1 erat autem vir Helimelech consanguineus
homo potens et magnarum opum nomine Booz
2 dixitque Ruth Moabitis ad socrum suam
si iubes vadam in agrum
et colligam spicas quae metentium fugerint manus
ubicumque clementis in me patris
familias repperero gratiam
cui illa respondit vade filia mi
3 abiit itaque et colligebat spicas post terga metentium
accidit autem ut ager ille haberet dominum Booz
qui erat de cognatione Helimelech
4 et ecce ipse veniebat de Bethleem
dixitque messoribus Dominus vobiscum
qui responderunt ei benedicat tibi Dominus
5 dixitque Booz iuveni qui messoribus praeerat
cuius est haec puella
6 qui respondit haec est Moabitis
quae venit cum Noemi de regione moabitide
7 et rogavit ut spicas colligeret remanentes sequens messorum vestigia
et de mane usque nunc stat in agro
et ne ad momentum quidem domum reversa est
8 et ait Booz ad Ruth
audi filia ne vadas ad colligendum in alterum agrum
nec recedas ab hoc loco
sed iungere puellis meis
9 et ubi messuerint sequere
mandavi enim pueris meis ut nemo tibi molestus sit
sed etiam si sitieris vade ad sarcinulas
et bibe aquas de quibus et pueri bibunt
10 quae cadens in faciem suam et adorans super terram dixit ad eum
unde mihi hoc ut invenirem gratiam ante oculos tuos
et nosse me dignareris peregrinam mulierem
11 cui ille respondit nuntiata sunt mihi omnia
quae feceris socrui tuae post mortem viri tui
et quod dereliqueris parentes tuos et terram in qua
nata es
et veneris ad populum quem ante nesciebas
12 reddat tibi Dominus pro opere tuo
et plenam mercedem recipias a Domino Deo Israhel
ad quem venisti et sub cuius confugisti alas
13 quae ait inveni gratiam ante oculos tuos domine mi
qui consolatus es me et locutus es ad cor
ancillae tuae
quae non sum similis unius puellarum tuarum
14 dixitque ad eam Booz
quando hora vescendi fuerit
veni huc et comede panem et intingue buccellam tuam in aceto
sedit itaque ad messorum latus et congessit pulentam sibi
comeditque et saturata est et tulit reliquias
15 atque inde surrexit ut spicas ex more colligeret
praecepit autem Booz pueris suis dicens
etiam si vobiscum metere voluerit ne prohibeatis eam
16 et de vestris quoque manipulis proicite de industria
et remanere permittite
ut absque rubore colligat et colligentem nemo corripiat
17 collegit ergo in agro usque ad vesperam
et quae collegerat virga caedens et excutiens
invenit hordei quasi oephi mensuram id est tres modios
18 quos portans reversa est in civitatem et ostendit socrui suae
insuper protulit et dedit ei de reliquiis cibi sui quo saturata fuerat
19 dixitque ei socrus ubi hodie collegisti et ubi fecisti
opus
sit benedictus qui misertus est tui
indicavitque ei apud quem esset operata
et nomen dixit viri quod Booz vocaretur
20 cui respondit Noemi benedictus sit a Domino
quoniam eandem gratiam quam praebuerat vivis servavit et mortuis
rursumque propinquus ait noster est homo
21 et Ruth hoc quoque inquit praecepit mihi
ut tamdiu messoribus eius iungerer donec omnes segetes meterentur
22 cui dixit socrus
melius est filia mi ut cum puellis eius exeas ad metendum
ne in alieno agro quispiam resistat tibi
23 iuncta est itaque puellis Booz
et tamdiu cum eis messuit
donec hordea et triticum in horreis conderentur
Ruta në arën e Boazit
1 Naomi kishte një të afërm të burrit, një njeri të pasur dhe me rëndësi, që vinte nga familja e Elimelekut. Ai quhej Boaz.
2 Ruta, moabitja, i tha Naomit: «Më lër të shkoj në arë që të mbledh kallinj gruri pas atij që do të tregohet i mirë me mua». Naomi i tha: «Shko, bija ime!». 3 Ruta shkoi në arë dhe mblodhi kallinj pas korrësve. Rastisi që të ndodhej në pjesën e arës së Boazit, të afërmit të Elimelekut.
4 Atëherë Boazi erdhi prej Betlehemit e u tha korrësve: «Zoti qoftë me ju!». Ata iu përgjigjën: «Zoti të bekoftë!». 5 Pastaj Boazi pyeti shërbëtorin që mbikëqyrte korrësit: «E kujt është kjo vajzë?». 6 Ai iu përgjigj: «Është ajo vajza moabite që u kthye me Naomin nga krahina e Moabit. 7 M'u lut ta lija të mblidhte kallinj pas korrësve. Ka ardhur që në mëngjes dhe ka qëndruar deri tani pa shkuar fare në shtëpi ».
8 Atëherë Boazi i tha Rutës: «Dëgjo, bija ime! Mos shko në tjetër arë për të mbledhur kallinj, por qëndro në këtë arë me shërbëtoret e mia. 9 Mbaji sytë tek ara ku korrin dhe shko pas tyre. U kam dhënë urdhër shërbëtorëve që mos të të prekin. Po të kesh etje, shko të pish te shtambat që mbushin ata». 10 Atëherë ajo u përkul me nderim përdhe e i tha: «Si kam gjetur hir para teje që po kujdesesh për mua, një të huaj?». 11 Boazi iu përgjigj: «Më treguan gjithçka bëre për vjehrrën tënde pasi të vdiq burri, si le atin, nënën dhe tokën e të parëve të tu dhe erdhe te një popull që nuk e njihje më parë. 12 Zoti të shpërbleftë për çfarë ke bërë dhe marrsh shpërblim të plotë nga Zoti, Perëndia i Izraelit, nën krahët e të cilit ke ardhur për të gjetur strehë!». 13 Ruta i tha: «Gjetsha hir para teje, imzot, sepse më ke ngushëlluar dhe i ke folur zemrës së shërbëtores tënde, megjithëse unë nuk jam një nga shërbëtoret e tua».
14 Kur erdhi koha për të ngrënë, Boazi i tha: «Eja këtu e ha pak bukë dhe ngjyeje kafshatën në uthull». Ajo u ul pranë korrësve dhe Boazi i dha kaçamak. Ruta hëngri, u ngop e i teproi. 15 Kur Ruta u ngrit për të mbledhur kallinj, Boazi i urdhëroi shërbëtorët e tij: «Lëreni të mbledhë kallinj edhe mes duajve e mos i thoni gjë. 16 Këpusni edhe disa kallinj për të dhe lërini që t'i mbledhë, por mos i thoni gjë».
17 Ruta mblodhi kallinj në fushë deri në darkë. Pastaj i shiu kallinjtë që kishte mbledhur dhe u bënë rreth tridhjetë kilogramë elb. 18 E ngarkoi, shkoi në qytet dhe i tregoi vjehrrës ç'kishte mbledhur. Pastaj nxori çfarë i kishte tepruar nga dreka e ia dha.
19 E vjehrra i tha: «Ku mblodhe kallinj sot? Ku punove? Bekuar qoftë ai që u kujdes për ty!». Atëherë Ruta i tregoi së vjehrrës se te kush kishte punuar e i tha: «Sot punova te një njeri që quhej Boaz». 20 Dhe Naomi i tha të resë: «Atë e bekoftë Zoti që nuk ka hequr dorë nga mirësia për të gjallët e për të vdekurit!». Pastaj i tha: «Është i afërmi ynë, një nga ata që kanë të drejtën të kujdesen për ne». 21 Ruta, moabitja, i tha: «Ai më tha edhe të qëndroj me shërbëtorët e tij derisa të përfundojë korrja e arave të tij». 22 Atëherë Naomi i tha Rutës, të resë: «Është mirë që do të dalësh me shërbëtoret e tij, bija ime, që mos të të bëj keq njeri në ndonjë arë tjetër». 23 Kështu, Ruta qëndroi me shërbëtoret e Boazit për të mbledhur kallinj derisa përfundoi korrja e elbit dhe e grurit. Ajo banonte me vjehrrën e saj.