1 et quintus angelus tuba cecinit
et vidi stellam de caelo cecidisse in terram
et data est illi clavis putei abyssi
2 et aperuit puteum abyssi
et ascendit fumus putei sicut fumus fornacis magnae
et obscuratus est sol et aer de fumo putei
3 et de fumo exierunt lucustae in terram
et data est illis potestas sicut habent potestatem scorpiones terrae
4 et praeceptum est illis ne laederent faenum terrae
neque omne viride neque omnem arborem nisi tantum homines
qui non habent signum Dei in frontibus
5 et datum est illis ne occiderent eos
sed ut cruciarentur mensibus quinque
et cruciatus eorum ut cruciatus scorpii cum percutit hominem
6 et in diebus illis quaerent homines mortem
et non invenient eam
et desiderabunt mori et fugiet mors ab ipsis
7 et similitudines lucustarum similes equis paratis in proelium
et super capita earum tamquam coronae similes auro
et facies earum sicut facies hominum
8 et habebant capillos sicut capillos mulierum
et dentes earum sicut leonum erant
9 et habebant loricas sicut loricas ferreas
et vox alarum earum sicut vox curruum equorum multorum
currentium in bellum
10 et habebant caudas similes scorpionum
et aculei in caudis earum
potestas earum nocere hominibus mensibus quinque
11 et habebant super se regem angelum abyssi
cui nomen hebraice Abaddon graece autem Apollyon
et latine habet nomen Exterminans
12 vae unum abiit ecce veniunt adhuc duo vae post haec
13 et sextus angelus tuba cecinit
et audivi vocem unum ex
cornibus altaris aurei
quod est ante oculos Dei
14 dicentem sexto angelo qui habebat tubam
solve quattuor angelos qui alligati sunt in flumine magno Eufrate
15 et soluti sunt quattuor angeli
qui parati erant in horam et diem et mensem et annum
ut occiderent tertiam partem hominum
16 et numerus equestris exercitus vicies milies dena milia
audivi numerum eorum
17 et ita vidi equos in visione et qui sedebant super eos
habentes loricas igneas et hyacinthinas et sulphureas
et capita equorum erant tamquam capita leonum
et de ore ipsorum procedit ignis et fumus et sulphur
18 ab his tribus plagis occisa est tertia pars hominum
de igne et fumo et sulphure
qui procedebat ex ore ipsorum
19 potestas enim equorum in ore eorum est et in caudis eorum
nam caudae illorum similes serpentibus
habentes capita
et in his nocent
20 et ceteri homines qui non sunt occisi in his plagis
neque paenitentiam egerunt de operibus manuum suarum
ut non adorarent daemonia
et simulacra aurea et argentea et aerea et lapidea et lignea
quae neque videre possunt neque audire neque ambulare
21 et non egerunt paenitentiam ab homicidiis suis
neque a veneficiis suis
neque a fornicatione sua neque a furtis suis
1 I ra trumbetës engjëlli i pestë. Atëherë pashë një yll që kishte rënë nga qielli në tokë. Atij iu dha çelësi i pusit të humnerës. 2 Ai hapi pusin e humnerës dhe prej tij doli tym si tymi i një furre të madhe. Dielli dhe ajri u errësuan nga tymi i pusit. 3 Nga tymi dolën karkaleca mbi tokë dhe atyre iu dha e njëjta fuqi si fuqia e akrepave. 4 Atyre iu tha të mos dëmtonin bimët, as barin dhe as pemët e tokës, por vetëm njerëzit që nuk e kanë vulën e Perëndisë në ballë. 5 Dhe iu dha urdhër të mos i vrasin njerëzit, por t'i mundojnë për pesë muaj. Dhimbja që i mundonte ishte si dhimbja e pickimit të akrepit. 6 Gjatë atyre ditëve njerëzit do ta kërkojnë vdekjen dhe nuk do ta gjejnë. Do të duan të vdesin, por vdekja do të largohet prej tyre.
7 Nga pamja karkalecat ngjanin me kuaj të bërë gati për luftë dhe në kokë mbanin diçka si kurora të arta. Fytyrat i kishin si fytyra njerëzish. 8 Flokët i kishin si flokë grash, ndërsa dhëmbët si dhëmbë luanësh. 9 Në kraharor kishin diçka si parzmore hekuri, ndërsa zhurma që bënin krahët e tyre ngjante me zhurmën e shumë qerreve me kuaj që vrapojnë për luftë. 10 Kishin bishta me thumba si të akrepave dhe gjithë fuqia e tyre për të lënduar njerëzit për pesë muaj qëndronte te bishtat. 11 Për mbret kishin engjëllin e humnerës, i cili në hebraisht quhet Abadon, ndërsa në greqisht e ka emrin Apolion.
12 Njëri mjerim shkoi. Ja tek po vijnë edhe dy mjerime të tjera pas tij.
13 I ra trumbetës engjëlli i gjashtë. Atëherë dëgjova një zë që dilte nga të katër qoshet e altarit të artë, që ndodhet para Perëndisë. 14 Zëri i tha engjëllit të gjashtë që kishte trumbetën: «Zgjidhi katër engjëjt që janë lidhur te lumi i madh i Eufratit!». 15 Të katër engjëjt, që ishin bërë gati për atë orë, për atë ditë, për atë muaj e për atë vit, u zgjidhën për të vrarë një të tretën e njerëzve.
16 Dëgjova numrin e ushtarëve të kalorësisë. Ishte dyqind milionë. 17 Kuajt dhe kalorësit që pashë në vegim kishin parzmore të kuqe si zjarri, të kaltra si hiacinti e të verdha si squfuri. Kokat e kuajve ishin si koka luanësh, ndërsa nga goja e tyre dilte zjarr, tym e squfur. 18 Nga këto tri plagë, nga zjarri, tymi e squfuri që dilte nga goja e kuajve, vdiq një e treta e njerëzve. 19 Sepse fuqia e kuajve qëndronte te goja dhe te bishti i tyre. Bishtat e tyre ngjanin si gjarpërinj, që me kokën e tyre u sillnin dëm njerëzve.
20 Pjesa tjetër e njerëzve, ata që nuk vdiqën nga këto plagë, nuk u penduan për veprat që kishin bërë, por vazhdonin të adhuronin djajtë e idhujt prej ari, argjendi, bronzi, guri apo druri, të cilët nuk mund të shohin, as të dëgjojnë, as të ecin. 21 Nuk u penduan as për vrasjet e tyre, as për magjitë e tyre, as për kurvërinë e tyre e as për vjedhjet e tyre.