1 Ndë gjaftë ndonjë të ndarë ndë mest të njerëzet, edhe të vinjënë mbë gjyq, e t’i gjukonjënë, atëherë të nxierrënë të dërejtë të dërejtinë, edhe të dënonjënë faltorinë. 2 Edhe faltori ndë është për të rrahurë, gjukatësi të urdhëronjë ta venë poshtë, edhe t’i bienë me ca shqepë përpara atij pas falit atij. 3 Dyzet shqepë munt t’i bierë atij, jo më tepërë, mbase, shton t’i bierë atij më tepërë se këto me shumë frushkullimë, duketë yt-vëlla i ndyrë ndër syt të tu.
4 Mos i mbëçelsh golënë kaut kur shin.
5 Ndë ndenjshinë bashkë vëllezër, edhe të vdesë njëri nga ata, e të mos ketë djem, gruaja e të vdekurit të mos martonetë me të huajë: i vëllai burrit asaj të hynjë te ajo, edhe ta marrë atë për grua, edhe t’i lanjë asaj detyrën’ e kunatit. 6 Edhe diali i parë që të lintnjë të kluhetë mb’ emërit të vëllait vdekurë, edhe të mos shuhet’ emëri i atij nga Israili. 7 Po ndë mos i pëlqeftë njeriut të marrë gruan’ e të vëllait, atëherë gruaja e të vëllait le të vejë ndë derë te pleqtë, e le të thotë: I vëllai burrit t’im s’do të ngrerë emërin’ e të vëllait ndë Israil, s’do të më lanjë detyrën’ e kunatit. 8 Atëherë pleqt’ e qytetit atij, të thërrasën’ atë, e t’i flasënë; edhe ay ndë qëndroftë, e të thotë: S’ më pëlqen ta marr, 9 atëherë gruaja e të vëllait të vinjë te ay përpara pleqet, edhe të sgjithnjë shollëzën’ e atij prej këmbës’ atij, edhe ta mpshtynjë ndër sy, edhe të përgjegjet’ e t’i thotë: Kështu do t’i bënet’ atij njeriu, që s’do të ndërtonjë shtëpin’ e të vëllat. 10 Edhe emëri i atij do të kluhetë ndë Israil: Shtëpia e atij që ka sgjidhurë shollëzënë.
11 Ndë qoftë se zihenë njerës shoq me shoq, edhe gruaja e njërit afronetë për të shpëtuarë burrin’ e saj nga dora e atij që e rreh, edhe të ndenjë dorën’ e saj, e ta zërë nga mboletë, 12 atëherë t’i preç dorën’ asaj, mos të kursenetë syri.
13 Të mos kesh ndë thest tënt ç’do duar zigjesh, të math e të vogëlë. 14 Të mos kesh ndë shtëpit tënde ç’do duar masash, të madhe e të vogëlë. 15 Të kesh ziq të vërtetë e të dërejtë, që të shumohenë dit’ e tua mb’ atë dhe që t’ ep Zoti Perëndia yt. 16 Sepse gjith’ ata që bënjënë këto, gjith’ ata që bënjënë pa udhë, janë të ndyrë te Zoti Perëndia yt.
17 Kujtohu se ç’të bëri Amaliku mb’ udhë, si dualltë nga Egjyftëria: 18 me ç’mëndyrë të dolli kundrë mb’ udhë, edhe të preu njerëzit’ e prapsëm, gjith’ ata të pafuqishëmitë që ishinë prapa teje, kur ishje lodhur’ e këputurë, edhe s’pat frikë Perëndinë. 19 Përandaj Zoti Perëndia yt si të dha të prëjturë nga të gjith’ arëmiqt’ e tu rreth e rrotullë, nd’ atë dhe që t’ ep Zoti Perëndia yt për trashëgim që ta trashëgonjç, atëherë të shuajsh emërin’ e Amalikut përposhtë qiellit: të mos harrojsh.
1 «Kur të keni ndonjë mosmarrëveshje, dilni para gjykatësve, që të gjykoheni. Ata do t'i japin të drejtë të pafajshmit e do të dënojnë fajtorin. 2 Nëse fajtori meriton të fshikullohet, gjykatësi të urdhërojë ta shtrijnë përtokë e ta rrahin para tij. Numri i fshikullimave të përkojë me masën e fajit, 3 por të mos jetë më shumë se dyzet. Mos e fshikullo më shumë se dyzet herë, që të mos e turpërosh vëllanë tënd.
4 Mos ia lidh gojën kaut që shin.
Ligji i martesës
5 Nëse vëllezërit banojnë bashkë e njëri prej tyre vdes pa lënë djalë, e shoqja të mos martohet me një të huaj jashtë familjes. Me të le të flejë kunati e ta marrë për grua, që të përmbushë detyrimin e kunatit. 6 Djali i parë që do t'i lindë do të mbajë gjallë emrin e vëllait të vdekur, që të mos shuhet emri i tij në Izraeli. 7 Nëse vëllai nuk ka dëshirë të martohet me kunatën, atëherë ajo të shkojë te pleqtë, te portat e qytetit e të thotë: “Kunati nuk dëshiron ta mbajë gjallë emrin e të vëllait në Izrael. Ai nuk dëshiron të përmbushë detyrimin e kunatit”. 8 Pleqtë do ta thërrasin e do të flasin me të, por nëse ai këmbëngul e thotë: “Nuk dua ta marr për grua”, 9 ajo t'i afrohet kunatit e, në sy të pleqve, t'ia heqë sandalet, ta pështyjë në fytyrë e t'i thotë: “Kështu e do ai që nuk e mbështet shtëpinë e vëllait të vet”. 10 Në Izrael, familja e tij do të quhet “shtëpia këmbëzbathur”.
Ligje të ndryshme
11 Nëse dy burra grinden dhe gruaja e njërit vjen dhe, për ta shpëtuar të shoqin, e kap tjetrin prej gjymtyrës mashkullore, 12 pritja dorën e mos të të vijë keq për të.
13 Mos mbaj në trastë gurë të ndryshëm peshe, një më të rëndë e një më të lehtë. 14 Mos mbaj në shtëpi masa të ndryshme peshe, një më të madhe e një më të vogël. 15 Masën e gurin e peshës mbaje të saktë e të përpiktë, që të rrosh gjatë në tokën që po të jep Zoti, Perëndia yt. 16 Të gjithë ata, që bëjnë këto padrejtësi, i neveriten Zotit, Perëndisë tënd.
17 Mos harro çfarë të bëri Amaleku rrugës, kur dole nga Egjipti, 18 si të sulmoi e si u ra atyre që mbetën mbrapa, kur ishe i lodhur e i drobitur. Ai nuk e pati frikë Perëndinë. 19 Prandaj, kur Zoti, Perëndia yt, të të japë prehje nga armiqtë përreth, në tokën që Zoti, Perëndia yt, po të jep për ta zotëruar si trashëgimi, mos harro ta shuash emrin e Amalekut nën qiell».