
Pesë librat nga Dhiata e Vjetër janë përkthyer nga Kostandin Kristoforidhi në versionin toskërisht. Përkthimi është realizuar ndërmjet viteve 1882-1884.
Sipas shënimeve të vetë autorit, librat e Dhiatës së Vjetër janë përkthyer nga hebraishtja “Këthyerë pas Evraishtesë Vietërë Shqip ndë gluhë Toskërishte prej KONSTANTINIT KRISTOFORIDHIT, ELBASANASIT”.
Librat janë shtypur në: Konstantinopolë ndë shtypashkronjë të A. H. Bojaxhianit, 1884.