1 et surrexit Eliasib sacerdos magnus et fratres eius sacerdotes
et aedificaverunt portam Gregis
ipsi sanctificaverunt eam
et statuerunt valvas eius
et usque ad turrem centum cubitorum sanctificaverunt eam
usque ad turrem Ananehel
2 et iuxta eum aedificaverunt viri Hiericho
et iuxta eum aedificavit Zecchur filius Amri
3 portam autem Piscium aedificaverunt filii Asanaa
ipsi texerunt eam et statuerunt valvas eius et seras et vectes
et iuxta eos aedificavit Marimuth filius Uriae filii Accus
4 et iuxta eos aedificavit Mosollam filius
Barachiae filii Mesezebel
et iuxta eos aedificavit Sadoc filius Baana
5 et iuxta eos aedificaverunt Thecueni
optimates autem eorum non subposuerunt colla sua in opere Domini sui
6 et portam Veterem aedificaverunt Ioiada filius Fasea
et Mosollam filius Besodia
ipsi texerunt eam et statuerunt valvas eius et seras et vectes
7 et iuxta eos aedificavit Meletias Gabaonites
et Iadon Meronathites
viri de Gabaon et Maspha
pro duce qui erat in regione trans Flumen
8 et iuxta eum aedificavit Ezihel filius Araia aurifex
et iuxta eum aedificavit Anania filius pigmentarii
et dimiserunt Hierusalem usque ad murum plateae latioris
9 et iuxta eum aedificavit Rafaia filius Ahur princeps vici
Hierusalem
10 et iuxta eos aedificavit Ieiada filius Aromath contra domum
suam
et iuxta eum aedificavit Attus filius Asebeniae
11 mediam partem vici aedificavit Melchias filius Erem
et Asub filius Phaethmoab
et turrem Furnorum
12 iuxta eum aedificavit Sellum filius Alloes
princeps mediae partis vici Hierusalem
ipse et filiae eius
13 et portam Vallis aedificavit Anun et habitatores Zanoe
ipsi aedificaverunt eam
et statuerunt valvas eius et seras et vectes
et mille cubitos in muro usque ad portam Sterquilinii
14 et portam Sterquilinii aedificavit Melchias filius Rechab
princeps vici Bethaccharem
ipse aedificavit eam et statuit valvas eius et seras et vectes
15 et portam Fontis aedificavit Sellum filius
Choloozai
princeps pagi Maspha
ipse aedificavit eam et texit et statuit valvas eius et seras et vectes
et muros piscinae Siloae in hortum regis
et usque ad gradus qui descendunt de civitate David
16 post eum aedificavit Neemias filius Azboc
princeps dimidiae partis vici Bethsur
usque contra sepulchra David
et usque ad piscinam quae grandi opere constructa est
et usque ad domum Fortium
17 post eum aedificaverunt Levitae Reum filius Benni
post eum aedificavit Asebias princeps dimidiae partis vici Ceilae in
vico suo
18 post eum aedificaverunt fratres eorum
Behui filius Enadad princeps dimidiae partis Ceila
19 et aedificavit iuxta eum Azer filius Iosue princeps Maspha
mensuram secundam contra ascensum firmissimi anguli
20 post eum in monte aedificavit Baruch filius Zacchai
mensuram secundam
ab angulo usque ad portam domus Eliasib sacerdotis magni
21 post eum aedificavit Meremuth filius Uriae filii Accus
mensuram secundam a porta domus Eliasib
donec extenderetur domus Eliasib
22 et post eum aedificaverunt sacerdotes viri de campestribus Iordanis
23 post eum aedificavit Beniamin et Asub contra domum suam
et post eum aedificavit Azarias filius Maasiae filii Ananiae
contra domum suam
24 post eum aedificavit Bennui filius Enadda mensuram secundam
a domo Azariae usque ad flexuram et usque ad angulum
25 Falel filius Ozi contra flexuram et turrem
quae eminet de domo regis excelsa id est in atrio carceris
post eum Phadaia filius Pheros
26 Nathinnei autem habitabant in Ofel
usque contra portam Aquarum ad orientem
et turrem quae prominebat
27 post eum aedificaverunt Thecueni mensuram secundam e regione
a turre magna et eminenti usque ad murum templi
28 sursum autem a porta Equorum aedificaverunt sacerdotes
unusquisque contra domum suam
29 post eos aedificavit Seddo filius Emmer contra domum suam
et post eum aedificavit Semeia filius Secheniae custos portae orientalis
30 post eum aedificavit Anania filius Selemiae
et Anon filius Selo sextus mensuram secundam
post eum aedificavit Mosollam filius Barachiae
contra gazofilacium suum
post eum aedificavit Melchias filius aurificis
usque ad domum Nathinneorum et scruta vendentium
contra portam Iudicialem et usque ad cenaculum Anguli
31 et inter cenaculum Anguli in porta Gregis
aedificaverunt artifices et negotiatores
Rindërtimi i mureve të Jerusalemit
1 Kryeprifti Eliashib dhe vëllezërit e tij priftërinj ndërtuan Portën e Deleve, e kushtuan dhe i vunë kanatet. E kushtuan deri te Kulla e të Njëqindve dhe deri te Kulla e Hananelit. 2 Pranë tij ndërtuan burrat e Jerikosë e pranë tyre ndërtoi Zakuri, biri i Imriut.
3 Portën e Peshqve e ndërtuan bijtë e Senahut. Ata i bënë shtalkat dhe i vunë kanatet, menteshat e shulat. 4 Pranë tyre bëri meremetime Meremoti, biri i Urjahut, të birit të Hakocit. Edhe Meshulami, biri i Berekjahut, të birit të Meshezabelit bëri meremetime pranë tyre, sikurse edhe Cadoku, biri i Banahut. 5 Aty pranë bënë meremetime tekoitët, por fisnikët e tyre nuk iu nënshtruan urdhrave të zotërve të vet.
6 Portën e Jeshanahut e meremetuan Jojadai, biri i Paseahut, dhe Mëshulami, biri i Besodjahut. Ata i bënë shtalkat dhe i vunë menteshat, kanatet e shulat. 7 Pranë tyre bënë meremetime Melatjah Gibeoniti e Jadon Meronotiti, prej Gibeonit e prej Micpahut. Këta ishin nën pushtetin e qeveritarit të tejlumit; 8 pranë tyre bëri meremetime Uzieli, biri i arpunuesit Harhajah; pranë tij bëri meremetime Hananiahu, biri i prodhuesve të vajrave erëmirë. Këta e rindërtuan Jerusalemin deri te Muri i Gjerë; 9 pranë tyre bëri meremetime Refajahu, biri i Hurit, kreut të gjysmës së rrethit të Jerusalemit; 10 pranë tyre, përballë shtëpisë së vet, bëri meremetime Jedajahu, biri i Harumafit; pranë këtij bëri meremetime Hatushi, biri i Hashabenjahut. 11 Malkjahu, biri i Harimit, dhe Hashubi, biri i Pahat Moabit, meremetuan pjesën e dytë dhe Kullën e Furrave; 12 pranë tyre bëri meremetime Shalumi, biri i Haloheshit, kreu i gjysmës së rrethit të Jerusalemit, bashkë me të bijat.
13 Portën e Luginës e meremetoi Hanuni me banorët e Zanoahut. Ata e ndërtuan dhe i vunë kanatet, menteshat e shulat. Ndërtuan edhe një mijë kute mur, deri te Porta e Hedhurinave.
14 Portën e Hedhurinave e meremetoi Malkjahu, biri i Rekabit, kreut të rrethit të Betkeremit. Ai e ndërtoi dhe i vuri kanatet, menteshat e shulat.
15 Portën e Gurrës e meremetoi Shaluni, biri i Kolhozehut, kreut të rrethit të Micpahut. Ai e ndërtoi, e mbuloi dhe i vuri kanatet, menteshat e shulat. Ndreqi edhe murin e Hurdhës së Shelahut, te Kopshti i Mbretit, deri te shkallët që zbresin nga qyteti i Davidit. 16 Më tej, Nehemia, biri i Azbukut, kreut të gjysmës së rrethit të Betcurit, bëri meremetime deri kundruall Varrezave të Davidit, deri te Hurdha e Sajuar dhe te Shtëpia e Trimave. 17 Përtej tij bënë meremetime levitët: Rehumi, biri i Baniut, pranë të cilit punoi Hashabiahu, kreu i gjysmës së rrethit të Kejlahut, për rrethin e vet. 18 Më tej, bënë meremetime vëllezërit e tyre: Bavai, biri i Henadadit, kreut të gjysmës së rrethit të Kejlahut, 19 pranë të cilit Ezeri, biri i Jeshuait, kreut të Micpahut, meremetoi pjesën e dytë, kundruall malores së armatimeve, te qoshja. 20 Përtej tij, Baruku, biri i Zabait, meremetoi me zell pjesën e dytë, nga qoshja te hyrja e shtëpisë së kryepriftit Eliashib. 21 Përtej tij, Meremoti, biri i Urjahut, të birit të Hakocit, meremetoi pjesën tjetër, nga hyrja e shtëpisë së Eliashibit deri ku përfundon shtëpia e Eliashibit.
22 Përtej tij bënë meremetime priftërinjtë, burrat prej rrethinave. 23 Përtej tyre, kundruall shtëpisë së vet, bënë meremetime Benjamini e Hashubi; përtej tyre, pranë shtëpisë së vet, bëri meremetime Azarjahu, biri i Masejahut, të birit të Ananjahut; 24 përtej tij, Binui, biri i Henadadit, meremetoi pjesën tjetër, nga shtëpia e Azarjahut deri te qoshja e deri te kthesa; 25 Palali, biri i Uzait, bëri meremetimet kundruall qoshes dhe kullës që spikat përmbi shtëpinë e mbretit te tremja e rojës; përtej tij, Pedajahu, biri i Faroshit, 26 dhe shërbestarët e tempullit, që banojnë në Ofel, bënë meremetime deri kundruall Portës së Ujit, në lindje të Kullës Spikatëse; 27 përtej tij, tekoitët meremetuan pjesën tjetër kundruall kullës së madhe që spikaste deri te Muri i Ofelit.
28 Mbi Portën e Kuajve bënë meremetime priftërinjtë, secili kundruall shtëpisë së vet; 29 përtej tyre bëri meremetime Cadoku, biri i Imerit, kundruall shtëpisë së vet; përtej tij bëri meremetime Shemajahu, biri i Shekanjahut, rojtari i Portës së Lindjes; 30 përtej tij, Hananiahu, biri i Shelemiahut, dhe Hanuni, biri i gjashtë i Calafit, meremetuan pjesën tjetër; përtej tyre Meshulami, biri i Berekjahut, bëri meremetime kundruall banesës së vet; 31 përtej tij, Malkjahu, njëri prej arpunuesve, bëri meremetime deri te shtëpia e shërbestarëve të tempullit dhe e tregtarëve, kundruall Portës së Vendtakimit e deri te dhoma e epërme e qoshes. 32 Ndërmjet dhomës së epërme të qoshes dhe Portës së Deleve bënë meremetime arpunuesit e tregtarët.
Zemërimi i kundërshtarëve
33 Kur Sanbalati dëgjoi se po ndërtonim murin, u zemërua, u tërbua, i vuri në lojë judenjtë 34 dhe tha para vëllezërve të vet e ushtrisë së Samarisë: «Çfarë kanë ndër mend të bëjnë këta judenj mjeranë? Duan ta përfundojnë? Duan të bëjnë kushtime? Duan ta mbarojnë brenda ditës? Duan të ngjallin prej pirgut të hirit gurët e djegur?». 35 Tobi Amoniti, që ishte pranë tij, tha: «Le ta ndërtojnë, por edhe një dhelpër po të ngjitet sipër, do ta shembë murin e tyre prej guri».
36 Dëgjo, o Perëndia ynë, se u përçmuam! U rëntë kokës qesëndia e tyre e jepi ata si plaçkë në ndonjë vend skllavërimi! 37 Mos e mbulo fajin e tyre e mos t'u heqtë sysh mëkati i tyre, sepse ata i ngucën ndërtuesit.
38 Ne e rindërtuam murin. Muri ishte i lidhur mirë deri në gjysmë dhe populli e pati për zemër punën.