1 locutus est Dominus ad Mosen dicens
2 anima quae peccaverit
et contempto Domino negaverit depositum proximo suo
quod fidei eius creditum fuerat
vel vi aliquid extorserit aut calumniam fecerit
3 sive rem perditam invenerit
et infitians insuper peierarit
et quodlibet aliud ex pluribus fecerit
in quibus peccare solent homines
4 convicta delicti reddet
5 omnia
quae per fraudem voluit obtinere integra
et quintam insuper partem domino cui damnum intulerat
6 pro peccato autem suo offeret arietem inmaculatum de grege
et dabit eum sacerdoti iuxta aestimationem mensuramque delicti
7 qui rogabit pro eo coram Domino et dimittetur illi
pro singulis quae faciendo peccaverit
8 locutus est Dominus ad Mosen dicens
9 praecipe Aaron et filiis eius haec est lex holocausti
cremabitur in altari tota nocte usque mane ignis ex eodem altari erit
10 vestietur sacerdos tunica et feminalibus lineis
tolletque cineres quos vorans ignis exusit
et ponens iuxta altare
11 spoliabitur prioribus vestimentis
indutusque aliis efferet eos extra castra
et in loco mundissimo usque ad favillam consumi faciet
12 ignis autem in altari semper ardebit
quem nutriet sacerdos subiciens ligna mane per singulos dies
et inposito holocausto desuper adolebit adipes pacificorum
13 ignis est iste perpetuus qui numquam deficiet in altari
14 haec est lex sacrificii et libamentorum quae offerent filii Aaron
coram Domino et coram altari
15 tollet sacerdos pugillum similae quae conspersa est oleo
et totum tus quod super similam positum est
adolebitque illud in altari
in monumentum odoris suavissimi Domino
16 reliquam autem partem similae comedet Aaron cum filiis suis absque
fermento
et comedet in loco sancto atrii tabernaculi
17 ideo autem non fermentabitur
quia pars eius in Domini offertur incensum
sanctum sanctorum erit sicut pro peccato atque delicto
18 mares tantum stirpis Aaron comedent illud
legitimum ac sempiternum est in generationibus vestris de
sacrificiis Domini
omnis qui tetigerit illa sanctificabitur
19 et locutus est Dominus ad Mosen dicens
20 haec est oblatio Aaron et filiorum eius
quam offerre debent Domino in die unctionis suae
decimam partem oephi offerent similae in sacrificio
sempiterno
medium eius mane et medium vespere
21 quae in sartagine oleo conspersa frigetur
offeret autem eam calidam in odorem suavissimum Domino
22 sacerdos qui patri iure successerit
et tota cremabitur in altari
23 omne enim sacrificium sacerdotum igne consumetur
nec quisquam comedet ex eo
24 locutus est Dominus ad Mosen dicens
25 loquere Aaron et filiis eius ista est lex hostiae pro peccato
in loco ubi offertur holocaustum immolabitur coram Domino
sanctum sanctorum est
26 sacerdos qui offert comedet eam in loco sancto in atrio tabernaculi
27 quicquid tetigerit carnes eius sanctificabitur
si de sanguine illius vestis fuerit aspersa
lavabitur in loco sancto
28 vas autem fictile in quo cocta est confringetur
quod si vas aeneum fuerit defricabitur et lavabitur aqua
29 omnis masculus de genere sacerdotali vescetur carnibus eius
quia sanctum sanctorum est
30 hostia enim quae caeditur pro peccato
cuius sanguis infertur in tabernaculum testimonii
ad expiandum in sanctuario
non comedetur sed conburetur igni
Udhëzime për flitë
1 Zoti i tha Moisiut: 2 «Jepi këtë urdhër Aronit e bijve të tij: ky është udhëzimi për flinë e shkrumbimit: flija e shkrumbimit të vendoset mbi vatrën e zjarrit të altarit gjatë gjithë natës, deri në mëngjes. Zjarri i altarit të mbahet ndezur. 3 Prifti, i veshur me petkun dhe mbathjet prej liri, të mbledhë prej altarit hirin e flisë së shkrumbimit, që ka djegur zjarri, e ta derdhë pranë altarit. 4 Mandej, t'i heqë ato rroba e të veshë të tjera dhe ta çojë hirin jashtë fushimit, në një vend të pastër. 5 Zjarri mbi altar të mbahet ndezur dhe të mos lihet të shuhet. Çdo mëngjes, prifti ta ushqejë me dru, të vendosë mbi të flinë e shkrumbimit e të djegë mbi të dhjamin e flive të paqtimit. 6 Zjarri mbi altar të rrijë përherë ndezur e të mos shuhet.
7 Ky është udhëzimi për flinë e drithit: flinë e drithit e paraqesin para altarit në prani të Zotit bijtë e Aronit. 8 Prifti të marrë një grusht majë mielli prej flisë së drithit, një pjesë të vajit, si dhe të gjithë temjanin e vendosur mbi flinë e drithit e t'i djegë mbi altar si fli erëkëndshme përkujtimi për Zotin. 9 Pjesën e mbetur ta hanë Aroni e bijtë e tij si bukë të ndorme. Ta hanë në vend të shenjtë, në tremen e tendës së takimit. 10 Të mos piqet me tharm, sepse është pjesa që u kam dhënë prej flive të zjarrit. Ajo është shumë e shenjtë, ashtu si flitë për mëkatin dhe flitë për fajin. 11 Prej saj mund të hanë të gjithë pasardhësit meshkuj të Aronit. Ky është rregull i përhershëm për të gjitha breznitë në lidhje me flitë e zjarrit për Zotin. Kush i prek ato, bëhet i shenjtë».
12 Zoti i tha Moisiut: 13 «Ditën që vajosen si priftërinj, Aroni e bijtë e tij të kushtojnë para Zotit tre kilogramë majë mielli si fli drithi të përhershme, gjysmën në mëngjes e gjysmën në darkë. 14 Të përgatitet me vaj në saç, të jetë e rrahur mirë e të paraqitet si fli drithi e thyer në copa, si fli erëkëndshme për Zotin. 15 Kështu do të veprojë edhe kush do të vajoset si prift nga bijtë e tij për ta pasuar. Ky është rregull i përhershëm dhe e gjithë flija do të digjet për Zotin. 16 Çdo fli drithi e kushtuar prej priftit të digjet e tëra e të mos hahet».
17 Zoti i tha Moisiut: 18 «Thuaji Aronit e bijve të tij: ky është udhëzimi për flinë e mëkatit: në vendin ku theret flija e shkrumbimit, atje të theret edhe flija për mëkatin para Zotit. Kjo është një gjë shumë e shenjtë. 19 Prifti që kushton flinë për mëkatin të hajë prej saj në vend të shenjtë, në tremen e tendës së takimit. 20 Çdo gjë që prek mishin e flisë është e shenjtë. Nëse bie ndonjë pikë prej gjakut të saj në rrobë, rroba të lahet në vend të shenjtë. 21 Ena e baltës, në të cilën është gatuar flija, të thyhet. Nëse është gatuar në enë të bronztë, ena të fërkohet mirë e të shpëlahet me ujë. 22 Prej saj mund të hajë çdo mashkull i familjeve priftërore, sepse është një gjë shumë e shenjtë, 23 ndërsa flija për mëkatin, një pjesë e gjakut të së cilës është çuar në tendën e takimit për të bërë shlyerjen e mëkatit në shenjtërore, të mos hahet, por të digjet në zjarr».