1 locutusque est Dominus ad Mosen dicens
2 loquere filiis Israhel et dices ad eos ego Dominus Deus vester
3 iuxta consuetudinem terrae Aegypti in qua habitastis non facietis
et iuxta morem regionis Chanaan ad quam ego introducturus sum vos non agetis
nec in legitimis eorum ambulabitis
4 facietis iudicia mea et praecepta servabitis et ambulabitis
in eis
ego Dominus Deus vester
5 custodite leges meas atque iudicia
quae faciens homo vivet in eis ego Dominus
6 omnis homo ad proximam sanguinis sui non accedet
ut revelet turpitudinem eius ego Dominus
7 turpitudinem patris et turpitudinem matris tuae non discoperies
mater tua est non revelabis turpitudinem eius
8 turpitudinem uxoris patris tui non discoperies
turpitudo enim patris tui est
9 turpitudinem sororis tuae ex patre sive ex matre quae domi vel foris
genita est non revelabis
10 turpitudinem filiae filii tui vel neptis ex filia non revelabis
quia turpitudo tua est
11 turpitudinem filiae uxoris patris tui quam peperit patri tuo et est
soror tua non revelabis
12 turpitudinem sororis patris tui non discoperies
quia caro est patris tui
13 turpitudinem sororis matris tuae non revelabis
eo quod caro sit matris tuae
14 turpitudinem patrui tui non revelabis
nec accedes ad uxorem eius quae tibi adfinitate coniungitur
15 turpitudinem nurus tuae non revelabis quia uxor filii tui est
nec discoperies ignominiam eius
16 turpitudinem uxoris fratris tui non revelabis
quia turpitudo fratris tui est
17 turpitudinem uxoris tuae et filiae eius non revelabis
filiam filii eius et filiam filiae illius non sumes
ut reveles ignominiam eius
quia caro illius sunt et talis coitus incestus est
18 sororem uxoris tuae in pelicatum illius non accipies
nec revelabis turpitudinem eius adhuc illa vivente
19 ad mulierem quae patitur menstrua non accedes
nec revelabis foeditatem eius
20 cum uxore proximi tui non coibis
nec seminis commixtione maculaberis
21 de semine tuo non dabis ut consecretur idolo Moloch
nec pollues nomen Dei tui ego Dominus
22 cum masculo non commisceberis coitu femineo
quia abominatio est
23 cum omni pecore non coibis nec maculaberis cum eo
mulier non subcumbet iumento nec miscebitur ei quia scelus est
24 ne polluamini in omnibus his
quibus contaminatae sunt universae gentes
quas ego eiciam ante conspectum vestrum
25 et quibus polluta est terra
cuius ego scelera visitabo ut evomat habitatores suos
26 custodite legitima mea atque iudicia
et non faciat ex omnibus
abominationibus istis
tam indigena quam colonus qui peregrinatur apud vos
27 omnes enim execrationes istas
fecerunt accolae terrae qui fuerunt ante vos et polluerunt eam
28 cavete ergo ne et vos similiter evomat cum paria feceritis
sicut evomuit gentem quae fuit ante vos
29 omnis anima quae fecerit de abominationibus his quippiam
peribit de medio populi sui
30 custodite mandata mea
nolite facere quae fecerunt hii qui fuerunt ante vos
et ne polluamini in eis
ego Dominus Deus vester
Marrëdhëniet gjinore
1 Zoti i tha Moisiut: 2 «Fol me izraelitët e thuaju: unë jam Zoti, Perëndia juaj. 3 Mos veproni siç veprojnë në tokën e Egjiptit, ku keni jetuar, dhe mos veproni siç veprojnë në tokën e Kanaanit, ku unë po ju çoj. Mos i ndiqni doket e tyre. 4 Zbatojini vendimet e mia dhe mbajini rregullat e mia e ndiqini ato. Unë jam Zoti, Perëndia juaj. 5 Mbajini rregullat e mia dhe vendimet e mia, se njeriu që i zbaton, do të jetojë përmes tyre. Unë jam Zoti.
6 Askush nuk duhet t'i afrohet të afërmit të vet nga farefisi për të kryer marrëdhënie me të. Unë jam Zoti. 7 Mos kryej marrëdhënie me nënën tënde, gruan e atit tënd. Ajo është nëna jote, prandaj mos kryej marrëdhënie me të. 8 Mos kryej marrëdhënie me gruan e atit tënd, se është çnderim për vetë atin tënd. 9 Mos kryej marrëdhënie me motrën nga ati ose nga nëna, është apo s'është anëtare e familjes. 10 Mos kryej marrëdhënie me bijën e birit tënd apo të bijës sate, sepse është çnderim për veten tënde. 11 Mos kryej marrëdhënie me bijën e gruas së atit tënd, të cilën e ke motër prej atit. Ajo është motra jote dhe nuk do të kryesh marrëdhënie me të.
12 Mos kryej marrëdhënie me motrën e atit tënd, se është e afërmja e atit tënd. 13 Mos kryej marrëdhënie me motrën e nënës sate, sepse është e afërmja e nënës sate. 14 Mos iu afro e mos kryej marrëdhënie me gruan e vëllait të atit tënd, sepse është xhaxhesha jote. 15 Mos kryej marrëdhënie me të renë tënde. Ajo është gruaja e tët biri, prandaj mos kryej marrëdhënie me të. 16 Mos kryej marrëdhënie me gruan e vëllait tënd, sepse është çnderim për vëllanë tënd.
17 Mos kryej marrëdhënie me një grua dhe me bijën e saj ose me të bijën e birit ose bijës së saj. Mos kryej marrëdhënie, sepse janë të afërm. Është poshtërsi. 18 Mos merr për grua të dytë motrën e gruas sate, për sa kohë gruaja jote është gjallë, dhe mos kryej marrëdhënie me të. 19 Mos iu afro gruas së papastër prej të përmuajshmeve dhe mos kryej marrëdhënie me të. 20 Mos bjer në shtrat me gruan e fqinjit, se bëhesh i papastër.
21 Mos i kushto Molekut asnjë nga fëmijët e tu si fli, që të mos përdhosësh emrin e Perëndisë tënd. Unë jam Zoti. 22 Mos bjer në shtrat me një mashkull, siç bëhet me një grua. Është fëlligështi. 23 Mos bjer në shtrat me bagëti, që të bëhesh i papastër me to. Gruaja të mos jepet në epshe me bagëti. Është shtrembërim. 24 Mos u bëj i papastër me asnjë prej këtyre gjërave. Kombet që unë po i dëboj para syve tuaj, janë të papastër për shkak të këtyre gjërave. 25 E papastër u bë edhe toka, prandaj unë do ta ndëshkoj dhe ajo do t'i vjellë banorët e saj.
26 Mbajini rregullat e mia dhe vendimet e mia e mos bëni asnjë prej këtyre fëlligështive, as ju vendasit dhe as të ardhurit që banojnë mes jush. 27 Të gjitha këto fëlligështi i bënë popujt që banuan në këtë tokë para jush dhe toka u ndot. 28 Nëse edhe ju e bëni të papastër tokën, ajo do t'ju vjellë, siç volli kombet që ishin para jush. 29 Kushdo që bën ndonjë prej këtyre fëlligështive, do të zhbihet prej popullit. 30 Mbajini, pra, urdhërimet e mia e mos ndiqni asnjë prej zakoneve të fëlligështa, që kishin ata që ishin para jush, dhe mos u bëni të papastër me to. Unë jam Zoti, Perëndia juaj».