1 Dial’ i urtë (dëgjon) mësimin’ e t’et, po përqeshësi nukë dëgjon qërtim.
2 Njeriu do të hajë të mira nga pemët’ e golësë ti, po shpirti i të paudhëvet është shtrëmbëri.
3 Kush ruan golën’ e ti, ruan jetën’ e ti, po ay që është golë-sbrazëtë do të humbasë.
4 Shpirti ati që purton, dëshëron e s’ka, po shpirti i atyre që punonjënë do të nginjetë.
5 I dreiti mërzit fialën’ e rreme, po i pabesi ësht’ i qelbur’ e i turpëruarë.
6 Dreitëria ruan atë që ësht’ i mbarë mb’ udhët, po faltorin’ e prish pabesëria.
7 Ka (njeri) që bën vetëhenë për të pasurë, e s’ka farë-gjëje, (e ka njeri) që bën vetëhenë për të vobek, e (ka) shumë gjë.
8 Shpërblimi i shpirtit njeriut (është) gjëj’ e ati, po i vobegu nukë dëgjon qërtim.
9 Drita e të dreitëvet ndrit, po kandili i të pabesëvet do të shuhetë.
10 Vetëmë nga madhështia del zënëja, po urtësia është bashkë me ata që marrënë këshille.
11 Gjëja (fituarë) nga kotësira do të pakësonetë, po ay që mbëleth me dorën’ (e ti) do të madhonetë.
12 Ajo shpëresë që mënohetë likshton zemrënë, po kur vien ajo që ka mall për atë, (është) dru jete.
13 Ay që heth tej fialënë do të humbasë, po ay që i ka frikë porosisë, ky do të shpaguhetë.
14 Nomi i të urtit është gurrë jete, që mërgon nga kurthet’ e vdekëjesë.
15 Urtësia e mirë ep hirë, po udh’ e faltorëvet (të shpie) ndë humbëjet.
16 Ç’do njeri i urtë punon me mënt, po i marri sbulon marrëzinë.
17 I laimi i keq bie ndë të keqe, po laimësi i besësë (është) shërim.
18 Vobezi e turpëri (do të ketë) ay që heth tej mësimnë, po ay që ruan qërtimnë do të nderonetë.
19 Kur mbushetë dëshërimi kënaq shpirtinë, po të marrëvet u vien të ndohtë të prirenë nga e keqeja.
20 Kush ecën me të urtëtë do të jet’ i urtë, po shoku i të marrëvet do të thyenjë qafënë.
21 E keqeja ndiek faltorë, po të dreitëvet do t’u epet’ e mira.
22 I miri u lë trashëgim bijet të bijet, po gjëja e faltorit mbëlidhetë për të dreitinë.
23 Ara e të vobeqvet ep shumë ushqim, po disa humbasënë, sepse nukë shquanjënë të dreitënë.
24 Kush kërcen shkopin’ e ti, mërzit të birrë, po ay që e do, e mundon me kohë.
25 I dreiti ha gjersa t’i nginjetë shpirti, po barku i të pabesëvet do të shteretë.
1 Biri i urtë e dëgjon mësimin e të atit,
por përqeshësi nuk e dëgjon qortimin.
2 Njeriu ushqehet me të mira falë asaj që thotë,
por shpirti i mashtruesve ndryn dhunë.
3 Kush këqyr gojën e vet, ruan jetën e vet,
kush i shkyç buzët, mbi të bie rrënimi.
4 Përtaci dëshiron, por gjë s'fiton,
ndërsa zelltarëve u rritet jeta.
5 I drejti e urren fjalën e rreme,
i paudhi përlyen e turpëron.
6 Drejtësia ruan sjelljen e përkryer,
të paudhin e rrënon mëkati.
7 Dikush shtiret i pasur e s'ka asgjë,
dikush shtiret i varfër e ka shumë pasuri.
8 Pasuria është shpagim për jetën e njeriut,
por i varfri as që dëgjon kërcënim.
9 Drita e të drejtëve sjell gëzim,
por të paudhëve u shteron llamba.
10 Mendjemadhësia sjell vetëm grindje,
por me ata që këshillohen është urtia.
11 Pasuria e mbledhur shpejt e shpejt mpaket,
por kush mbledh ngadalë, e shumon.
12 Një shpresë e tejzgjatur e ligështon zemrën,
por një dëshirë e përmbushur është pemë jete.
13 Kush e përbuz fjalën, ndëshkon veten,
kush e druan urdhërimin, do të shpërblehet.
14 Mësimi i të urtit është burim jete
për të shmangur leqet e vdekjes.
15 Mirëkuptimi merr përkrahje;
mashtruesit janë të paepur.
16 Çdo i ftilluar vepron me zgjuarsi,
por i pamendi rrezaton marrëzi.
17 Lajmëtarin e paudhë e zë e keqja,
por lajmësi besnik sjell shërim.
18 Skamje e turp për kë shpërfill rregullin,
por kush e zbaton qortimin, do të nderohet.
19 Një dëshirë e plotësuar e lumturon njeriun,
por të marrët as që duan të heqin dorë nga e keqja.
20 Rri me të urtët e do të bëhesh i urtë,
por kush rri me të marrët do ta pësojë.
21 Mëkatarët i përndjek e keqja,
ndërsa të drejtët do të shpërblehen me të mira.
22 Njeriu i mirë u lë trashëgimi nipërve,
por prona e mëkatarëve ruhet për të drejtin.
23 Shumë ushqim ka në arat e skamnorëve,
por ja që përlahet me padrejtësi.
24 Kush e kursen shkopin, e urren të birin,
por kush e do atë, nxiton ta qortojë.
25 I drejti ha derisa ngihet,
por të paudhëve s'u mbushet barku.