1 Una autem sabbati valde diluculo venerunt ad monumentum
portantes quae paraverant aromata
2 et invenerunt lapidem revolutum a monumento
3 et ingressae non invenerunt corpus Domini Iesu
4 et factum est dum mente consternatae essent de isto
ecce duo viri steterunt secus illas in veste
fulgenti
5 Cum timerent autem et declinarent vultum in terram
dixerunt ad illas quid quaeritis viventem cum mortuis
6 non est hic sed surrexit
recordamini qualiter locutus est vobis
cum adhuc in Galilaea esset
7 dicens
quia oportet Filium hominis tradi in manus hominum peccatorum
et crucifigi et die tertia resurgere
8 et recordatae sunt verborum eius
9 Et regressae a monumento
nuntiaverunt haec omnia illis undecim et ceteris omnibus
10 Erat autem Maria Magdalene et Iohanna et Maria Iacobi
et ceterae quae cum eis erant
quae dicebant ad apostolos haec
11 et visa sunt ante illos sicut deliramentum verba ista
et non credebant illis
12 Petrus autem surgens cucurrit ad monumentum
et procumbens videt linteamina sola posita
et abiit secum mirans quod factum fuerat
13 et ecce duo ex illis ibant ipsa die in castellum
quod erat in spatio stadiorum sexaginta ab Hierusalem
nomine Emmaus
14 et ipsi loquebantur ad invicem de his omnibus quae acciderant
15 et factum est dum fabularentur et secum quaererent
et ipse Iesus adpropinquans ibat cum illis
16 oculi autem illorum tenebantur ne eum agnoscerent
17 et ait ad illos
qui sunt hii sermones quos confertis ad invicem ambulantes
et estis tristes
18 et respondens unus cui nomen Cleopas dixit ei
tu solus peregrinus es in Hierusalem
et non cognovisti quae facta sunt in illa his diebus
19 quibus ille dixit quae
et dixerunt de Iesu Nazareno qui fuit vir propheta
potens in opere et sermone coram Deo et omni populo
20 et quomodo eum tradiderunt summi sacerdotum
et principes nostri in damnationem mortis
et crucifixerunt eum
21 nos autem sperabamus quia ipse esset redempturus Israhel
et nunc super haec omnia tertia dies hodie
quod haec facta sunt
22 sed et mulieres quaedam ex nostris terruerunt nos
quae ante lucem fuerunt ad monumentum
23 et non invento corpore eius venerunt dicentes
se etiam visionem angelorum vidisse qui dicunt eum vivere
24 et abierunt quidam ex nostris ad monumentum
et ita invenerunt sicut mulieres dixerunt
ipsum vero non viderunt
25 et ipse dixit ad eos o stulti et tardi corde ad credendum
in omnibus quae locuti sunt prophetae
26 nonne haec oportuit pati Christum et ita intrare in gloriam suam
27 et incipiens a Mose et omnibus prophetis
interpretabatur illis in omnibus scripturis quae de ipso erant
28 et adpropinquaverunt castello quo ibant
et ipse se finxit longius ire
29 et coegerunt illum dicentes mane nobiscum
quoniam advesperascit et inclinata est iam dies
et intravit cum illis
30 et factum est dum recumberet cum illis
accepit panem et benedixit ac fregit et porrigebat illis
31 et aperti sunt oculi eorum et cognoverunt eum
et ipse evanuit ex oculis eorum
32 et dixerunt ad invicem
nonne cor nostrum ardens erat in nobis
dum loqueretur in via et aperiret nobis scripturas
33 et surgentes eadem hora regressi sunt in Hierusalem
et invenerunt congregatos undecim
et eos qui cum ipsis erant
34 dicentes
quod surrexit Dominus vere et apparuit Simoni
35 et ipsi narrabant quae gesta erant in via
et quomodo cognoverunt eum in fractione panis
36 Dum haec autem loquuntur
Iesus stetit in medio eorum et dicit eis
pax vobis ego sum nolite timere
37 conturbati vero et conterriti existimabant se spiritum videre
38 et dixit eis
quid turbati estis et cogitationes ascendunt in corda vestra
39 videte manus meas et pedes quia ipse ego sum
palpate et videte quia spiritus carnem et ossa non habet
sicut me videtis habere
40 et cum hoc dixisset ostendit eis manus et pedes
41 Adhuc autem illis non credentibus et mirantibus prae gaudio
dixit habetis hic aliquid quod manducetur
42 at illi obtulerunt ei partem piscis assi et favum mellis
43 et cum manducasset coram eis sumens reliquias dedit eis
44 Et dixit ad eos
haec sunt verba quae locutus sum ad vos
cum adhuc essem vobiscum
quoniam necesse est impleri omnia
quae scripta sunt in lege Mosi et prophetis et psalmis de me
45 tunc aperuit illis sensum ut intellegerent scripturas
46 et dixit eis quoniam sic scriptum est
et sic oportebat Christum pati
et resurgere a mortuis die tertia
47 et praedicari in nomine eius paenitentiam et remissionem peccatorum in
omnes gentes
incipientibus ab Hierosolyma
48 vos autem estis testes horum
49 et ego mitto promissum Patris mei in vos
vos autem sedete in civitate
quoadusque induamini virtutem ex alto
50 eduxit autem eos foras in Bethaniam
et elevatis manibus suis benedixit eis
51 et factum est dum benediceret illis recessit ab eis
et ferebatur in caelum
52 et ipsi adorantes regressi sunt in Hierusalem cum gaudio magno
53 et erant semper in templo
laudantes et benedicentes Deum amen
EXPLICIT EVANGELIUM SECUNDUM LUCAM
1 Ditën e parë pas së shtunës, herët në mëngjes, gratë erdhën te varri me vajrat erëmirë që kishin përgatitur. 2 Ato e gjetën gurin të rrokullisur nga varri, 3 u futën brenda, por nuk e gjetën trupin e Zotit Jezu. 4 Ndërsa ishin të hutuara nga kjo gjë, papritur u shfaqën përbri tyre dy burra me rroba vezulluese. 5 Gratë i zuri frika e ranë me fytyrë përdhe, por burrat u thanë: «Përse e kërkoni të gjallin ndër të vdekurit? Ai nuk është këtu. Është ngjallur. 6 Kujtohuni se çfarë ju tha kur ishte në Galile, 7 sesi Biri i njeriut duhej t'u dorëzohej mëkatarëve, të kryqëzohej e të tretën ditë të ngjallej». 8 Ato kujtuan fjalët e tij 9 dhe kur u kthyen nga varri, u treguan gjithçka të njëmbëdhjetëve e të gjithë të tjerëve. 10 Ishin Maria Magdalena, Joana, Maria nëna e Jakobit dhe gratë e tjera që rrinin me to. Ato ua treguan këto gjëra apostujve, 11 por atyre iu dukën të pakuptimta këto fjalë e nuk u besuan.
12 Megjithatë Pjetri u ngrit e vrapoi te varri. U përkul e shikoi brenda. Ai pa vetëm pëlhurat e u kthye në shtëpi i mrekulluar për çfarë kishte ndodhur.
Rrugës për Emaus
(Mk 16.12-13)
13 Në të njëjtën ditë, dy prej tyre po shkonin në një fshat me emrin Emaus që është rreth njëmbëdhjetë kilometra nga Jerusalemi. 14 Ata po flisnin me njëri-tjetrin rreth të gjitha gjërave që kishin ndodhur. 15 Ndërsa flisnin e bisedonin, Jezui iu afrua dhe eci bashkë me ta, 16 por diçka i pengonte ta njihnin. 17 Ai u tha: «Për çfarë po bisedonit me njëri-tjetrin duke ecur?». Ata u ndalën të trishtuar. 18 Atëherë njëri prej tyre, që quhej Kleopa, iu përgjigj: «A je ti i vetmi i huaj në Jerusalem që nuk e di çfarë ka ndodhur aty këto ditë?». 19 Ai i pyeti: «Çfarë?». Ata i thanë: «Gjërat rreth Jezuit të Nazaretit që ishte profet i fuqishëm me vepra e me fjalë para Perëndisë e para gjithë njerëzve 20 dhe sesi kryepriftërinjtë dhe krerët tanë e dorëzuan që të dënohej me vdekje dhe e kryqëzuan. 21 Ne shpresonim se ai do ta shpengonte Izraelin, por u bënë tri ditë që kur kanë ndodhur këto gjëra. 22 Disa gra nga grupi ynë na kanë çuditur. Ato ishin sot në mëngjes herët te varri 23 dhe, pasi nuk e gjetën aty trupin e tij, erdhën e na thanë se u janë shfaqur engjëj që u kanë thënë se ai është gjallë. 24 Disa nga ata që ishin me ne shkuan te varri dhe e gjetën ashtu siç u kishin thënë gratë, por atë nuk e panë».
25 Atëherë ai u tha: «O të pamend e të ngadaltë për të besuar çfarë kanë thënë të gjithë profetët! 26 A nuk duhej që Krishti të vuante këto gjëra e pastaj të hynte në lavdinë e tij?». 27 Pastaj ai u shtjelloi të gjitha Shkrimet që flisnin për të, duke filluar nga Moisiu deri te të gjithë profetët.
28 Kur iu afruan fshatit ku po shkonin, Jezui eci përpara, sikur donte të vazhdonte, 29 por ata iu lutën shumë e i thanë: «Rri me ne, se po vjen mbrëmja e dita gati mbaroi». Atëherë ai shkoi e ndenji me ta. 30 Kur ishte në tryezë me ta, mori bukën, tha lutjen e bekimit, e theu e ua dha atyre. 31 Atëherë atyre iu hapën sytë dhe e njohën, por ai u zhduk prej tyre. 32 Ata i thanë njëri-tjetrit: «A nuk na digjte zemra kur na fliste gjatë udhës e kur na çelte Shkrimet?». 33 Në atë çast u ngritën e shkuan në Jerusalem, ku gjetën të njëmbëdhjetët e të tjerët që ishin me ta e që po rrinin së bashku. 34 Ata thoshin: «Zoti është ngjallur me të vërtetë dhe i është shfaqur Simonit». 35 Atëherë dy dishepujt u treguan çfarë kishte ndodhur gjatë udhës dhe sesi u ishte bërë i njohur në thyerjen e bukës.
Jezui u shfaqet dishepujve
(Mt 28.16-20Mk 16.14-18Gjn 20.19-23Vp 1.6-8)
36 Ndërsa po flisnin për këto gjëra, Jezui qëndroi mes tyre e u tha: «Paqja me ju!». 37 Ata u trembën e i zuri frika duke menduar se po shihnin një shpirt. 38 Por ai u tha: «Përse keni frikë e përse lindin dyshime në zemrat tuaja? 39 Shikojini duart e mia e këmbët e mia. Jam unë. Prekmëni e shikoni. Shpirti nuk ka mish e kocka siç shihni se kam unë». 40 Dhe, pasi tha këto, u tregoi duart e këmbët. 41 Ndërsa ata ende nuk po besonin nga gëzimi dhe çuditeshin, Jezui u tha: «A keni ndonjë gjë për të ngrënë?». 42 Ata i dhanë një copë peshk të pjekur . 43 Ai e mori dhe e hëngri në praninë e tyre.
44 Atëherë u tha: «Këto fjalë jua thashë kur isha ende me ju: gjithçka që është shkruar për mua në ligjin e Moisiut, te Profetët e te Psalmet, duhet të përmbushet». 45 Pastaj ua hapi mendjet që të kuptonin Shkrimet 46 e u tha: «Është shkruar se Krishti duhet të vuajë e të ngjallet prej të vdekurve të tretën ditë 47 dhe të gjitha kombeve do t'u shpallet pendimi e falja e mëkateve, duke filluar nga Jerusalemi. 48 Ju jeni dëshmitarët e këtyre gjërave. 49 Ja, unë po ju dërgoj premtimin e Atit tim, prandaj rrini këtu në qytet derisa të visheni me pushtet nga lart».
Ngritja në qiell
(Mk 16.19-20Vp 1.9-11)
50 Pastaj u priu deri në Betani, ngriti duart e i bekoi. 51 Ndërsa po i bekonte, u largua prej tyre e u mor në qiell. 52 Ata e adhuruan e u kthyen me gëzim të madh në Jerusalem 53 ku rrinin pareshtur në tempull dhe bekonin Perëndinë.