1 haec sunt generationes Aaron et Mosi
in die qua locutus est Dominus ad Mosen in monte Sinai
2 et haec nomina filiorum Aaron primogenitus eius Nadab
dein Abiu et Eleazar et Ithamar
3 haec nomina filiorum Aaron sacerdotum
qui uncti sunt et quorum repletae et consecratae manus
ut sacerdotio fungerentur
4 mortui sunt Nadab et Abiu
cum offerrent ignem alienum in conspectu Domini in deserto Sinai absque
liberis
functique sunt sacerdotio Eleazar et Ithamar coram Aaron patre suo
5 locutus est Dominus ad Mosen dicens
6 adplica tribum Levi et fac stare in conspectu Aaron sacerdotis
ut ministrent ei et excubent
7 et observent
quicquid ad cultum pertinet multitudinis
coram tabernaculo testimonii
8 et custodiant vasa tabernaculi servientes in ministerio eius
9 dabisque dono Levitas
10 Aaron et filiis eius
quibus traditi sunt a filiis Israhel
Aaron autem et filios eius constitues super cultum sacerdotii
externus qui ad ministrandum accesserit
morietur
11 locutusque est Dominus ad Mosen dicens
12 ego tuli Levitas a filiis Israhel
pro omni primogenito qui aperit vulvam in filiis Israhel
eruntque Levitae mei
13 meum est enim omne primogenitum
ex quo percussi primogenitos in terra Aegypti
sanctificavi mihi quicquid primum nascitur in Israhel
ab homine usque ad pecus mei sunt ego Dominus
14 locutus est Dominus ad Mosen in deserto Sinai dicens
15 numera filios Levi per domos patrum suorum et familias
omnem masculum ab uno mense et supra
16 numeravit Moses ut praeceperat Dominus
17 et inventi sunt filii Levi per nomina sua Gerson et Caath et Merari
18 filii Gerson Lebni et Semei
19 filii Caath Amram et Iessaar Hebron et Ozihel
20 filii Merari Mooli et Musi
21 de Gerson fuere familiae duae lebnitica et semeitica
22 quarum numeratus est populus sexus masculini ab uno mense et supra
septem milia quingentorum
23 hii post tabernaculum metabuntur ad occidentem
24 sub principe Eliasaph filio Lahel
25 et habebunt excubias in tabernaculo foederis
26 ipsum tabernaculum et operimentum eius
tentorium quod trahitur ante fores tecti foederis et
cortinas atrii
tentorium quoque quod adpenditur in introitu atrii tabernaculi
et quicquid ad ritum altaris pertinet
funes tabernaculi et omnia utensilia eius
27 cognatio Caath habebit populos
Amramitas et Iessaaritas et Hebronitas et Ozihelitas
hae sunt familiae Caathitarum recensitae per nomina sua
28 omnes generis masculini ab uno mense et supra
octo milia sescenti
habebunt excubias sanctuarii
29 et castrametabuntur ad meridianam plagam
30 princepsque eorum erit Elisaphan filius Ozihel
31 et custodient arcam mensamque et candelabrum
altaria et vasa sanctuarii in quibus ministratur
et velum cunctamque huiuscemodi supellectilem
32 princeps autem principum Levitarum Eleazar filius Aaron sacerdotis
erit super excubitores custodiae sanctuarii
33 at vero de Merari erunt populi Moolitae et Musitae
recensiti per nomina sua
34 omnes generis masculini ab uno mense et supra
sex milia ducenti
35 princeps eorum Surihel filius Abiahihel
in plaga septentrionali castrametabuntur
36 erunt sub custodia eorum
tabulae tabernaculi et vectes et columnae ac bases earum
et omnia quae ad cultum huiuscemodi pertinent
37 columnaeque atrii per circuitum cum basibus suis
et paxilli cum funibus
38 castrametabuntur ante tabernaculum foederis
id est ad orientalem plagam
Moses et Aaron cum filiis suis
habentes custodiam sanctuarii in medio filiorum Israhel
quisquis alienus accesserit morietur
39 omnes Levitae quos numeraverunt Moses et Aaron iuxta praeceptum Domini
per familias suas in genere masculino a mense uno et supra
fuerunt viginti duo milia
40 et ait Dominus ad Mosen
numera primogenitos sexus masculini de filiis Israhel
a mense uno et supra
et habebis summam eorum
41 tollesque Levitas mihi pro omni primogenito filiorum Israhel
ego sum Dominus
et pecora eorum pro universis primogenitis pecoris filiorum Israhel
42 recensuit Moses sicut praeceperat Dominus primogenitos filiorum Israhel
43 et fuerunt masculi per nomina sua a mense uno et supra
viginti duo milia ducenti septuaginta tres
44 locutusque est Dominus ad Mosen
45 tolle Levitas pro primogenitis filiorum Israhel
et pecora Levitarum pro pecoribus eorum
eruntque Levitae mei ego sum Dominus
46 in pretio autem ducentorum septuaginta trium
qui excedunt numerum Levitarum de primogenitis filiorum Israhel
47 accipies quinque siclos per singula capita ad mensuram sanctuarii
siclus habet obolos viginti
48 dabisque pecuniam Aaron et filiis eius pretium eorum qui supra sunt
49 tulit igitur Moses pecuniam eorum qui fuerant amplius
et quos redemerant a Levitis
50 pro primogenitis filiorum Israhel
mille trecentorum sexaginta quinque siclorum iuxta pondus sanctuarii
51 et dedit eam Aaroni et filiis eius
iuxta verbum quod praeceperat sibi Dominus
Bijtë e Aronit
1 Këta janë pasardhësit e Aronit dhe Moisiut, në kohën kur Zoti foli me Moisiun në malin e Sinait. 2 Këta janë emrat e bijve të Aronit: Nadabi, i parëlinduri, Abihui, Eleazari e Itamari. 3 Këta janë emrat e bijve të Aronit. Ata janë priftërinj të vajosur e të shuguruar për shërbesë. 4 Por Nadabi e Abihui vdiqën para Zotit kur i kushtuan zjarr të palejueshëm në shkretëtirën e Sinait. Ata nuk patën fëmijë, prandaj Eleazari e Itamari shërbyen si priftërinj gjatë kohës së Aronit, atit të tyre.
Shërbesa e levitëve
5 Zoti i tha Moisiut: 6 «Paraqite fisin e Levit para priftit Aron, që t'i shërbejë. 7 Ata të kujdesen për shërbesën e Aronit e për shërbesën e tërë bashkësisë para tendës së takimit duke shërbyer në të. 8 Të kujdesen për tërë enët e tendës së takimit dhe për shërbesën e izraelitëve duke shërbyer në tendë. 9 Kushtoja levitët Aronit e bijve të tij. Nga izraelitët, levitët janë ata që i kushtohen krejtësisht Aronit. 10 Aronin e bijtë e tij caktoji që të shërbejnë si priftërinj. Kushdo tjetër që afrohet do të vdesë».
11 Zoti foli me Moisiun e i tha: 12 «Sa për mua, ja, i mora levitët nga mesi i izraelitëve në vend të çdo fryti të parë të barkut. Ata më përkasin mua. 13 Mua më përket çdo i parëlindur, sepse kur godita tërë të parëlindurit në tokën e Egjiptit, të parëlindurit në Izrael, si të njerëzve, ashtu edhe të kafshëve, ia kushtova vetes. Prandaj ata më përkasin mua, Zotit».
Regjistrimi i levitëve
14 Zoti foli me Moisiun në shkretëtirën e Sinait e i tha: 15 «Numëro levitët sipas familjeve të etërve e klaneve. Numëro çdo mashkull që është njëmuajsh e sipër». 16 Kështu, Moisiu i numëroi sipas urdhrit që Zoti i kishte dhënë.
17 Këta ishin emrat e bijve të Levit: Gershoni, Kohati e Merari. 18 Këta ishin emrat e bijve të Gershonit sipas klaneve: Libniu e Shimei. 19 Bijtë e Kohatit, sipas klaneve, ishin Amrami, Ichari, Hebroni dhe Uzieli. 20 Bijtë e Merarit, sipas klaneve, ishin, Mahliu e Mushiu. Këto ishin klanet e levitëve sipas familjeve të etërve.
21 Klani i Libniut e i Shimeit rridhnin nga Gershoni. Ato ishin klane gershonite. 22 Regjistri i tyre numëronte shtatë mijë e pesëqind meshkuj njëmuajsh e sipër. 23 Gershonitët fushonin mbrapa tendës, në krahun perëndimor. 24 Prijësi i tyre ishte Eliasafi, biri i Laelit. 25 Në tendën e takimit, ata kujdeseshin për vetë tendën, mbulesën e saj, perden e hyrjes së tendës së takimit, 26 perden e hyrjes së oborrit, pëlhurat e oborrit që rrethojnë tendën e altarin, bashkë me litarët dhe gjithçka tjetër lidhur me to.
27 Klani i Amramit, i Icharit, i Hebronit e i Uzielit rridhnin nga Kohati. Ato ishin klane kohatite 28 dhe numëronin tetë mijë e gjashtëqind meshkuj njëmuajsh e sipër. Ata kujdeseshin për shenjtëroren. 29 Kohatitët fushonin në krahun jugor të tendës. 30 Prijësi i tyre ishte Elicafani, biri i Uzielit. 31 Ata kujdeseshin për arkën, tryezën, shandanin, altarët, tërë enët e shenjtërores që përdoren gjatë shërbesës, velin dhe gjithçka tjetër lidhur me to. 32 Kryeprijësi i levitëve ishte Eleazari, biri i priftit Aron. Ai mbikëqyrte ata që kujdeseshin për shërbesën e shenjtërores.
33 Klani i Mahliut e i Mushiut rridhnin nga Merari. Ato ishin klane merarite. 34 Regjistri i tyre numëronte gjashtë mijë e dyqind meshkuj njëmuajsh e sipër. 35 Prijësi i tyre ishte Curieli, biri i Abihajlit. Ata fushonin në krahun verior të tendës. 36 Meraritët kujdeseshin për dërrasat e tendës bashkë me traversat, shtyllat, bazat, tërë mjetet përkatëse dhe gjithçka tjetër lidhur me to. 37 Ata kujdeseshin edhe për shtyllat përreth oborrit bashkë me bazat, kunjat dhe litarët.
38 Moisiu, Aroni dhe bijë e tij, fushonin para tendës, në lindje të tendës së takimit. Ata kujdeseshin për shërbesën e shenjtërores dhe ruanin izraelitët, sepse kushdo tjetër që afrohej vdiste. 39 Regjistri i tërë levitëve sipas klaneve, që Moisiu përpiloi sipas urdhrit të Zotit, numëronte njëzet e dy mijë meshkuj njëmuajsh e sipër.
Të parëlindurit
40 Zoti i tha Moisiut: «Numëro çdo të parëlindur mashkull të izraelitëve që është njëmuajsh e sipër dhe llogarit numrin e tyre. 41 M'i kushto mua, Zotit, levitët bashkë me kafshët e tyre në vend të të parëlindurve të izraelitëve e të të parëlindurve të kafshëve të tyre». 42 Kështu, Moisiu i numëroi tërë të parëlindurit e izraelitëve ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti. 43 Numri i tërë të parëlindurve meshkuj të shënuar me emër, njëmuajsh e sipër, u llogarit njëzet e dy mijë e dyqind e shtatëdhjetë e tre.
44 Zoti i tha Moisiut: 45 «Kushtoi levitët në vend të të parëlindurve të izraelitëve dhe kafshët e tyre në vend të kafshëve të izraelitëve. Levitët më përkasin mua, Zotit. 46 Ndërsa për shpagimin e dyqind e shtatëdhjetë e tre të parëlindurve të izraelitëve, që janë më shumë se levitët, 47 merr për kokë pesë sikla argjendi që është e barabartë me gjashtëdhjetë gramë sipas peshës së shenjtërores. 48 Argjendin e mbledhur nga shpagimi jepja Aronit e bijve të tij».
49 Kështu, Moisiu e mblodhi argjendin e shpagimit nga personat që ishin mbi numrin e të shpaguarve nga levitët. 50 Nga të parëlindurit e izraelitëve mori një mijë e treqind e pesëdhjetë e pesë sikla argjendi, sipas peshës së shenjtërores. 51 Pastaj ia dha Aronit e bijve të tij sipas kërkesës së Zotit, siç e kishte urdhëruar ai.