1 Kështu pra, bëhuni shkërbim i Perëndisë, se jeni bijtë e tij të dashur. 2 Jetoni me dashuri, sikurse edhe Krishti na deshi dhe e dha veten për ne, si kushtim e fli erëkëndshme për Perëndinë.
3 Por kurvëria e çdo ndyrësi a lakmi as të mos përmenden ndër ju, se kështu u ka hije të shenjtëve. 4 As nuk duhet të thoni fjalë të ndyta, të marra e të pështira, që nuk ju kanë hije, por, përkundrazi, thoni fjalë që falënderojnë Perëndinë. 5 Ta dini mirë: asnjë kurvar, asnjë i fëlligësht e asnjë lakmitar, gjëra të cilat janë idhujtari, nuk do të kenë trashëgim në mbretërinë e Krishtit e të Perëndisë.
Jetoni si bij të dritës
6 Askush të mos ju mashtrojë me fjalë të zbrazëta, sepse për shkak të këtyre gjërave vjen zemërimi i Perëndisë mbi bijtë e mosbindjes. 7 Prandaj mos kini asgjë të përbashkët me ta.
8 Dikur ishit në errësirë, ndërsa tani që besoni në Zotin jeni në dritë. Jetoni, pra, si bij të dritës, 9 sepse fryti i dritës është mirësia, drejtësia dhe e vërteta. 10 Përpiquni të kuptoni se çfarë është e pëlqyeshme për Zotin. 11 Mos merrni pjesë në veprat e pafrytshme të errësirës, por, përkundrazi, paditini. 12 Gjërat që ata bëjnë në fshehtësi është turp edhe të zihen në gojë, 13 por kur dalin në dritë, bëhen të dukshme. 14 Çdo gjë që bëhet e dukshme, bëhet dritë. Prandaj thuhet:
Zgjohu, o ti që fle!
Ngrihu prej të vdekurve
e Krishti do të shndritë mbi ty.
15 Prandaj kini kujdes si jetoni. Mos jetoni si të marrë, por jetoni si të mençur. 16 Përdoreni mirë kohën, se po jetojmë ditë të këqija. 17 Mos u bëni të marrë, por kuptoni se cili është vullneti i Zotit. 18 Mos u dehni me verë, në të cilën gjendet shthurja, por mbushuni me Shpirtin, 19 duke kënduar mes jush psalme, himne e këngë shpirtërore, duke kënduar e duke lavdëruar Zotin me zemrën tuaj, 20 duke e falënderuar Perëndinë Atë gjithmonë e për gjithçka, në emër të Zotit tonë Jezu Krisht.
Bashkëshortët
21 Nënshtrojuni njëri-tjetrit, për shkak të druajtjes që keni ndaj Krishtit. 22 Gratë t'u nënshtrohen burrave të tyre sikurse Zotit, 23 sepse burri është kreu i gruas, sikurse edhe Krishti është kreu i kishës dhe është shpëtimtar i trupit, domethënë i kishës. 24 Por, sikurse kisha i nënshtrohet Krishtit, po ashtu edhe gratë t'u nënshtrohen burrave të tyre në gjithçka.
25 Burrat t'i duan gratë, sikurse edhe Krishti e deshi kishën dhe e dha veten për të, 26 me qëllim që ta shenjtërojë duke e pastruar me larjen e ujit dhe me anë të fjalës, 27 që ta paraqesë kishën të lavdishme para vetes, pa njolla a rrudha a ndonjë gjë të tillë, por të shenjtë e të patëmetë.
28 Kështu edhe burrat duhet t'i duan gratë e veta, ashtu siç duan trupat e tyre. Kush e do gruan e vet, do veten. 29 Askush nuk e ka urryer ndonjëherë trupin e vet, por e ushqen dhe kujdeset për të, ashtu siç kujdeset edhe Krishti për kishën, 30 sepse ne jemi gjymtyrë të trupit të tij . 31 Për këtë arsye njeriu do ta lërë të atin e të ëmën e do të bashkohet me gruan e tij dhe të dy do të jenë një trup i vetëm. 32 Kjo e fshehtë është e madhe. Por këtë po e them në lidhje me Krishtin dhe kishën. 33 Megjithatë edhe secili prej jush ta dojë gruan e vet siç do veten. Po ashtu edhe gruaja ta nderojë burrin e saj.
Kapitulli V
1 Ini ndijekësitë e Tinëzot, porsi bij të dashunë, 2 e eccëni me të dashunë, porsi edhe Krishti desh neve, e dha vetëvetëhenë për nee offertë e ostie Tinëzot ndë erë të bukurë. 3 E katnë e paaglanë e gjithë kafshë të pëgana, o avaricienë, këto mos u gjetshinë ndër juu, si glet shejntet, 4 o të folë të këmbyem, o të bartunë n’fjalësh qi nukë glitenë kujnajtë, por maa fort ndë vepëra tue dhanë hiir. 5 Përse ju të dini këta, se gjithë kush ban të paaglanënë e kafshë të dhunuome o avaricienë, o ai qi të shërben idolavet, ai s’kaa pjessë ndë regjëniit të Krishtit e të Tinëzot. 6 E ruhii mos u ngënjenjë kush me fjalë të shprazëta; përse për këto kafshë vjen mënia e Tinëzot mbë bijt të paabessë. 7 E prashtu mos bani t’ini pjesëtarë n’sish; 8 përse mpari ishnjitë t’errëtë, e tash ini të driçim m’Tenëzonë. E eccëni porsi bijtë e dritëssë. - 9 Përse frujti i shpirtit anshtë ndë e gjithë mirat e të dërejta e vërteta.
15 Shihni si ju me urtë t’eccëni; jo porsi të paaditunë, ma porsi të ditunë, 16 ju tue bleem motnë, përse janë dittë e këqia. 17 E prashtu bani të mos ini të paandigluom, por të ndigluom, ju me ditunë e sija anshtë vollundedja e Tinëzot. 18 E mos dehii ndë venë, qi n’soje del gjithë të keqtë , por mbushii n’Shpirti Shenjt , 19 ju tue u gëzuom ndë vetëhenë, tue thanë psalma e himna e kankë të shpirtit, tue kënduom e tue gëzuom ndë zemërat tuoj Tinëzot; 20 tue i dhanë përherë hiir n’gjithë kafshëshit, pr’emënë të tinë Zot Jezu Krishtit, Tinëzot Atit , 21 e itëni ndë e përvutë njani tjetërit ndë nmnert të Krishtit.