1 et in novissimo dierum erit mons domus Domini
praeparatus in vertice montium et sublimis super colles
et fluent ad eum populi
2 et properabunt gentes multae et dicent
venite ascendamus ad montem Domini et ad domum Dei Iacob
et docebit nos de viis suis et ibimus in semitis eius
quia de Sion egredietur lex et verbum Domini de Hierusalem
3 et iudicabit inter populos multos
et corripiet gentes fortes usque in longinquum
et concident gladios suos in vomeres et hastas suas in ligones
non sumet gens adversus gentem gladium
et non discent ultra belligerare
4 et sedebit vir subtus vineam suam et
subtus ficum suam
et non erit qui deterreat
quia os Domini exercituum locutum est
5 quia omnes populi ambulabunt unusquisque in nomine dei sui
nos autem ambulabimus in nomine Domini Dei nostri
in aeternum et ultra
6 in die illa dicit Dominus congregabo claudicantem
et eam quam eieceram colligam et quam adflixeram
7 et ponam claudicantem in reliquias
et eam quae laboraverat in gentem robustam
et regnabit Dominus super eos in monte Sion
ex hoc nunc et usque in aeternum
8 et tu turris Gregis nebulosa filiae Sion
usque ad te veniet
et veniet potestas prima regnum filiae Hierusalem
9 nunc quare maerore contraheris
numquid rex non est tibi aut consiliarius tuus periit
quia conprehendit te dolor sicut parturientem
10 dole et satage filia Sion quasi parturiens
quia nunc egredieris de civitate et habitabis in regione
et venies usque ad Babylonem
ibi liberaberis ibi redimet te Dominus de manu inimicorum tuorum
11 et nunc congregatae sunt super te gentes multae
quae dicunt lapidetur et aspiciat in Sion oculus noster
12 ipsi autem non cognoverunt cogitationes Domini
et non intellexerunt consilium eius
quia congregavit eos quasi faenum areae
13 surge et tritura filia Sion quia cornu tuum ponam ferreum
et ungulas tuas ponam aereas et comminues populos multos
et interficiam Domino rapinas eorum
et fortitudinem eorum Domino universae terrae
Mali i Zotit
1 «Në ditët që do të vijnë,
mali i shtëpisë së Zotit do të ngrihet mbi majat e maleve,
do të lartësohet përmbi kodra
e popujt atje do të vërshojnë.
2 Shumë kombe do të shkojnë e do të thonë:
ejani të shkojmë te mali i Zotit,
te shtëpia e Perëndisë së Jakobit.
Ai do të na mësojë rrugët e tij,
që të ecim udhëve të tij,
se prej Sionit do të dalë ligji,
prej Jerusalemit fjala e Zotit.
3 Ai do të bëjë gjyq mes shumë popujve,
do të japë vendime që larg për kombe të fuqishme.
E ata, shpatat do t'i farkëtojnë për plugje,
heshtat e tyre për drapërinj.
Kombet s'do ta nxjerrin shpatën kundër njëri-tjetrit,
për luftë nuk do të stërviten më.
4 Secili do të ulet nën hardhinë e vet,
nën fik, e s'do të ketë frikë,
se Zoti i ushtrive foli me gojën e vet.
5 Çdo popull ndjek perëndinë e tij,
ndërsa ne ndjekim Zotin, Perëndinë tonë,
përjetë e përgjithmonë.
6 Atë ditë, kumton Zoti,
do t'i mbledh të çalët e të zbuarit.
Edhe ata që ndëshkova,
tok do t'i mbledh.
7 Me të çalët do të përftoj tepricën,
të zbuarit do t'i bëj komb të fuqishëm
e Zoti, në malin Sion,
do të mbretërojë mes tyre, tani e përjetë.
8 Te ti, o kulla e grigjës,
o kodra e bijës së Sionit,
te ti do të mbërrijë zotërimi i dikurshëm,
mbretëria e bijës së Jerusalemit.
9 Përse, pra, lëshon klithma?
A nuk paska mbret te ti,
a paska marrë fund këshilltari yt,
që dhimbjet si ato të lindjes të zënkan kështu?
10 Rënko e këlthit, si gruaja që lind, o bija e Sionit,
se nga qyteti do të ikësh
e në fusha do të banosh.
Në Babiloni do të ikësh
e atje do të shpëtosh.
Atje Zoti do të të shpengojë
nga dora e armikut tënd.
11 Tani, shumë kombe janë mbledhur kundër teje
e thonë: të poshtërohet Sioni! Të kënaqemi duke e parë!
12 Ata nuk i dinë shestimet e Zotit,
nuk i kuptojnë synimet e tij,
se ai i ka mbledhur,
porsi duaj në lëmë.
13 Ngrihu e shij, o bija e Sionit,
bririn do të ta bëj të hekurt,
thundrat e tua prej bronzi,
shumë kombe të dërrmosh.
Zotit do t'ia kushtosh fitimet e tyre,
Zotit të mbarë tokës, pasuritë e tyre.
14 Tani, mblidhi trupat , o bijë e çetave,
se jemi të rrethuar,
me skeptër e godasin në fytyrë,
gjykatësin e Izraelit».