1 accesseruntque principes familiarum Levi
ad Eleazar sacerdotem et Iosue filium Nun
et ad duces cognationum per singulas tribus filiorum Israhel
2 locutique sunt ad eos in Silo terrae Chanaan atque dixerunt
Dominus praecepit per manum Mosi
ut darentur nobis urbes ad habitandum
et suburbana earum ad alenda iumenta
3 dederuntque filii Israhel de possessionibus suis
iuxta imperium Domini civitates et suburbana earum
4 egressaque est sors in familiam Caath filiorum
Aaron sacerdotis
de tribubus Iuda et Symeon et Beniamin civitates tredecim
5 et reliquis filiorum Caath id est Levitis qui superflui erant
de tribubus Ephraim et Dan
et dimidia tribu Manasse
civitates decem
6 porro filiis Gerson egressa est sors
ut acciperent de tribubus Isachar et Aser et Nepthalim
dimidiaque tribu Manasse in Basan civitates numero tredecim
7 et filiis Merari per cognationes suas
de tribubus Ruben et Gad et Zabulon urbes duodecim
8 dederuntque filii Israhel Levitis civitates et suburbana
earum
sicut praecepit Dominus per manum Mosi
singulis sorte tribuentes
9 de tribubus filiorum Iuda et Symeon dedit Iosue civitates
quarum ista sunt nomina
10 filiis Aaron per familias Caath levitici generis
prima enim sors illis egressa est
11 Cariatharbe patris Enach quae vocatur Hebron in monte Iuda
et suburbana eius per circuitum
12 agros vero et villas eius dederat Chaleb filio Iepphonne ad possidendum
13 dedit ergo filiis Aaron sacerdotis Hebron confugii civitatem
ac suburbana eius
et Lebnam cum suburbanis suis
14 et Iether et Isthimon
15 et Helon
Dabir
16 et Ahin et Iethan et Bethsemes
cum suburbanis suis civitates novem
de tribubus ut dictum est duabus
17 de tribu autem filiorum Beniamin
Gabaon et Gabee
18 et Anathoth et Almon
cum suburbanis suis civitates quattuor
19 omnes simul civitates filiorum Aaron sacerdotis tredecim
cum suburbanis suis
20 reliquis vero per familias filiorum Caath levitici generis
haec est data possessio
21 de tribu Ephraim urbs confugii Sychem
cum suburbanis suis in monte Ephraim
et Gazer
22 et Cebsain et Bethoron
cum suburbanis suis civitates quattuor
23 de tribu quoque Dan
Elthece et Gebbethon
24 et Ahialon et Gethremmon
cum suburbanis suis civitates quattuor
25 porro de dimidia tribu Manasse
Thanach et Gethremmon cum suburbanis suis civitates duae
26 omnes civitates decem et suburbana earum
datae sunt filiis Caath inferioris gradus
27 filiis quoque Gerson levitici generis
dedit de dimidia tribu Manasse
confugii civitatem Gaulon in Basan
et Bosram cum suburbanis suis civitates duas
28 porro de tribu Isachar
Cesion et Dabereth
29 et Iaramoth et Engannim
cum suburbanis suis civitates quattuor
30 de tribu autem Aser
Masal et Abdon
31 et Elacoth et Roob
cum suburbanis suis civitates quattuor
32 de tribu quoque Nepthali civitatem confugii Cedes in Galilea
et Ammothdor et Charthan cum suburbanis suis civitates tres
33 omnes urbes familiarum Gerson tredecim cum suburbanis suis
34 filiis autem Merari Levitis inferioris gradus per familias suas
data est de tribu Zabulon
Iechenam et Chartha
35 et Damna et Nalol
civitates quattuor cum suburbanis suis
37 et de tribu Gad civitates
confugii
Ramoth in Galaad et Manaim et Esebon et Iazer
civitates quattuor cum suburbanis suis
38 omnes urbes filiorum Merari per familias et cognationes suas
duodecim
39 itaque universae civitates Levitarum
in medio possessionis filiorum Israhel
fuerunt quadraginta octo
40 cum suburbanis suis singulae per familias distributae
41 deditque Dominus Israheli omnem terram
quam traditurum se patribus eorum iuraverat
et possederunt illam atque habitaverunt in ea
42 dataque est ab eo pax in omnes per circuitum nationes
nullusque eis hostium resistere ausus est
sed cuncti in eorum dicionem redacti sunt
43 ne unum quidem verbum quod illis praestaturum se esse promiserat
irritum fuit
sed rebus expleta sunt omnia
Qytetet për levitët
1 Krerët e familjeve të levitëve shkuan te prifti Eleazar, te Jozuehu, biri i Nunit, e te krerët e fiseve të Izraelit 2 në Shiloh, në vendin e Kanaanit, e u thanë: «Zoti urdhëroi përmes Moisiut të na jepen disa qytete për të banuar bashkë me kullotat përreth për bagëtitë». 3 Izraelitët u dhanë levitëve, sipas fjalës së Zotit, disa qytete me kullota përreth brenda trojeve të tyre.
4 U hodh shorti për klanet e kohatitëve. Pasardhësve të priftit Aron u ranë me short trembëdhjetë qytete brenda trojeve të fisit të Judës, të fisit të Simeonit e të fisit të Benjaminit. 5 Pasardhësve të tjerë të Kohatit u ranë me short dhjetë qytete brenda trojeve të fisit të Efraimit, të fisit të Danit e të gjysmës së fisit të Manaseut. 6 Pasardhësve të Gershonit u ranë me short trembëdhjetë qytete brenda trojeve të fisit të Isaharit, të fisit të Asherit, të fisit të Neftaliut e të gjysmës së fisit të Manaseut në Bashan. 7 Pasardhësve të Merarit u ranë me short dymbëdhjetë qytete brenda trojeve të fisit të Rubenit, të fisit të Gadit e të fisit të Zabulonit.
8 Izraelitët ua dhanë levitëve me short këto qytete me gjithë kullotat përreth, siç kishte urdhëruar Zoti përmes Moisiut.
9 Qytetet e përmendura më poshtë me emër, prej trojeve të pasardhësve të fisit të Judës e të fisit të Simeonit, iu dhanë 10 pasardhësve të Aronit, klaneve të kohatitëve, që ishin pasardhës të Levit, sepse atyre u ra shorti i parë. 11 Atyre iu dha Kirjat Arbaja, që është Hebroni, me kullotat përreth, në krahinën malore të Judës. Arbai ishte ati i anakitëve. 12 Fushat e qytetit dhe fshatrat e tij ia dhanë për pronë Kalebit, birit të Jefunehut.
13 Pasardhësve të priftit Aron iu dhanë këto qytete: Hebroni me kullotat përreth si qytet strehimi për vrasësit, Libnahu me kullotat përreth, 14 Jatiri me kullotat përreth, Eshtemoa me kullotat përreth, 15 Holoni me kullotat përreth, Debiri me kullotat përreth, 16 Ajini me kullotat përreth, Jutahu me kullotat përreth e Bet Shemeshi me kullotat përreth. Gjithsej nëntë qytete prej këtyre dy fiseve. 17 Prej trojeve të fisit të Benjamini iu dha Gibeoni me kullotat përreth, Geba me kullotat përreth, 18 Anatoti me kullotat përreth e Almoni me kullotat përreth, gjithsej katër qytete. 19 Qytetet e pasardhësve të priftit Aron ishin gjithsej trembëdhjetë, me gjithë kullotat përreth.
20 Pjesës tjetër të klaneve të kohatitëve, pasardhësve të Levit, u ranë për pjesë disa qytete nga trojet e fisit të Efraimit. 21 Iu dhanë këto qytete: Shekemi me kullotat përreth si qytet strehimi për vrasësit, në krahinën malore të Efraimit, Gezeri me kullotat përreth, 22 Kibcaimi me kullotat përreth e Bet Horoni me kullotat përreth, gjithsej katër qytete. 23 Prej trojeve të fisit të Danit iu dhanë Eltekehu me kullotat përreth, Gibetoni me kullotat përreth, 24 Ajaloni me kullotat përreth, Gat Rimoni me kullotat përreth, gjithsej katër qytete. 25 Prej trojeve të gjysmës së fisit të Manaseut iu dhanë Tanaku me kullotat përreth, Gat Rimoni me kullotat përreth, gjithsej dy qytete. 26 Qytetet e pjesës së mbetur të klaneve të pasardhësve të Kohatit ishin gjithsej dhjetë.
27 Klaneve levite të pasardhësve të Gershonit iu dhanë prej trojeve të gjysmës së fisit të Manaseut këto qytete: Galoni në Bashan me kullotat përreth, si qytet strehimi për vrasësit, dhe Beeshtarahu me kullotat përreth. Gjithsej dy qytete. 28 Prej trojeve të fisit të Isaharit iu dhanë Kishjoni me kullotat përreth, Daberati me kullotat përreth, 29 Jarmuthi me kullotat përreth dhe En Ganimi me kullotat përreth, gjithsej katër qytete. 30 Prej trojeve të fisit të Asherit iu dhanë Mishali me kullotat përreth, Abdoni me kullotat përreth, 31 Helkati me kullotat përreth dhe Rehobi me kullotat përreth, gjithsej katër qytete. 32 Prej trojeve të fisit të Neftaliut iu dhanë këto qytete: Kedeshi në Galile me kullotat përreth, si qytet strehimi për vrasësit, Hamot Dori me kullotat përreth dhe Kartani me kullotat përreth, gjithsej tre qytete. 33 Qytetet e klaneve të Gershonit ishin gjithsej trembëdhjetë, me gjithë kullotat përreth.
34 Pjesës së mbetur të klaneve levite të pasardhësve të Merarit iu dhanë nga trojet e fisit të Zabulonit Jokneami me kullotat përreth, Kartahu me kullotat përreth, 35 Dimnahu me kullotat përreth e Nahalali me kullotat përreth, gjithsej katër qytete. 36 Prej trojeve të fisit të Rubenit iu dhanë Beceri me kullotat përreth, Jahaci me kullotat përreth, 37 Kedmoti me kullotat përreth e Mefati me kullotat përreth, gjithsej katër qytete. 38 Prej trojeve të fisit të Gadit iu dhanë këto qytete: Ramoti në Gilead me kullotat përreth, si qytet strehimi për vrasësit, Mahanaimi me kullotat përreth, 39 Heshboni me kullotat përreth e Jazeri me kullotat përreth, gjithsej katër qytete. 40 Qytetet e pjesës tjetër të klaneve levite të pasardhësve të Merarit ishin dymbëdhjetë.
41 Levitët morën për pronë prej trojeve të izraelitëve dyzet e tetë qytete me kullotat përreth. 42 Secili prej këtyre qyteteve iu dha atyre me gjithë kullotat përreth.
43 Zoti u dha izraelitëve të gjithë vendin që kishte premtuar t'ua jepte etërve të tyre. Izraelitët e pushtuan dhe banuan në të. 44 Zoti u dha prehje rreth e qark, sipas të gjitha premtimeve që u kishte bërë etërve të tyre. Asnjë nga armiqtë nuk u bëri dot ballë izraelitëve, sepse ua dorëzoi të gjithë. 45 Asnjë prej premtimeve që i kishte bërë Zoti shtëpisë së Izraelit nuk mbeti pa u përmbushur. Të gjitha u kryen.