Fondacioni Shoqëria Biblike Ndërkonfensionale e Shqipërisë ushtron veprimtarinë e vet në Shqipëri që nga viti 1996 për përkthimin, botimin dhe përhapjen e Shkrimit të shenjtë, Biblës, kudo dhe për kë do në Shqipëri.
Misioni
Shoqëria Biblike i shërben Zotit Jezu Krisht dhe Kishës së tij në Shqipëri përmes përkthimit, botimit, përhapjes së Shkrimit të shenjtë në dobi të të gjitha kishave dhe të gjithë shqiptarëve.
Strategjia
Shoqëria Biblike është e përkushtuar në:
- përkthimin e Shkrimit të shenjtë nga gjuhët origjinale, hebraisht dhe greqisht
- përhapjen e tekstit biblik kudo dhe për këdo në Shqipëri
- bashkëpunimin me të gjitha kishat
Veprimtaria
- Marrëdhëniet me Kishat
- Përkthimi
- Botimet
- Fëmijët dhe të rinjtë
- Angazhimi me Biblën
- Qendra Sportive
Programi jonë & aktivitetet
Friends for Life – Sport Centre
“Friends For Life Sport Centre” është një mision dhe projekt investimi që ofron mundësinë për fëmijët që vijnë nga familje në nevojë, adoleshentët dhe të rinjtë të përfitojnë nga trajnimet dhe aktivitetet e vazhdueshme sportive, duke i ndihmuar ata gjithashtu të përballen me mesazhin e Biblës për here të pare dhe për t’u angazhuar më shumë me Shkrimet gjatë gjithë vitit.
Bible Engagement & Biblical Learning Center
Nëpërmjet këtij projekti ne duam të krijojmë një qendër për mësimin biblik që do të ndikonte më së shumti tek të rinjtë. Të udhëhequr nga një ekip mësuesish ndërkonfesionale që kanë qenë pjesë integrale e stafit të BS gjatë viteve, ne duam të vazhdojmë t’u ofrojmë tre traditave kryesore të Kishës në vend një platformë ku të krishterët mund të ulen së bashku dhe të thellojnë njohuritë dhe angazhimin e tyre mbi Shkrimi e Shenjt.
Albanian Gheg New Testament translation
Gegërishtja është një gjuhë e folur nga një popullsi prej 2.3 milionë banorësh në Shqipëri dhe në vende si Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, me një popullsi të konsiderueshme shqiptarësh. Geg është një nga dy varietetet kryesore të shqipes. Tjetra është toskërishtja mbi të cilën bazohet më së shumti shqipja standarde. Nëpërmjet këtij projekti Shoqëria Biblike e Shqipërisë dëshiron të përkthejë Dhiatën e Re të plotë nga gjuha origjinale në gegërisht.
Open the Book Albania
Çdo dy vjet Shoqëria Biblike e Shqipërisë është përpjekur të sigurojë një botim të ri kushtuar fëmijëve. Duke përdorur programin e Open the Book të krijuar nga Shoqëria Biblike angleze, kemi vlerësuar dhe përkthyer materialin në gjuhën shqipe duke e vënë në dispozicion të programeve të ndryshme informuese për fëmijët si: kampet verore dhe trajnimet sportive për fëmijët që kanë shumë pak informacion rreth Biblës.
Bible Match
“The Bible Match” është një projekt me një qasje holistike ndaj fëmijëve dhe të rinjve. Është një udhëtim gjatë gjithë vitit për t’i ndihmuar ata të zbulojnë Tregimet Biblike përmes një programi trajnimi sportiv që i ndihmon ata të rriten më të shëndetshëm nga ana trupore dhe shpirtërore.