1 petite a Domino pluviam in tempore serotino
et Dominus faciet nives
et pluviam imbris dabit eis singulis herbam in agro
2 quia simulacra locuta sunt inutile et divini viderunt mendacium
et somniatores frustra locuti sunt
vane consolabantur
idcirco abducti sunt quasi grex
adfligentur quia non est eis pastor
3 super pastores iratus est furor meus et super hircos visitabo
quia visitavit Dominus exercituum gregem suum domum Iuda
et posuit eos quasi equum gloriae suae in bello
4 ex ipso angulus ex ipso paxillus ex ipso arcus proelii
ex ipso egredietur omnis exactor simul
5 et erunt quasi fortes conculcantes lutum viarum in proelio
et bellabunt quia Dominus cum eis
et confundentur ascensores equorum
6 et confortabo domum Iuda et domum Ioseph salvabo
et convertam eos quia miserebor eorum
et erunt sicut fuerunt quando non proieceram eos
ego enim Dominus Deus eorum et exaudiam eos
7 et erunt quasi fortes Ephraim
et laetabitur cor eorum quasi a vino
et filii eorum videbunt et laetabuntur
et exultabit cor eorum in Domino
8 sibilabo eis et congregabo illos quia redemi eos
et multiplicabo eos sicut ante fuerant multiplicati
9 et seminabo eos in populis et de longe recordabuntur mei
et vivent cum filiis suis et revertentur
10 et reducam eos de terra Aegypti et de Assyriis congregabo eos
et ad terram Galaad et Libani adducam eos
et non invenietur eis locus
11 et transibit in maris freto
et percutiet in mari fluctus
et confundentur omnia profunda Fluminis
et humiliabitur superbia Assur
et sceptrum Aegypti recedet
12 confortabo eos in Domino et in nomine eius ambulabunt dicit Dominus
Përtëritja e Judës dhe Izraelit
1 «Zotit kërkojani shiun në kohën e shirave të vona,
se Zoti është ai që bën të gjëmojë.
Shiun e begatë ai do t'jua japë
dhe arat e secilit do të blerojnë.
2 Por idhujt flasin ligësi,
shortarët mashtrojnë me vegime,
ëndërrimtarët flasin kotësi,
të rreme ngushëllimet e tyre.
Ndaj dhe populli endet si bagëtia,
vuajnë se s'kanë bari.
3 Kundër barinjve ndizet zemërimi im,
prijësit e kopesë gjykimi im do t'i zërë,
se Zoti i ushtrive kujdeset për kopenë e tij, shtëpinë e Judës,
e si kalin e vet të lavdishëm lufte do ta bëjë.
4 Prej Judës do të dalë guri i këndit,
prej tij, kunji e tendës,
prej tij, harku i luftës,
prej tij, të gjithë prijësit.
5 Së bashku ata do të jenë si trima
që baltën me këmbë në luftë shkelin.
Do të luftojnë, se Zoti do të jetë me ta,
kalorësit ata do t'i turpërojnë.
6 Ngadhënjim do t'i jap shtëpisë së Judës,
shtëpinë e Jozefit do ta shpëtoj.
Do t'i përtërij, se do të kem mëshirë për ta,
do të jenë si të mos i kisha mohuar kurrë,
se unë jam Zoti, Perëndia i tyre,
e atyre do t'u përgjigjem.
7 Efraimët do të jenë si luftëtarë,
zemra do t'u gëzohet si prej verës.
Fëmijët do t'i shohin e do të ngazëllehen,
në Zotin do të galdojë zemra e tyre.
8 Do të fërshëllej e do t'i mbledh, se i shpagova,
do të bëhen të shumtë si më parë.
9 I shpërndava nëpër popuj,
por prej vendeve të largëta do të më kujtojnë.
Bashkë me fëmijët do të rrojnë e do të kthehen.
10 Do t'i kthej prej tokës së Egjiptit,
nga Asiria do t'i mbledh
e do t'i sjell në tokën e Gileadit e të Libanit,
sa s'do të kenë më vend.
11 Do të kalojë Zoti përmes detit të trazuar,
dallgët do t'i godasë e thellësinë e ujërave ai do ta thajë.
Do të përulet krenaria e Asirisë,
skeptri i Egjiptit do të hidhet tej.
12 Do t'i bëjë të fortë në Zotin,
në emrin e tij ata do të ecin para,
kumton Zoti».