Shërbesa për kombet
1 Për këtë arsye unë, Pali, i burgosuri i Krishtit Jezu për ju kombet, i lutem Perëndisë. 2 Me siguri ju keni dëgjuar për hirin që më ka dhënë Perëndia për t'ju shërbyer juve 3 dhe për shestimin e tij të fshehtë që ma ka bërë të njohur me anë të një zbulese. Për këtë ju kam shkruar shkurtimisht edhe më parë. 4 Kur t'i lexoni ato që ju shkrova do të mund të kuptoni sesa thellë e njoh të fshehtën për Krishtin 5 që nuk iu bë e njohur njerëzve të breznive të shkuara. Por tani Perëndia përmes Shpirtit, ia zbuloi këtë apostujve e profetëve të tij të shenjtë: 6 përmes ungjillit kombet do të bëhen bashkëtrashëgimtarë me judenjtë, gjymtyrë të një trupi dhe bashkëpjesëtarë të premtimit të Perëndisë përmes Krishtit Jezu.
7 Unë u bëra shërbëtor i këtij ungjilli falë hirit që m'u dhurua nga Perëndia e që m'u dha falë veprimit të fuqisë së tij. 8 Mua, më të voglit nga të gjithë të shenjtët, m'u dha ky hir për t'u predikuar kombeve pasuritë e pahulumtueshme të Krishtit 9 dhe për të nxjerrë në dritë sesi Perëndia që krijoi gjithçka do të vinte në jetë shestimin e tij që e kishte mbajtur të fshehur prej shekujsh. 10 Kështu tani, nëpërmjet kishës, sundimtarëve e pushteteve në vendet qiellore u bëhet e njohur urtia e shumëfishtë e Perëndisë.
11 Këtë Perëndia e bëri sipas qëllimit të tij të amshuar që ai e përmbushi përmes Krishtit Jezu, Zotit tonë. 12 Të bashkuar me Krishtin dhe përmes besimit në të, mund t'i afrohemi Perëndisë me liri e siguri të plotë. 13 Prandaj ju lutem të mos dëshpëroheni prej vuajtjeve që po kaloj për ju, përkundrazi ta keni për nder.
Njohja e dashurisë së Krishtit
14 Prandaj unë bie në gjunjë para Atit , 15 prej të cilit merr jetë çdo krijesë në qiej e në tokë. 16 Perëndia ju dhëntë, sipas pasurive të lavdisë së tij e përmes Shpirtit të tij, ju bëftë më të fortë shpirtërisht . 17 Krishti banoftë në zemrat tuaja përmes besimit, në mënyrë që të rrënjosur e të themeluar në dashuri, 18 të mund të kuptoni bashkë me të gjithë të shenjtët se cila është gjerësia, gjatësia, lartësia e thellësia 19 e dashurisë së Krishtit. Lutem që të njihni dashurinë e Krishtit, e cila tejkalon çdo dije, që të mbusheni me gjithë plotësinë e Perëndisë.
20 Perëndisë, që mund të bëjë shumë më tepër sesa gjithçka që i kërkojmë ose mendojmë, falë fuqisë që vepron në ne, 21 atij i qoftë lavdia përmes kishës e përmes Krishtit Jezu për të gjitha breznitë, në shekuj të shekujve! Amen!
Kapitulli III
13 U lus ju të mos mëngoni për mundimet të mij, qi u për juu pësova, përse lavdi anshtë uiji.
14 E për këta u prunjinj glunjëtë e mij m’Atët të Jezu Krishtit Zotit tinë, 15 qi vjen grishunë përindi i qiellet e i dheut, 16 përse ai t’u ep porsi anshtë begatija e tij n’gloriet së tij, ai me u forcuom me të mujtunë n’Shpirtit së vet ndë përbrendësa n’nierii , 17 përse Krishti të bunjë për feet ndë zemërat tuoj, të fabrikuom me fondament n’karitati, 18 përse ju të mundë mbërrini me gjithë shenjtitë e me paam të sijëtë anshtë të gjanëtë e të glatëtë, e të nthellëtë e të naltëtë, 19 ju me njohunë karitatnë e Krishtit, të madhtë maasse mundë kujtonemi, përse ju t’ini plot n’gjithë së plotashit së Tinëzot. 20 E atij qi anshtë i mujtunë ndë gjithë kafshët me baam maase na nukë kujtojmë na me lypunë, porsi n’virtutjet qi ndë nee vepëron , 21 e atij kloftë lavdi ndë klishët, për Krishtnë Jezu, ndë gjithë farë të shekujet. Amen.