1 signatores autem fuerunt
Neemias Athersatha filius Achelai et Sedecias
2 Saraias Azarias Hieremias
3 Phessur Amaria Melchia
4 Attus Sebenia
Melluc
5 Arem Mermuth Obdias
6 Danihel Genton
Baruch
7 Mosollam Abia Miamin
8 Mazia
Belga Semaia hii sacerdotes
9 porro Levitae Iosue filius Azaniae
Bennui de filiis Enadad Cedmihel
10 et fratres eorum
Sechenia Odevia Celita Phalaia Anan
11 Micha Roob Asebia
12 Zacchur Serebia
Sabania
13 Odia Bani Baninu
14 capita populi Pheros Phaethmoab Helam Zethu Bani
15 Bonni Azgad Bebai
16 Adonia Beggoai Adin
17 Ater Ezechia Azur
18 Odevia Asum Besai
19 Ares Anathoth Nebai
20 Mecphia Mosollam
Azir
21 Mesizabel Sadoc Ieddua
22 Felthia Anan
Ania
23 Osee Anania Asub
24 Aloes Phaleam
Sobec
25 Reum Asebna
Madsia
26 et Haia Hanam
Anan
27 Melluc Arem Baana
28 et reliqui de populo
sacerdotes Levitae ianitores et cantores
Nathinnei et omnes qui se separaverunt de populis terrarum ad legem Dei
uxores eorum filii eorum et filiae eorum
29 omnis qui poterat sapere
spondentes pro fratribus suis
optimates eorum et qui veniebant ad pollicendum et iurandum
ut ambularent in lege Dei quam dederat in manu Mosi servi Dei
ut facerent et custodirent universa mandata Domini Dei nostri
et iudicia eius et caerimonias eius
30 et ut non daremus filias nostras populo terrae
et filias eorum non acciperemus filiis
nostris
31 populi quoque terrae qui inportant venalia et omnia ad usum
per diem sabbati ut vendant
non accipiemus ab eis in sabbato et in die sanctificata
et dimittemus annum septimum et exactionem universae manus
32 et statuemus super nos praecepta
ut demus tertiam partem sicli per annum
ad opus domus Dei nostri
33 ad panes propositionis et ad sacrificium sempiternum
et in holocaustum sempiternum
in sabbatis in kalendis in sollemnitatibus et in sanctificatis
et pro peccato ut exoretur pro Israhel
et in omnem usum domus Dei nostri
34 sortes ergo misimus super oblatione
lignorum
inter sacerdotes et Levitas et populos
ut inferrentur in domum Dei nostri
per domos patrum nostrorum
per tempora a temporibus anni usque ad annum
ut arderent super altare Domini Dei nostri
sicut scriptum est in lege Mosi
35 et ut adferremus primogenita terrae nostrae
et primitiva universi fructus omnis ligni
ab anno in annum in domo Domini
36 et primitiva filiorum nostrorum et pecorum nostrorum
sicut scriptum est in lege
et primitiva boum nostrorum et ovium nostrarum
ut offerrentur in domo Dei nostri
sacerdotibus qui ministrant in domo Dei nostri
37 et primitias ciborum nostrorum et libaminum nostrorum
et poma omnis ligni vindemiae quoque et olei
adferemus sacerdotibus ad gazofilacium Dei nostri
et decimam partem terrae nostrae Levitis
ipsi Levitae decimas accipient
ex omnibus civitatibus operum nostrorum
38 erit autem sacerdos filius Aaron cum Levitis in decimis Levitarum
et Levitae offerent decimam partem decimae suae
in domum Dei nostri ad gazofilacium in domo thesauri
39 ad gazofilacium enim deportabunt filii Israhel et filii
Levi
primitias frumenti vini et olei
et ibi erunt vasa sanctificata
et sacerdotes et cantores et ianitores et ministri
et non dimittemus domum Dei nostri
1 «Për shkak të gjithë këtyre gjërave, ne po zotohemi me shkrim që mban vulën e prijësve, levitëve e priftërinjve tanë».
2 Në shkrimin e vulosur gjenden këta emra: qeveritari Nehemia, biri i Hakaliahut, Sedekia, 3 Serajahu, Azarjahu, Jeremia, 4 Pashhuri, Amarjahu, Malkjahu, 5 Hatushi, Shebanjahu, Maluku, 6 Harimi, Meremoti, Abdia, 7 Danieli, Ginetoni, Baruku, 8 Meshulami, Abijahu, Mijamini, 9 Mazjahu, Bilgai dhe Shemajahu. Këta janë priftërinjtë.
10 Ndërsa levitët janë: Jozuehu, biri i Azanjahut, Binui, njëri prej bijve të Henadadit, Kadmieli, 11 bashkë me vëllezërit e tyre Shebanjahu, Hodiahu, Kelitai, Pelajahu, Hanani, 12 Mikai, Rehobi, Hashabiahu, 13 Zakuri, Sherebiahu, Shebanjahu, 14 Hodiahu, Baniu e Beninui.
15 Krerët e popullit janë: Faroshi, Pahat Moabi, Elami, Zatui, Baniu, 16 Buniu, Azgadi, Bebai, 17 Adonjahu, Bigvai, Adini, 18 Ateri, Ezekia, Azuri, 19 Hodiahu, Hashumi, Becai, 20 Harifi, Anatoti, Nobai, 21 Magpiashi, Meshulami, Heziri, 22 Meshezabeli, Cadoku, Jaduai, 23 Pelatiahu, Hanani, Anajahu, 24 Hosea, Hananiahu, Hashubi, 25 Haloheshi, Pilhai, Shobeku, 26 Rehumi, Hashabnahu, Masejahu, 27 Ahijahu, Hanani, Ananiu, 28 Maluku, Harimi e Banahu.
29 Pjesa tjetër e popullit, priftërinjtë, levitët, derëtarët, këngëtarët, shërbestarët e tempullit dhe të gjithë ata që ishin ndarë nga popujt e botës për të përqafuar ligjin e Perëndisë, bashkë me gratë, bijtë e bijat e tyre, të gjithë ata që mund të merrnin vesh e të kuptonin 30 u bashkuan me vëllezërit e fisnikët dhe bënë gjëmë e be për të jetuar sipas ligjit të Perëndisë, që ishte dhënë përmes Moisiut, shërbëtorit të Perëndisë, për të mbajtur e për të zbatuar të gjitha urdhërimet e Zotit, Zotit tonë, si edhe vendimet e rregullat e tij, 31 domethënë: të mos ua japim bijat tona popujve të vendeve të tjera e të mos i marrim bijat e tyre për bijtë tanë; 32 nëse popujt e vendeve të tjera sjellin mall apo grurë për të shitur ditën e shtunë, të mos ua blejmë as të shtunën, as në ditë të shenjtë. Të mos mbledhim as prodhimet e përfitimet e vitit të shtatë. 33 Marrim përsipër detyrimin për të dhënë çdo vit një të tretën e siklës për shërbesën në tempullin e Perëndisë tonë: 34 për bukën e paraqitjes, për flinë e drithit e për flinë e shkrumbimit, që kushtohen përherë, për flinë e të shtunave, të hënave të reja e të festave, për kushtimet e shenjta, për kushtimin e shlyerjes së mëkateve të Izraelit dhe për të gjitha punimet e tempullit të Perëndisë tonë. 35 Hodhëm short mes priftërinjve, levitëve e popullit, për të sjellë drutë e flive në tempullin e Perëndisë tonë vit për vit në kohën e caktuar për secilën shtëpi të etërve tanë, që të digjet mbi altarin e Zotit, Perëndisë tonë, siç është shkruar në ligj. 36 Do të sjellim çdo vit në tempullin e Zotit frytet e para të tokës sonë dhe çdo fryt të parë të çdo peme, 37 si edhe të parëlindurit e bijve tanë e të bagëtive tona, siç është shkruar në ligj, por edhe të parëlindurit e tufave e grigjave tona do t'i paraqesim në tempullin e Perëndisë tonë, te priftërinjtë që shërbejnë në tempullin e Perëndisë tonë. 38 Do t'u sjellim priftërinjve, në qilarët e tempullit të Perëndisë tonë, edhe brumin më të mirë, bashkë me dhuratat e me frytet e çdo peme, me verën e re e me vajin e ri, ndërsa levitëve do t'u japim një të dhjetën e prodhimit të tokës sonë. Levitët do t'i mbledhin vetë të dhjetat në të gjitha tokat e punuara nga ne. 39 Prifti, pasardhësi i Aronit, do të jetë me levitët, kur levitët të mbledhin të dhjetat. Pastaj levitët do të sjellin një të dhjetën e të dhjetave në shtëpinë e Perëndisë sonë, në qilarët e thesarit të tempullit, 40 sepse në ato qilarë bijtë e Izraelit e bijtë e levitëve do të sjellin kushtimin e grurit, të verës së re e të vajit të ri. Aty gjenden edhe enët e shenjtërores, si edhe priftërinjtë, që shërbejnë, bashkë me derëtarët e këngëtarët. Prandaj nuk do ta lëmë pas dore tempullin e Perëndisë tonë.