1 Visio Abdiae
haec dicit Dominus Deus ad Edom
auditum audivimus a Domino et legatum ad gentes misit
surgite et consurgamus adversum eum in proelium
2 ecce parvulum te dedi in gentibus contemptibilis tu es
valde
3 superbia cordis tui extulit te
habitantem in scissuris petrae
exaltantem solium suum
qui dicit in corde suo quis detrahet me in terram
4 si exaltatus fueris ut aquila
et si inter sidera posueris nidum tuum
inde detraham te dicit Dominus
5 si fures introissent ad te si latrones per noctem quomodo conticuisses
nonne furati essent sufficientia sibi
si vindemiatores introissent ad te
numquid saltim racemos reliquissent tibi
6 quomodo scrutati sunt Esau investigaverunt abscondita eius
7 usque ad terminum emiserunt te
omnes viri foederis tui inluserunt tibi
invaluerunt adversum te viri pacis tuae
qui comedunt tecum ponent insidias subter te
non est prudentia in eo
8 numquid non in die illa dicit Dominus
perdam sapientes de Idumea et prudentiam de monte Esau
9 et timebunt fortes tui a meridie
ut intereat vir de monte Esau
10 propter interfectionem et propter iniquitatem in fratrem tuum Iacob
operiet te confusio et peribis in aeternum
11 in die cum stares adversus
quando capiebant alieni exercitum eius
et extranei ingrediebantur portas eius
et super Hierusalem mittebant sortem
tu quoque eras quasi unus ex eis
12 et non despicies in die fratris tui in die peregrinationis eius
et non laetaberis super filios Iuda in die perditionis eorum
et non magnificabis os tuum in die angustiae
13 neque ingredieris portam populi mei in die ruinae eorum
neque despicies et tu in malis eius in die vastitatis illius
et non emitteris adversum exercitum eius in die vastitatis illius
14 neque stabis in exitibus ut interficias eos qui fugerint
et non concludes reliquos eius in die tribulationis
15 quoniam iuxta est dies Domini super omnes gentes
sicut fecisti fiet tibi retributionem tuam convertet in caput tuum
16 quomodo enim bibisti super montem sanctum meum
bibent omnes gentes iugiter
et bibent et absorbent et erunt quasi non sint
17 et in monte Sion erit salvatio et erit sanctus
et possidebit domus Iacob eos qui se possederant
18 et erit domus Iacob ignis et domus Ioseph flamma
et domus Esau stipula
et succendentur in eis et devorabunt eos
et non erunt reliquiae domus Esau quia Dominus locutus est
19 et hereditabunt hii qui ad austrum montem Esau
et qui in campestribus Philisthim
et possidebunt regionem Ephraim et regionem Samariae
et Beniamin possidebit Galaad
20 et transmigratio exercitus huius filiorum Israhel
omnia Chananeorum usque ad Saraptham
et transmigratio Hierusalem quae in Bosforo est
possidebit civitates austri
21 et ascendent salvatores in montem Sion iudicare montem Esau
et erit Domino regnum
EXPLICIT ABDIAS PROPHETA
Krenaria e Edomit
1 Vegimi i Abdisë.

«Kështu thotë Zoti, Zoti im, për Edomin:
dëgjuam një lajm prej Zotit,
kasneci shpalli mes kombeve:
“Ngrihuni! Përpara në luftë kundër Edomit!”.
2 Ja, të bëra të vogël mes kombeve,
shumë do të të përbuzin.
3 Të gënjeu mendjemadhësia,
ty që në shkrepa shkëmbinjsh banon
e në banesa fisnike qëndron.
Me vete thua:
“Kush do të më hedhë përtokë?”.
4 Edhe sikur të fluturosh lart porsi shqiponja,
ndër yje ta ngresh folenë,
poshtë do të të hedh,
kumton Zoti.

5 Nëse kusarët, grabitësit e natës, hyjnë brenda,
a nuk do të bastisin vetëm aq sa munden?
Nëse korrësit vijnë për të korrur,
a nuk do të lënë mbrapa ndonjë kalli?
Por ti, ke marrë fund krejt!
6 Ah, si u plaçkit Esau!
Si u rrëmuan thesaret e tij!
7 Të zbuan përtej kufijve tërë besëlidhësit e tu,
të mashtruan, të mposhtën paqedashësit e tu.
Miqtë e sofrës pritë të kanë vënë,
por ti s'kupton gjë.
8 Atë ditë, kumton Zoti,
a nuk do ta shuaj të urtin prej Edomit,
mençurinë prej malit të Esaut?
9 Trimat e tu do të tmerrohen, o Teman,
e në malin e Esaut
kërdija do të zhbijë çdokënd.

10 E dhunove vëllain tënd, Jakobin,
ndaj turpi do të të mbulojë
e do të shuhesh përgjithmonë.
11 Ditën kur ndenje mënjanë,
kur të ardhurit ia zunë rob pasurinë ,
kur të huajt i hynë në qytet,
e për Jerusalemin hodhën short,
edhe ti ishe si një prej tyre.
12 Ti s'duhej të rrije e të vështroje,
ditën kur yt vëlla u zu ngushtë.
S'duhej të festoje,
ditën kur bijtë e Judës u shkatërruan.
S'duhej të mburreshe,
ditën e fatkeqësisë.
13 S'duhej të hyje brenda qytetit të popullit tim,
ditën kur u shkatërrua,
e as të kundroje të keqen që e zuri,
ditën kur u shkatërrua.
S'duhej t'ia prekje pasurinë,
ditën kur u shkatërrua.
14 S'duhej të rrije udhëkryqeve,
për të vrarë të ikurit e tij.
S'duhej t'i dorëzoje ata që shpëtuan,
ditën e fatkeqësisë.

15 Po afron dita e Zotit kundër gjithë kombeve.
Siç bëre, do të ta bëjnë,
sjellja jote do të të bjerë kokës si shpërblim.
16 Kupën që pitë në malin tim të shenjtë,
mbarë kombet do ta pinë përherë.
Do të pinë, do të rrëkëllejnë,
do të shuhen si të mos kishin qenë kurrë!

17 Ata që shpëtuan do të mbesin në malin Sion,
e ai do të jetë i shenjtë.
Do ta zotërojë pronën e vet shtëpia e Jakobit.

18 Zjarr do të jetë shtëpia e Jakobit,
flakë shtëpia e Jozefit,
por shtëpia e Esaut kashtë e thatë.
Do ta djegin e do ta përpijnë,
askush prej shtëpisë së Esaut
nuk do të shpëtojë gjallë,
se kështu foli Zoti.
19 Të ardhurit prej jugut do ta pushtojnë malin e Esaut,
ata prej perëndimit do t'i sundojnë filistinët.
Do ta pushtojnë vendin e Efraimit e të Samarisë,
Benjamini Gileadin do ta sundojë.
20 Mërgimtarët e kësaj morie, bijtë e Izraelit,
do ta marrin Kanaanin deri në Sareptë.
Mërgimtarët e Jerusalemit, që janë në Sefarad,
do të pushtojnë qytetet e Negevit.
21 Do të ngjiten çlirimtarët në malin e Sionit,
që të gjykojnë malin e Esaut,
dhe mbretëria Zotit do t'i përkasë».