1 parabolae salomonis
Filius sapiens laetificat patrem
filius vero stultus maestitia est matris suae
2 non proderunt thesauri impietatis
iustitia vero liberabit a morte
3 non adfliget Dominus fame animam iusti
et insidias impiorum subvertet
4 egestatem operata est manus remissa
manus autem fortium divitias parat
5 qui congregat in messe filius sapiens est
qui autem stertit aestate filius confusionis
6 benedictio super caput iusti
os autem impiorum operit iniquitatem
7 memoria iusti cum laudibus et nomen impiorum putrescet
8 sapiens corde praecepta suscipiet
stultus caeditur labiis
9 qui ambulat simpliciter ambulat confidenter
qui autem depravat vias suas manifestus erit
10 qui annuit oculo dabit dolorem stultus labiis verberabitur
11 vena vitae os iusti
et os impiorum operiet iniquitatem
12 odium suscitat rixas et universa delicta operit caritas
13 in labiis sapientis invenietur sapientia
et virga in dorso eius qui indiget corde
14 sapientes abscondunt scientiam
os autem stulti confusioni proximum est
15 substantia divitis urbs fortitudinis eius
pavor pauperum egestas eorum
16 opus iusti ad vitam fructus impii ad peccatum
17 via vitae custodienti disciplinam
qui autem increpationes relinquit errat
18 abscondunt odium labia mendacia
qui profert contumeliam insipiens est
19 in multiloquio peccatum non deerit
qui autem moderatur labia sua prudentissimus est
20 argentum electum lingua iusti
cor impiorum pro nihilo
21 labia iusti erudiunt plurimos
qui autem indocti sunt in cordis egestate morientur
22 benedictio Domini divites facit
nec sociabitur ei adflictio
23 quasi per risum stultus operatur scelus
sapientia autem est viro prudentia
24 quod timet impius veniet super eum desiderium suum iustis dabitur
25 quasi tempestas transiens non erit impius
iustus autem quasi fundamentum sempiternum
26 sicut acetum dentibus et fumus oculis
sic piger his qui miserunt eum
27 timor Domini adponet dies et anni impiorum breviabuntur
28 expectatio iustorum laetitia spes autem impiorum peribit
29 fortitudo simplicis via Domini et pavor his qui operantur malum
30 iustus in aeternum non commovebitur
impii autem non habitabunt in terram
31 os iusti parturiet sapientiam lingua pravorum peribit
32 labia iusti considerant placita et os impiorum perversa
Fjalët e urta të Solomonit
1 Fjalët e urta të Solomonit.
Biri i urtë e gëzon të atin;
biri i marrë e trishton të ëmën.
2 Thesaret e mbledhura me prapësi,
nuk bëjnë dobi,
ndërsa drejtësia çliron nga vdekja.
3 Zoti s'e lë të drejtin të uritet,
por dëshirimet e të prapëve i hedh poshtë.
4 Dora e ngathët e varfëron punëtorin,
dora e shkathët e pasuron.
5 Kush mbledh në verë, është bir i urtisë,
kush fle në të korra, është bir i turpërisë.
6 Kryet e të mbarit është plot me bekime,
por goja e të paudhëve ndryn dhunë.
7 Kujtesa e të drejtit është bekim,
por emri i të paudhëve do të shuhet.
8 I urti i pranon urdhërimet,
kurse gojëpërdali do të rrënohet.
9 Kush jeton me përsosuri, jeton i sigurt,
kush jeton me dredhi, do të zbulohet.
10 Kush shkel syrin, sjell mundim,
kurse gojëpërdali do të rrënohet.
11 Goja e të drejtit është burim jete,
goja e të paudhëve ndryn dhunë.
12 Urrejtja nxit grindje,
por dashuria mbulon çdo shkelje.
13 Në buzët e të mençurit gjendet urtia,
i pamendi do shkopin kurrizit.
14 Të urtët grumbullojnë dije,
por goja e të marrit afron rrënimin.
15 Kështjella e të kamurit është kamja e tij,
rrënimi i skamnorit është skamja e tij.
16 Shpërblimi i të drejtit të çon në jetë,
fitimi i të paudhit në mëkat.
17 Kush mban rregullin është në udhën e jetës,
por kush shpërfill qortimet, birret.
18 Kush fsheh urrejtjen, gënjen me gojën e vet,
kush përhap thashetheme, është i marrë.
19 Kur flitet shumë, nuk shmangen gabimet,
por kush mban gojën, vepron me mend.
20 Gjuha e të drejtit është argjend i zgjedhur,
zemra e të paudhëve vlen fare pak.
21 Buzët e të drejtit ushqejnë shumë veta,
por të marrët vdesin prej marrëzisë së vet.
22 Bekimi i Zotit sjell begati
e mundi s'i shton asgjë.
23 I marri dëfrehet me të keqen,
ndërsa i mençuri me urtinë.
24 Të paudhin do ta gjejë çfarë ai druan,
të drejtit do t'i plotësohet dëshira.
25 Kur kalon stuhia, i paudhi s'është më,
por i drejti qëndron në amshim.
26 Si uthulla në gojë e si tymi në sy,
ashtu është përtaci për ata që e punësojnë.
27 Droja e Zotit i shton ditët e jetës,
por vitet e të paudhit do të jenë të shkurtra.
28 Shpresa e të drejtit sjell gëzim,
por shpresa e të paudhit do të fishket.
29 Udha e Zotit është streha e të përsosurve,
por keqbërësit do të rrënohen.
30 I drejti nuk do të trandet kurrë,
por të paudhët nuk do të rrojnë mbi dhe.
31 Nga goja e të drejtit buron urtia,
por gjuha e përdalë do të këputet.
32 Buzët e të drejtit dinë çfarë është e hijshme,
por goja e të paudhëve qet ligësi.