1 Grat’ e urta ndërtonjënë shtëpin’ e tyre, po e marra e rëmon atë me duart’ e saja.
2 Ay që ecën ndë të dreitët të ti i ka frikë Zotit, po i shtrembëti nd’ udhët të ti s’e zë për gjë atë.
3 Ndë golët të marrit (është) shkopi i madhështisë, po buzët’ e të urtëvet do t’i ruanjën’ ata.
4 Tek s’ka qe, koshtareja (ësht’) e sbrazëtë, po të plotët’ e drithit (është) prej fuqisë kaut.
5 Deshmitari i dreitë nukë do të gënjenjë, po deshmitari i rrem derth gënjeshtra.
6 Përqeshësi kërkon dituri, edhe nukë gjën, po për të urtinë (ësht’) i kollajtë mësimi.
7 Del përpara njeriut pa mënt, edhe nukë do të gjënjç buzë urtësie.
8 Dituria e të urtit (është) të njohë udhën’ e ti, po marrëzia e të marrëvet (është) t’ecurë të kotë.
9 Të marrëtë qeshënë ndë panomit, po ndë mest të dreitëvet (është) hirë.
10 Zemër’ (e njeriut) njeh hidhësirën’ e shpirtit ati, edhe i huajë nukë merr piesë prej gëzimit ati.
11 Shtëpia e të pabesëvet do të humbasë, po tend’ e të dreitëvet do të lulëzonjë.
12 Ka udhë (që i duket’) e dreitë njeriut, po fundi asaj të bie ndë vdekëje.
13 Po edhe kur qesh dhëmp zemëra, edhe fundi i gëzimit është hidhërim.
14 Ay që ka zemërë të prishurë do të mbushetë nga udhët’ e tia, po njeriu i mirë prej vetëhesë ti.
15 I mituri beson ç’do fialë, po i urti u mba vesh çapavet tia.
16 I urti ka frikë, e ikën nga e keqeja, po i marri shkon përpara, edhe ashpëronetë.
17 Ay që zemëronetë shpejtë punon pa mendim, po njeriu zemërëkeq ësht’ i mërziturë.
18 Të marrëtë trashëgonjënë marrëzi, po të urtëtë kurorëzonenë me urtësi.
19 Të këqitë bienë ndë gjunj përpara të mirëvet, edhe të pabesëtë ndër dyert të dreitëvet.
20 I vobegu mërzitet’ edhe nga fëqinja e ti, po i pasuri ka shumë miq.
21 Kush heth poshtë të afërmin’ e ti fëlen, po kush përdëllen të vobeqtë ësht’ i lumurë.
22 A s’gënjehen’ ata që mendonjënë të ligënë? Po përdëllim e dreitëri do të jetë ndër ata që mendonjënë të mirënë.
23 Mbë ç’do mundim (është) fitim, po llomatia e buzëvet bie vetëmë vobezi.
24 Gjëja e të urtëvet (është) kurorë ndër ata, po gjëja e të marrëve (është) marrëzi.
25 Deshmitari i dreitë shpëton shpirtëra, po i rremi derth gënjeshtra.
26 Ndë frikët të Zotit (është) shpëres’ e fortë, edhe ndër djemt t’ati do të jetë mpshtetëje.
27 Frik’ e Zotit (është) gurrë jete, që mërgon nga kurthet’ e vdekëjesë.
28 Lavdia e mbëretit (është) ndë shumicët të gjëndëjesë, po prishëja e ati që zotëron (është) ndë pakicët të gjëndëjesë.
29 Zëmërë-gjëri (ka) urtësi të madhe, po zëmërë-ngushti shton marrëzinë.
30 Zëmër’ e shëndoshë (është) jet’ e kurmit, po cmiri (është) kalbësira e eshtëravet.
31 Kush shtrëngon të vobegunë, (shpërndëron) Bërësin’ e ati, po kush nderon atë, përdëllen të vobegunë.
32 I pabesi tmeronetë ndë pabesëri të ti, po i dreiti ka shpëresë ndë vdekëjet të ti.
33 Ndë zëmërët të mënçëmit prëhet’ urtësi, po ndë mest të marrëvet shpërfaqetë.
34 Dreitëria larton komp, po fali (është) turpëri gjëndëjesh.
35 Mbëreti ka mbë sy të mirë shërbëtorin’ e urtë, po zemërimi i ati (është) mb’ atë që bën turpëri.
1 Gruaja e urtë e lartëson shtëpinë,
e marra e shemb me duart e veta.
2 Kush shkon udhës së drejtë, druan Zotin,
kush e shmang udhën e Zotit, e nënçmon.
3 Në gojën e të marrit mbin thupra e mendjemadhësisë,
por të urtët do të shpëtohen prej fjalëve të veta.
4 Grazhdi pa qe mbetet i zbrazur,
falë fuqisë së një kau, gëlojnë të korrat.
5 Dëshmitari besnik nuk rren,
dëshmitari i rremë nxjerr veç gënjeshtra.
6 Përqeshësi e kërkon urtinë, por s'e gjen;
të mençurit i vjen lehtë dija.
7 Hiqju të marrit,
se nuk do të nxësh fjalët e dijes.
8 I mprehti e shqyrton me urti sjelljen e vet,
të marrët i pështjellon marrëzia.
9 Të marrët tallen me mëkatin,
por të drejtët gjejnë hir.
10 Veç zemra e njeh hidhërimin e vet,
e gëzimin e saj s'e ndan dot i huaji.
11 Shtëpia e të paudhëve do të rrënohet,
por streha e të drejtëve do të lulëzojë.
12 Dikujt mund t'i duket e drejtë një rrugë,
por ja që sos shtigjeve të vdekjes.
13 Zemra dhemb edhe në gaz
e gëzimi mund të kthehet në vaj.
14 Dredharaku do të ngopet me sjelljet e veta,
njeriu i mirë edhe më shumë.
15 Thjeshtaku beson gjithçka,
ndërsa i përkori e di ku e hedh hapin.
16 I urti e njeh frikën, ndaj i ikën së keqes,
ndërsa i marri është i cekët e ngulakëmbës.
17 Njeriu idhnak bën marrëzira,
njeriu dinak është i urryer.
18 Thjeshtakët trashëgojnë marrëzinë,
ndërsa të mprehtët kurorëzohen me dije.
19 Të këqijtë përkulen para njerëzve të mirë
e të paudhët te portat e të drejtëve.
20 Të varfrin e urren edhe fqinji i vet,
por të shumtë janë ata që e duan të pasurin.
21 Kush e përçmon të afërtin, mëkaton,
por lum kush përkrah skamnorët.
22 A nuk birren ata që veprojnë keq?
Mirësi e besnikëri për ata që veprojnë mirë!
23 Çdo mund e sjell një dobi,
ndërsa fjalët e shumta janë varfëri.
24 Të urtët kanë për kurorë pasurinë,
por të marrët shkojnë nga marrëzia në marrëzi.
25 Dëshmitari i vërtetë shpëton jetë,
por kush gënjen përhap mashtrim.
26 Në drojën e Zotit mbështetja është e fortë,
ajo është strehim për bijtë e tij.
27 Droja e Zotit është burim jete,
të largon nga leqet e vdekjes.
28 Një popull i madh është lavdia e mbretit,
ndërsa një princ pa popull është i rrënuar.
29 Kush nuk zemërohet shpejt, është plot mend,
një shpirt i ngutur nxjerr në pah marrëzinë.
30 Mendja e shëndoshë e gjallëron trupin,
kurse smira bren eshtrat.
31 Kush nëpërkëmb të vobektin, fyen krijuesin e tij,
por kush përkrah nevojtarin, e nderon.
32 I paudhi rrëzohet prej paudhësisë së vet,
për të drejtin edhe vdekja është strehë .
33 Urtia prehet në zemrën e të mençurit,
por shfaqet edhe mes të marrëve.
34 Drejtësia e lartëson një komb,
mëkati është turpi i popujve.
35 Mbreti e përkrah shërbëtorin e mbarë,
por zemërohet me turpëruesin.