku larg vendit të vet.
9 Vaji e temjani e ngazëllejnë zemrën,
edhe ëmbëlsia e mikut më shumë se këshilla njerëzore.
10 Mos e braktis as mikun tënd, as mikun e atit tënd,
kur të biesh në mjerim, mos shko te shtëpia e vëllait.
Më mirë një mik i afërt, se një vëlla i largët.
11 Bëhu i urtë, biri im, e ma gëzo zemrën,
atëherë mund t'ia kthej fjalën atij që më tall.
12 Njeriu i kujdesshëm e sheh të keqen e fshihet,
por thjeshtakët vijojnë e ndëshkohen.
13 Merrja petkun atij që hyn dorëzanë për të huajin,
mbaje peng për gruan e huaj.
14 Kush e bekon me zë të lartë të afërtin herët në mëngjes,
kjo do t'i quhet mallkim.
15 Pikimi i pafund në një ditë shiu
dhe gruaja grindavece ngjasojnë.
16 Ta ndalësh është si të ndalësh erën,
si të kapësh vajin me dorë.
17 Hekuri mprihet me hekur,
njeriu me njeriun.
18 Kush ruan fikun, i ha kokrrat,
kush kujdeset për të zotin, do të nderohet.
19 Siç pasqyron uji fytyrën,
edhe zemra pasqyron njeriun.
20 Siç nuk kanë të ngopur skëterra e humbëtira,
nuk kanë të ngopur as sytë e njeriut.
21 Argjendi provohet në shkritore e ari në furrë,
njeriu nga lavdet që i thurin.
22 Po ta shtypësh të marrin në shterë, bashkë me grurin që bluan,
prapë nuk do t'i hiqet marrëzia.
23 Njihe mirë grigjën tënde,
mbaje mendjen te tufa jote,
24 se mbrothësia nuk zgjat përgjithmonë
e as kurora brez pas brezi.
25 Sapo të mbarojë sana e të dalë bari,
sa të mblidhet kashta maleve,
26 do të kesh qengja për t'u veshur
e dhi sa për të blerë arën,
27 shumë qumësht dhish për ushqim,
ushqim për shtëpinë tënde e haje për shërbëtoret e tua.