1 ama itaque Dominum Deum tuum
et observa praecepta eius et caerimonias
iudicia atque mandata omni tempore
2 cognoscite hodie quae ignorant filii vestri
qui non viderunt disciplinam Domini Dei vestri
magnalia eius et robustam manum extentumque brachium
3 signa et opera quae fecit in medio Aegypti
Pharaoni regi et universae terrae eius
4 omnique exercitui Aegyptiorum et equis ac curribus
quomodo operuerint eos aquae Rubri maris
cum vos persequerentur
et deleverit eos Dominus usque in praesentem diem
5 vobisque quae fecerit in solitudine
donec veniretis ad hunc locum
6 et Dathan atque Abiram filiis Heliab qui fuit filius Ruben
quos aperto ore suo terra absorbuit
cum domibus et tabernaculis et universa substantia eorum quam habebant
in medio Israhelis
7 oculi vestri viderunt omnia opera Domini magna quae fecit
8 ut custodiatis universa mandata illius
quae ego hodie praecipio vobis
et possitis introire et possidere terram ad quam ingredimini
9 multoque in ea vivatis tempore
quam sub iuramento pollicitus est Dominus patribus vestris et semini
eorum
lacte et melle manantem
10 terra enim ad quam ingredieris possidendam
non est sicut terra Aegypti de qua existi
ubi iacto semine in hortorum morem aquae ducuntur inriguae
11 sed montuosa est et campestris de caelo expectans pluvias
12 quam Dominus Deus tuus semper invisit
et oculi illius in ea sunt a principio anni usque ad finem eius
13 si ergo oboedieritis mandatis meis
quae hodie praecipio vobis
ut diligatis Dominum Deum vestrum et serviatis ei
in toto corde vestro et in tota anima vestra
14 dabo pluviam terrae vestrae temporivam et serotinam
ut colligatis frumentum et vinum et oleum
15 faenum ex agris ad pascenda iumenta
et ut ipsi comedatis ac saturemini
16 cavete ne forte decipiatur cor vestrum et recedatis a Domino
serviatisque diis alienis et adoretis eos
17 iratusque Dominus claudat caelum
et pluviae non descendant nec terra det germen suum
pereatisque velociter de terra optima quam Dominus daturus est vobis
18 ponite haec verba mea in cordibus et in animis vestris
et suspendite ea pro signo in manibus
et inter vestros oculos conlocate
19 docete filios vestros ut illa meditentur
quando sederis in domo tua et ambulaveris in via
et accubueris atque surrexeris
20 scribes ea super postes et ianuas domus tuae
21 ut multiplicentur dies tui et filiorum tuorum
in terra quam iuravit Dominus patribus tuis ut daret eis
quamdiu caelum inminet terrae
22 si enim custodieritis mandata quae ego praecipio vobis et feceritis ea
ut diligatis Dominum Deum vestrum
et ambuletis in omnibus viis eius adherentes ei
23 disperdet Dominus omnes gentes istas ante faciem vestram
et possidebitis eas quae maiores et fortiores vobis sunt
24 omnis locus quem calcaverit pes vester vester erit
a deserto et Libano a flumine magno Eufraten
usque ad mare occidentale erunt termini vestri
25 nullus stabit contra vos
terrorem vestrum et formidinem dabit Dominus Deus vester
super omnem terram quam calcaturi estis
sicut locutus est vobis
26 en propono in conspectu vestro hodie
benedictionem et maledictionem
27 benedictionem si oboedieritis mandatis Domini Dei vestri
quae ego praecipio vobis
28 maledictionem si non audieritis mandata Domini
Dei vestri
sed recesseritis de via quam ego nunc ostendo vobis
et ambulaveritis post deos alienos quos ignoratis
29 cum introduxerit te Dominus Deus tuus
in terram ad quam pergis habitandam
pones benedictionem super montem Garizim
maledictionem super montem Hebal
30 qui sunt trans Iordanem post viam quae vergit ad solis occubitum
in terra Chananei qui habitat in campestribus
contra Galgalam quae est iuxta vallem tendentem et intrantem procul
31 vos enim transibitis Iordanem
ut possideatis terram quam Dominus Deus vester daturus est vobis
et habeatis ac possideatis illam
32 videte ergo ut impleatis caerimonias atque iudicia
quae ego hodie ponam in conspectu vestro
1 Duaj pra Zonë Perëndinë tënt, edhe ruaj të ruajturat’ e atij, e urdhërimet’ e atij, e gjyqet’ e atij, e porosit’ e atij, gjithë dit.
2 Edhe dineni sot, sepse jo djemtë tuaj, (që nukë njohnë, e nukë panë mundimin’ e Zotit Perëndisë tuaj, madhërit’ e atij, dorën’ e atij të fortënë, edhe krahun’ e atij të ndejturinë,
3 edhe shenjet’ e atij, e punët e atij, sa bëri ndë mest të Egjyftërisë, mbi Faraonë mbëretin’ e Egjyftërisë, edhe mbi gjithë dhen’ e atij,
4 edhe sa i bëri ushtëris’ Egjyftëret, kuajvet atyre, e qerrevet atyre, me ç’mëndyrë bëri ujërat’ e Detit Kuq të mbytin’ ata, kur u ndiqinë juve prapa, edhe Zoti i shoi ata gjer mbë këtë ditë,
5 edhe ç’ u bëri juve ndë shkretëtirët, gjersa të vinitë ndë këtë vënt,
6 edhe ç’i bëri Dathanit e Abiramit të bijet Eliabit të birit Reubenit, qysh hapi dheu golën’ e tij, e përpiu ata, edhe fëmilët’ e atyre, e tendat’ e atyre, e gjithë pasëjen’ e atyre, ndë mest të gjith’ Israilit); 7 po sytë tuaj panë gjithë punët’ e Zotit të mëdhatë, sa bëri.
8 Përandaj të ruani gjithë porositë që po të urdhëronj unë sot, që të forcohi, e të hyni, e të trashëgoni dhenë që po vijni për të trashëguar’ atë; 9 edhe të bëhi ditë-gjatë mb’ atë dhe që u përbetua Zoti atëret tuaj t’ua apë atyre edhe farës’ atyre, dhe që rrieth klumësht e mjaltë.
10 Sepse ay dheu, që hyn nd’ atë për të trashëguar’ atë, nuk’ është posi dheu i Egjyftërisë që dualltë nga ay, që mbillnje farënë tënde, edhe e ujitnje me këmbënë tënde, posi kopësht lakrash, 11 po ay dheu që shkoni nd’ atë për të trashëguar’ atë, (është) dhé malesh e fushash që pi ujë nga shiu i qiellit, 12 edhe që e shikon Zoti kurdo: syt’ e Zotit Perëndisë tënt janë mbi atë, që ndë kryet të vitit e gjer ndë funt të vitit.
13 Edhe ndë dëgjofshi me kujdes porosit’ e mia që po u u urdhëronj unë juve sot, të doni Zotinë Perëndinë tuaj, edhe të lutni atë me gjithë zëmërënë tuaj, e me gjithë shpirtinë tuaj; 14 atëherë do t’i lëshonj shinë dheut tuaj ndë kohët t’ atij, të lashtinë edhe të voninë, që të mbëlethsh grurëtë t’at, e verënë tënde, e valtë t’at; 15 edhe do t’i ap bar fushavet tua për bagëtit e tua, që të hash e të nginjesh.
16 Kini kujdes vetëhesë suaj, mos gënjehetë zëmëra juaj, e dilni jasht’ udhësë, lutni perëndira të tierë, e u fali atyre, 17 e dhizetë zemërimi i Zotit kundrë jush, e mbyll qiellinë të mos bierë shi, edhe dheu të mos bënjë pemët’ e tij, edhe shuhi sa-kaqë-herash nga dheu i mirë që u ep juve Zoti.
18 Të vini pra këto fialët’ e mia ndë zëmërët tuaj, e ndë shpirt tuaj, edhe t’i lithni ato me shenjë mbi dorët tuaj, edhe të jenë posi përpara ballit ndë mest të syvet tuaj, 19 edhe t’ua mësoni djemvet tuaj, tuke folurë për ato, kur të rrish ndë shtëpit tënde, e kur t’ecënjç mb’ udhë, e kur të biesh të flesh, e kur të sgjonesh; 20 edhe t’i shkruajsh ato mbi shtyllat të shtëpisë s’ate, edhe mbi dyerët të tua, 21 që të shumonenë dit tuaja, edhe dit e djemvet tuaj mb’ atë dhe që u u përbetua Zoti atëret tuaj t’ua apë, posi dit’ e qiellit mbi dhet.
22 Sepse ndë ruajçi me kujdes gjithë këto porosi që po u u urdhëronj unë juve, për të bër’ ato, të doni Zonë Perëndinë tuaj, të ecni ndër gjith’ udhët e atij, edhe të ngjiti pas atij, 23 atëherë Zoti do të dëbonjë gjithë këta komba përpara jush, edhe do të trashëgoni komba më të mëdhenj e më të fortë se ju. 24 Gjithë vëndi tek të shkelë gjurma e këmbëvet tuaja, do të jetë juaji, që nga shkretëtira e që nga Livani, që nga lumi, nga lumi i Efratit, e gjer ndë det mb’ anë të perënduarit, do të jetë sinori juaj. 25 Asndonjë nukë do të muntnjë të qëndronjë përpara jush. Zoti Perëndia juaj do të shtierë frikënë tuaj e tristimnë tuaj mbë gjithë faqet t’atij dheut që do të shkelni, sikundrë ua tha juve.
26 Na unë tek po vë sot përpara jush bekim e mallëkim; 27 bekim, ndë dëgjofshi porosit’ e Zotit Perëndisë tuaj, që po u urdhëronj unë juve sot, 28 edhe mallëkim, ndë mos dëgjofshi porosit’ e Zotit Perëndisë tuaj, po të priri nga ajo udha që po u urdhëronj unë juve sot, që të vijni prapa perëndive të tierë që s’i keni diturë.
29 Edhe Zoti Perëndia yt kur të të këllasë nd’ atë dhe që po vete për të trashëguar’ atë, të vesh bekimnë mbi malt të Gerizimit, edhe mallëkimnë mbi malt të Eballit. 30 A nukë (janë) këta përtej Jordhanit, udhësë mb’ anë të perënduarit diellit, ndë dhet të Hanaanitëvet, që rrinë ndë fushët, kundrej Gillgallit, ndaj lisin’ e Morehut?
31 Sepse ju kapërceni Jordhaninë, që të hyni të trashëgoni atë dhenë që po u ep juve Zoti Perëndia juaj, 32 edhe do të trashëgoni atë, e do të rrini nd’ atë. Edhe të kini kujdes të bëni gjith’ urdhërimet’ e gjyqetë, që po u vë unë juve sot përpara sysh.