1 respondens autem Iob Domino dixit
2 scio quia omnia potes et nulla te latet cogitatio
3 quis est iste qui celat consilium absque scientia
ideo insipienter locutus sum
et quae ultra modum excederent scientiam meam
4 audi et ego loquar
interrogabo et ostende mihi
5 auditu auris audivi te nunc autem oculus meus videt te
6 idcirco ipse me reprehendo et ago paenitentiam in favilla et cinere
7 postquam autem locutus est Dominus verba haec ad Iob
dixit ad Eliphaz Themaniten
iratus est furor meus in te et in duos amicos tuos
quoniam non estis locuti coram me rectum sicut servus meus Iob
8 sumite igitur vobis septem tauros et septem arietes
et ite ad servum meum Iob
et offerte holocaustum pro vobis
Iob autem servus meus orabit pro vobis
faciem eius suscipiam ut non vobis inputetur stultitia
neque enim locuti estis ad me recta sicut servus meus Iob
9 abierunt ergo Eliphaz Themanites et Baldad Suites et Sophar Naamathites
et fecerunt sicut locutus fuerat ad eos Dominus
et suscepit Dominus faciem Iob
10 Dominus quoque conversus est ad paenitentiam Iob
cum oraret ille pro amicis suis
et addidit Dominus omnia quaecumque fuerant Iob duplicia
11 venerunt autem ad eum omnes fratres sui
et universae sorores suae et cuncti qui noverant eum prius
et comederunt cum eo panem in domo eius
et moverunt super eum caput
et consolati sunt eum super omni malo
quod intulerat Dominus super eum
et dederunt ei unusquisque ovem unam et inaurem auream unam
12 Dominus autem benedixit novissimis Iob
magis quam principio eius
et facta sunt ei quattuordecim milia ovium
et sex milia camelorum et mille iuga boum et mille asinae
13 et fuerunt ei septem filii et filiae tres
14 et vocavit nomen unius Diem et nomen secundae Cassia
et nomen tertiae Cornu stibii
15 non sunt autem inventae mulieres speciosae sicut filiae Iob
in universa terra
deditque eis pater suus hereditatem inter fratres earum
16 vixit autem Iob post haec centum quadraginta annis
et vidit filios suos et filios filiorum suorum
usque ad quartam generationem
et mortuus est senex et plenus dierum
EXPLICIT LIBER JOBJobi sheh Perëndinë e dorëzohet
1 Jobi iu përgjigj Zotit e i tha:
2 «E di se gjithçka mundesh
e asnjë shestim s'e ke të pamundur.
3 Kush t'i mbulon synimet me padije?
Prandaj fola pa kuptuar, se nuk i njoh mrekullitë.
4 Por ti më dëgjo e unë do të flas.
Unë do të të pyes e ti më mëso.
5 Unë të njihja veç me të dëgjuar,
por tani të panë sytë e mi,
6 prandaj më vjen keq e pendohem
në pluhur e hi».
Perëndia qorton miqtë e Jobit
7 Pasi i tha Jobit këto fjalë, Zoti i foli Elifaz Temanitit: «Kundër teje është ndezur zemërimi im e kundër dy shokëve të tu, sepse nuk folët drejtë për mua, si shërbëtori im Jobi. 8 Tani merrni shtatë buaj e shtatë desh e shkoni te shërbëtori im Jobi për t'i kushtuar si fli shkrumbimi për vete. Atëherë Jobi, shërbëtori im, do të lutet për ju dhe unë do t'ia dëgjoj lutjen e nuk do t'ju ndëshkoj për marrëzinë tuaj, sepse nuk folët drejtë për mua, si shërbëtori im Jobi».
9 Atëherë Elifaz Temaniti, Bildad Shuhiti e Cofar Namatiti shkuan e bënë siç u tha Zoti dhe Zoti ia dëgjoi lutjen Jobit.
Perëndia ia kthen begatinë Jobit
10 Kur Jobi u lut për miqtë e vet, Zoti ia ktheu begatinë dyfish më shumë se përpara. 11 Atëherë erdhën tek ai të gjithë vëllezërit e tij, të gjitha motrat e të gjithë ata që e kishin njohur më parë. Hëngrën bukë me të në shtëpinë e tij, e forcuan dhe e ngushëlluan për të gjithë pikëllimin që i kishte çuar Zoti. Pastaj secili i dhuroi nga një sasi parash e nga një unazë ari.
12 Zoti e bekoi jetën e pastajme të Jobit më shumë se të mëparshmen. Ai mori në zotërim katërmbëdhjetë mijë dele, gjashtë mijë deve, një mijë pendë qe e një mijë gomarica. 13 Pati edhe shtatë djem e tri vajza. 14 Të parën e quajti Jemima, të dytën Kezia e të tretën Kerenhapuka. 15 Mbi mbarë dheun nuk kishte gra më të bukura se bijat e Jobit dhe i ati ua la trashëgiminë atyre dhe vëllezërve të tyre.
16 Pastaj Jobi jetoi njëqind e dyzet vjet dhe pa bijtë e bijve të vet deri në të katërtin brez. 17 Jobi vdiq i moshuar e i nginjur me ditë.