1 psalmus David
Dominus reget me et nihil mihi deerit
2 in loco pascuae ÷ibi: me conlocavit
super aquam refectionis educavit me
3 animam meam convertit
deduxit me super semitas iustitiae propter nomen suum
4 nam et si ambulavero in medio umbrae mortis
non timebo mala quoniam tu mecum es
virga tua et baculus tuus ipsa me consolata sunt
5 parasti in conspectu meo mensam adversus eos qui tribulant me
inpinguasti in oleo caput meum
et calix meus inebrians quam praeclarus est
6 et misericordia tua subsequitur me
omnibus diebus vitae meae
et ut inhabitem in domo Domini in longitudinem dierum
Mbë të parinë kankatuer, mbi Aieleth-Shahar. Psallm’ e Davidit.
1 Perëndia em, Perëndia em, përse hoqe dorë prei meje? Përse rri lark prei shpëtimit t’em, edhe prei fjalëvet shamtimavet mia?
2 Perëndia em, thërres ditën’, e nukë ndëgjon, edhe natën’ e s’kam pushim.
3 Por ti je Shenjti, i cilli rri ndërmiet lavdimevet Israelit.
4 Atënitë tanë shpëryenë mbë tyi, shpëryemë, edhe i rueite.
5 Klithnë mbë tyi, edhe shpëtuenë; shpëryenë mbë tyi, edhe s’u turpënuenë.
6 Por unë jam krymp, e jo njeri, shpërderim njerëzish, edhe të përqeshunë populli.
7 Gjithë sa më shofinë, më përdredhinë buzëtë, flasinë me buzë, tundinë kryetë,
8 tue thanë: Shpëreu mbë Zotinë, le ta lirojë, le ta shpëtojë, sepse e do.
9 Por ti je ai qi më shkite prei barkut, shpëresa eme çë prei sisavet amësë s’eme.
10 Mbë tyi u hodha prei shtratit barkut : ti je Perëndia em çë prei barkut amësë s’eme.
11 Mos u largo prei meje, sepse shtrëngimi ashtë ngjat, se s’ka kush me më ndimuem.
12 Shumë dema më qarkuenë, mëzetën të fortë prei Bashanit më rrethuenë.
13 Hapnë gojën’ e vet mbë mue, porsi leoni kur rrëmben e nguron.
14 U derdha porsi ujë, edhe gjith’ eshtënat’ e mia u sbërthyenë, zemëra eme u ba porsi qiri, tretunë ndë miedis të zorrëvet mia.
15 Fuqia eme u tha porsi guacë, edhe gjuha eme u ngjit ndë gurrmast t’em, edhe ti më sdrype ndë baltë të vdekësë.
16 Sepse më qarkuenë qen, përmbëledhëje të këqijsh më rrethuenë, shpuenë duert’ e mia edhe kambët’ e mia.
17 Mundem me ngjefunë gjith’ eshtënat’ e mia, këta më shtinë syt’ e më shikojënë.
18 Danë petëkat’ e mia për vetëvetëhet, edhe shtinë shortë mbë petkunë t’em.
19 Por ti, o Zot, mos u largo prei meje, ti , o fuqia eme, nxito me më ndimuem.
20 Shpëto shpirtinë t’em prei shpate, të vetëminë t’em prei shputësë qenit.
21 Shpëto-më prei gojësë leonit, edhe ndëgjomë me më shpëtuem prei brish bri-vetëmish.
22 Kam me diftuem emëninë tand vëllazënavet mi, kam me të lavduem ndë miedis të përmbëledhëjesë.
23 Ju qi kini frikë Zotinë, lavduroni atë, gjithë fara e Iakobit, lavdoni atë, edhe kini frikë atë, gjithë fara e Israelit.
24 Se nukë hodhi poshtë, edhe nuk’ i u randue shtrëngimi i të shtrëngutit, edhe nukë mpëshefi faqen’ e vet prei ati, por kur thërriti mb’atë, e ndëgjoi.
25 Lavdimi em ka me u rrëfyem prei teje ndë përmbëledhëje të madhe, kam me dhanë uratat’ e mia përpara atyneve qi kanë frikë atë.
26 Të vobegëtë kanë me ngranë, edhe kanë me u ngimë; ata qi kërkojën’ atë, kanë me lavduruem Zotinë, zemëra juei ka me rruem për gjithë jetënë.
27 Gjithë kantet’ e dheut kanë me u kuituem, edhe kanë me u këthyem te Zoti, edhe gjithë farat’ e kombevet kanë me lutunë përpara teje.
28 Se mbretënia asht’ e Zotit, edhe ai zotënon mbi kombet.
29 Gjithë të maimit’ e dheut kanë me ngranë, edhe kanë me lutunë, gjith’ ata qi sdrypinë ndë baltë, kanë me ranë mbë gjunjë përpara ati, edhe askush nukë mundetë me rueitunë jetën’ e vet.
30 Farat’ e atyneve kanë me i shërbyem, kanë me u ngjefunë te Zoti për bres.
31 Kanë me ardhun’ e kanë me diftuem dreitënin’ e ati te nji popull qi ka me lemë, se Ai bani këte .