1 Edhe atë ditë shtatë gra do të zënë një burrë, e t’i thonë: Do të hamë bukënë t’onë, edhe do të veshëmë rrobatë t’ona, vetëmë le të thërritet’ emëri yt mbi një, që të heqsh turpërinë prej nesh.
2 Atë ditë deg’ e Zotit do të jet’ e bukurë edhe e lavduarë, edhe pem’ e dheut e sgjedhur’ edhe e pëlqyerë për ata që shpëtuanë nga Israili.
3 Edhe kush mbeti ndë Sionë, e kush mbeti ndë Jerusalimë do të kluhetë shënjt, gjith’ ata që janë shkruarë ndë mest të gjallëvet ndë Jerusalimë,
4 kur të shpërlanjë Zoti ndyrësirën’ e të bilavet Jerusalimësë, edhe të qëronjë gjakun’ e Jerusalimësë nga mesi i asaj me frymë gjyqi e me frymë të dieguri.
5 Edhe Zoti do të krionjë mbë ç’do vënt të malit Sionësë, edhe ndër mbëledhëjet të asaj, re e tym ditënë, edhe natënë, të ndriturë zjarri që bën flakë, (sepse) mbi gjithë lavdinë do të jetë mbulesë,
6 edhe do të jetë një tendë, që të lëshonjë hie nga vapa ditënë, edhe të jetë mpshtetëje e mbulesë nga er’ e fortë e nga shiu.
1 Shtatë gra do të mbërthejnë atë ditë një burrë.
«Do të hamë bukën tonë», do t'i thonë,
«Do të veshim rrobat tona,
veç të mbajmë emrin tënd,
që turpin tonë tej ta flakim».
Filizi i Zotit
2 Po atë ditë filizi i Zotit do të jetë plot bukuri e lavdi dhe fryti i tokës do të jetë krenari e lavdi për të mbijetuarit e Izraelit. 3 Ata që do të kenë mbetur në Sion e kushdo që do të ketë mbijetuar në Jerusalem do të quhen të shenjtë, të gjithë ata që janë shënuar për gjithë jetën në Jerusalem. 4 Kjo, kur Zoti ta ketë larë ndyrësinë e bijave të Jerusalemit e ta ketë shpëlarë gjakun nga mesi i Jerusalemit përmes frymës së gjykimit e përmes frymës së zjarrit. 5 Zoti do të krijojë mbi gjithë malin e Sionit dhe mbi vendet e kuvendeve të Sionit një re gjatë ditës e një shtëllungë tymi zjarri flakërues gjatë natës, sepse mbi gjithë atë lavdi do të ketë një mburojë 6 që do të jetë si tendë për hije nga i nxehti i ditës e si strehë shpëtimi prej stuhisë e shiut.