1 his itaque transactis
factus est sermo Domini ad Abram per visionem dicens
noli timere Abram
ego protector tuus sum et merces tua magna nimis
2 dixitque Abram Domine Deus quid dabis mihi
ego vadam absque liberis
et filius procuratoris domus meae iste Damascus Eliezer
3 addiditque Abram mihi autem non dedisti semen
et ecce vernaculus meus heres meus erit
4 statimque sermo Domini factus est ad eum dicens
non erit hic heres tuus
sed qui egredietur de utero tuo ipsum habebis heredem
5 eduxitque eum foras et ait illi
suspice caelum et numera stellas si potes
et dixit ei sic erit semen tuum
6 credidit Domino
et reputatum est ei ad iustitiam
7 dixitque ad eum ego Dominus qui eduxi te de Ur Chaldeorum
ut darem tibi terram istam et possideres eam
8 at ille ait Domine Deus
unde scire possum quod possessurus sim eam
9 respondens Dominus
sume inquit mihi vaccam triennem
et capram trimam et arietem annorum trium
turturem quoque et columbam
10 qui tollens universa haec divisit per medium
et utrasque partes contra se altrinsecus posuit
aves autem non divisit
11 descenderuntque volucres super cadavera et abigebat eas Abram
12 cumque sol occumberet sopor inruit super Abram
et horror magnus et tenebrosus invasit eum
13 dictumque est ad eum
scito praenoscens quod peregrinum futurum sit semen tuum in terra non
sua
et subicient eos servituti et adfligent quadringentis annis
14 verumtamen gentem cui servituri sunt ego iudicabo
et post haec egredientur cum magna substantia
15 tu autem ibis ad patres tuos in pace sepultus in senectute bona
16 generatione autem quarta revertentur huc
necdum enim conpletae sunt iniquitates Amorreorum usque ad praesens
tempus
17 cum ergo occubuisset sol facta est caligo tenebrosa
et apparuit clibanus fumans
et lampas ignis transiens inter divisiones illas
18 in die illo pepigit Dominus cum Abram foedus dicens
semini tuo dabo terram hanc
a fluvio Aegypti usque ad fluvium magnum flumen Eufraten
19 Cineos et Cenezeos et Cedmoneos
20 et Hettheos et Ferezeos Rafaim quoque
21 et Amorreos et Chananeos et Gergeseos et Iebuseos
1 Pas këtyre punëve, erdhi fiala e Zotit te Avrami ndë të faniturë, e i tha: Mos u frikëso, Avram, unë (jam) mburonjësi yt, paga jote (do të jetë) fort e madhe.
2 Edhe Avrami tha: O Zot Perëndi, ç’do të më apç, kur unë po shkonj pa dialë, edhe trashëgimtari i shtëpisë s’eme (është) ky Eliezeri nga Dhamaska? 3 Prapë Avrami tha: Na tek nukë më dhe farë, edhe na tek do të më trashëgonjë (shërbëtori) i lindurë ndë shtëpi time. 4 Edhe na fjala e Zotit (tek erdhi) te ay, e i tha: Nukë do të të trashëgonjë ky, po ay që do të dalë nga zorrët’ e tua, ay do të të trashëgonjë. 5 Edhe e pruri atë jashtë, e i tha: Tashi vështro lart ndë qiell, edhe numëro yjetë, ndë munç t’i numëronjç ata; edhe i tha ati: Kështu do të jetë fara jote. 6 Edhe ay i besoi Zotit, edhe iu njoh ati për dreitëri.
7 Edhe i tha ati: Unë (jam) Zoti që të nxora nga Ura e Halldhevet, që të ap ty këtë dhe për trashëgim. 8 Edhe ay tha: O Zot Perëndi, nga do ta njoh se kam për të trashëguar atë? 9 Edhe (ay) i tha ati: Merrmë një mështierrë tre vieç, edhe një dhi tre vieç, edhe një dash tre vieç, edhe një turtull, edhe një pëllump. 10 Edhe ay mori për atë të gjitha këto, edhe i çau ato ndë mest, edhe vuri gjithë-se-cilënë copë kundruell shoqesë saj, po zoqtë nuk’ i çau. 11 Edhe sbritnë shpest’ e egrë mbi kurmat, edhe Avrami i dëboi ato.
12 Edhe mbë të perënduarët të diellit, Avrami ra mbë një gjum të rëndë, edhe na një frikë fort e errëtë tek ra mbi atë. 13 Edhe (Zoti) i tha Avramit: Ta diç me të vërtetë se fara jote do të rrijë ndë dhe të huajë që nuk’ ësht’ i tyre, edhe do t’i bënjënë shërbëtorë ata, edhe do t’i shtrëngonjën’ ata, katrë qint viet, 14 po unë do të gjukonj atë komp që do të bënenë shërbëtorë tek ay, pastaj do të dalënë me gjë të madhe, 15 po ti do të shkonjç te atëritë tu me paqtim, do të këllitesh ndë varr me pleqëri të mirë, 16 edhe mbë të katrëtinë bres do të kthenenë këtu, sepse edhe nuk’ është mbushurë panomia e Amorrevet.
17 Edhe kur perëndoi dielli, e u err fort, na një kuminë tek po nxirte tym, edhe një llambadhe ziarri, e cila depërtoi ndërmest atyre copavet që ishinë çarë dyshë.
18 Atë ditë Zoti bëri dhiatë me Avramnë, tuke thënë: Këtë dhe ja kam dhënë farësë sate, që nga lumi i Egjyptërisë, gjer ndë lum të math, ndë lum’ të Efratit,
19 Kenetët’ e Kenezetët’, e Kedhmonetëtë, e Hettetët’, e Ferezetët’, e Rafaimëtë,
20 e Amorrejt’, e Hanaanitët, e Gjergjesejt’, e Jevusejtë.