1 Iosue senex provectaeque aetatis erat
et dixit Dominus ad eum senuisti et longevus es
terraque latissima derelicta est quae necdum est sorte divisa
2 omnis videlicet Galilea Philisthim et universa Gesuri
3 a fluvio turbido qui inrigat Aegyptum
usque ad terminos Accaron contra aquilonem
terra Chanaan quae in quinque regulos Philisthim dividitur
Gazeos Azotios Ascalonitas Gettheos et Accaronitas
4 ad meridiem vero sunt Evei
omnis terra Chanaan et Maara Sidoniorum
usque Afeca et terminos Amorrei
5 eiusque confinia
Libani quoque regio contra orientem
a Baalgad sub monte Hermon donec ingrediaris Emath
6 omnium qui habitant in monte
a Libano usque ad aquas Masrefoth
universique Sidonii
ego sum qui delebo eos a facie filiorum Israhel
veniat ergo in parte hereditatis Israhel sicut
praecepi tibi
7 et nunc divide terram in possessionem
novem tribubus et dimidiae tribui Manasse
8 cum qua Ruben et Gad possederunt terram
quam tradidit eis Moses famulus Domini
trans fluenta Iordanis ad orientalem plagam
9 ab Aroer quae sita est in ripa torrentis Arnon et in vallis medio
universaque campestria Medaba usque Dibon
10 et cunctas civitates Seon regis Amorrei qui regnavit in Esebon
usque ad terminos filiorum Ammon
11 et Galaad ac terminum Gesuri et Machathi
omnemque montem Hermon
et universam Basan usque Saleca
12 omne regnum Og in Basan
qui regnavit in Astharoth et Edraim
ipse fuit de reliquiis Rafaim percussitque eos Moses atque delevit
13 nolueruntque disperdere filii Israhel Gesuri et Machathi
et habitaverunt in medio Israhel usque in praesentem diem
14 tribui autem Levi non dedit possessionem
sed sacrificia et victimae Domini Dei Israhel
ipsa est eius hereditas sicut locutus est illi
15 dedit ergo Moses possessionem tribui filiorum Ruben iuxta cognationes
suas
16 fuitque terminus eorum
ab Aroer quae sita est in ripa torrentis Arnon
et in valle eiusdem torrentis media
universam planitiem quae ducit Medaba
17 et Esebon
cunctosque viculos earum qui sunt in campestribus
Dibon quoque et Bamothbaal et oppidum Baalmaon
18 Iessa et Cedmoth et Mepheeth
19 Cariathaim et Sebama et Sarathasar in monte convallis
20 Bethpheor et Asedothphasga et Bethaisimoth
21 omnes urbes campestres
universaque regna Seon regis Amorrei qui regnavit in Esebon
quem percussit Moses cum principibus Madian
Eveum et Recem et Sur et Ur et Rabee duces Seon habitatores
terrae
22 et Balaam filium Beor ariolum occiderunt filii Israhel gladio cum
ceteris interfectis
23 factusque est terminus filiorum Ruben Iordanis fluvius
haec est possessio Rubenitarum per cognationes suas urbium et viculorum
24 deditque Moses tribui Gad et filiis eius
per cognationes suas possessionem
cuius haec divisio est
25 terminus Iazer et omnes civitates Galaad dimidiamque
partem terrae filiorum Ammon
usque ad Aroer quae est contra Rabba
26 et ab Esebon usque Ramoth Masphe et Batanim
et a Manaim usque ad terminos Dabir
27 in valle quoque Betharaam et Bethnemra et Soccoth et Saphon
reliquam partem regni Seon regis Esebon
huius quoque Iordanis finis est
usque ad extremam partem maris Chenereth
trans Iordanem ad orientalem plagam
28 haec est possessio filiorum Gad per familias suas
civitates et villae earum
29 dedit et dimidiae tribui Manasse filiisque eius
iuxta cognationes suas possessionem
30 cuius hoc principium est
a Manaim universam Basan et cuncta regna Og regis Basan
omnesque vicos Air qui sunt in Basan
sexaginta oppida
31 et dimidiam partem Galaad
Astharoth et Edrai urbes regni Og in Basan
filiis Machir filii Manasse
dimidiae parti filiorum Machir iuxta cognationes suas
32 hanc possessionem divisit Moses in campestribus Moab
trans Iordanem contra Hiericho ad orientalem plagam
33 tribui autem Levi non dedit possessionem
quoniam Dominus Deus Israhel ipse est possessio eius
ut locutus est illi
Toka të papushtuara
1 Jozuehu ishte plak e i thyer në moshë tashmë. Atëherë Zoti i tha: «Ti je plakur e je në moshë të thyer, por mbetet ende një pjesë e madhe e vendit për t'u pushtuar. 2 Toka që mbetet për t'u pushtuar përfshin krahinat e filistinëve e të geshuritëve, 3 nga Shihori, përballë Egjiptit, e deri në kufijtë e Ekronit në veri. Kjo është tokë kananite e ndahet në pesë principata filistinësh, principata e Gazës, e Ashdodit, e Ashkelonit, e Gatit dhe e Ekronit, si dhe trojet e avitëve 4 në jug. Mbetet tërë toka e kananitëve, nga Arahu, që i përket sidonasve, deri në Afek e deri në kufijtë e amoritëve. 5 Mbetet edhe toka e gibelitëve dhe tërë krahina e Libanit lindor, nga Gad Baali, në rrëzë të malit Hermon, deri në Lebo Hamat, 6 tërë banorët e malësisë, nga Libani e deri tek ujërat e Misrepotit, ku banojnë sidonasit. Do të jem unë ai që do t'i dëboj para syve të izraelitëve. Ti do t'ua japësh tokën për pronë izraelitëve, siç të kam urdhëruar. 7 Ndajua, pra, këtë vend me short nëntë fiseve të mbetura e gjysmës së fisit të Manaseut».
Ndarja e tokës në Bregun Lindor
8 Moisiu i dha për pronë fisit të Rubenit e të Gadit, si dhe gjysmës së fisit të Manaseut, tokën përtej Jordanit, në bregun lindor të tij, 9 nga Aroeri, në breg të përroit të Arnonit, dhe nga qyteti në mes të luginës, mbarë rrafshnaltën e Medebës, deri në Dibon. 10 U dha edhe të gjitha qytetet e Sihonit, mbretit të amoritëve, që sundonte në Heshbon, në kufi me amonitët, 11 Gileadin, trojet e geshuritëve dhe të makatitëve, tërë malin e Hermonit e gjithë Bashanin, deri në Salkah. 12 Edhe tërë mbretërinë e Ogut të Bashanit, që sundonte në Ashtarot e në Edrej. Ogu ishte njëri prej refaitëve të fundit. Ata i kishte mposhtur Moisiu e i kishte dëbuar nga tokat e tyre. 13 Por izraelitët nuk i dëbuan geshuritët e makatitët, që banojnë edhe sot e kësaj dite në Geshur e në Makat.
14 Vetëm fisit të Levit nuk i kishte dhënë trashëgimi, sepse trashëgimia e tyre janë flijimet për Zotin, Perëndinë e Izraelit, siç i kishte thënë Zoti.
15 Toka që Moisiu i dha fisit të Rubenit e pasardhësve të tij, sipas klaneve 16 fillonte në Aroer, në bregun e përroit të Arnonit, përfshinte qytetin që ndodhet në mes të luginës, mbarë rrafshnaltën e Medebës, 17 Heshbonin e të gjitha qytetet që ndodheshin në rrafshnaltë, Dibonin, Bamot Baalin, Bet Baal Meonin, 18 Jahacin, Kedmotin, Mefatin, 19 Kirjataimin, Sibmahun, Ceret Shaharin, që ndodhet në kodrat përmbi luginë, 20 Betpeorin, shpatet e Pisgahut, Bet Jeshimotin 21 e të gjitha qytetet e mbretërisë së Sihonit, mbretit të amoritëve, që kishte mbretëruar në Heshbon, e që Moisiu e kishte mposhtur, bashkë me princat e Midianit, Eviut, Rekemit, Curit, Hurit e Rebës, princa vasalë të Sihonit, që banonin në atë tokë. 22 Izraelitët kishin vrarë me shpatë edhe Balaamin, birin e Beorit, shortarin. 23 Kufiri i pasardhësve të Rubenit ishte lumi i Jordanit. Kjo është prona që morën si trashëgimi pasardhësit e Rubenit, sipas klaneve. Këto janë qytetet e fshatrat e tyre.
24 Toka që Moisiu i dha fisit të Gadit e pasardhësve të tij, sipas klaneve, 25 fillonte në Jazer, përfshinte të gjitha qytetet e Gileadit, gjysmën e tokës së amonitëve deri në Aroer, përballë Rabahut, 26 shtrihej nga Heshboni në Ramah Micpah, në Betonim e nga Mahanaimi deri në kufijtë e Lo Debarit. 27 Përfshinte edhe luginën ku gjenden Bet Harami, Bet Nimrahu, Sukoti, Cafoni dhe pjesa e mbetur të mbretërisë së Sihonit, mbretit të Heshbonit. Toka e tyre ka për kufi Jordanin e shkon deri në bregun e detit të Kineretit, përtej Jordanit, në bregun lindor. 28 Kjo është trashëgimia e pasardhësve të Gadit, sipas klaneve. Këto janë qytetet e fshatrat e tyre.
29 Toka që Moisiu i dha gjysmës së fisit të Manaseut, pra, gjysmës së pasardhësve të Manaseut, sipas klaneve 30 përfshinte Mahanaimin, tërë Bashanin, tërë mbretërinë e Ogut, mbretit të Bashanit dhe të gjitha fshatrat e Jairit. Gjithsej gjashtëdhjetë qytete të Bashanit. 31 Trojet përfshinin edhe gjysmën e Gileadit, Ashtarotin, Edrejin, qytetet e mbretërisë së Ogut në Bashan, që iu dhanë njërës pjesë të pasardhësve të Makirit, birit të Manaseut, sipas klaneve.
32 Këto janë pronat që ndau Moisiu në stepat e Moabit, në bregun lindor të Jordanit, kundruall Jerikosë. 33 Moisiu nuk i dha trashëgimi fisit të Levit, sepse trashëgimia e tyre është Zoti, Perëndia i Izraelit, siç u kishte thënë vetë Zoti.