1 post haec aperuit Iob os suum
et maledixit diei suo
2 et locutus est
3 pereat dies in qua natus sum
et nox in qua dictum est conceptus est homo
4 dies ille vertatur in tenebras
non requirat eum Deus desuper et non inlustret lumine
5 obscurent eum tenebrae et umbra mortis
occupet eum caligo et involvatur amaritudine
6 noctem illam tenebrosus turbo possideat
non conputetur in diebus anni nec numeretur in mensibus
7 sit nox illa solitaria nec laude digna
8 maledicant ei qui maledicunt diei
qui parati sunt suscitare Leviathan
9 obtenebrentur stellae caligine eius
expectet lucem et non videat nec ortum surgentis aurorae
10 quia non conclusit ostia ventris qui portavit me
nec abstulit mala ab oculis meis
11 quare non in vulva mortuus sum
egressus ex utero non statim perii
12 quare exceptus genibus cur lactatus uberibus
13 nunc enim dormiens silerem et somno meo requiescerem
14 cum regibus et consulibus terrae qui aedificant sibi solitudines
15 aut cum principibus qui possident aurum
et replent domos suas argento
16 aut sicut abortivum absconditum non subsisterem
vel qui concepti non viderunt lucem
17 ibi impii cessaverunt a tumultu et ibi requieverunt fessi robore
18 et quondam vincti pariter sine molestia
non audierunt vocem exactoris
19 parvus et magnus ibi sunt et servus liber a domino suo
20 quare data est misero lux
et vita his qui in amaritudine animae sunt
21 qui expectant mortem et non venit quasi effodientes thesaurum
22 gaudentque vehementer cum invenerint sepulchrum
23 viro cuius abscondita est via et circumdedit eum Deus tenebris
24 antequam comedam suspiro
et quasi inundantes aquae sic rugitus meus
25 quia timor quem timebam evenit mihi et quod verebar accidit
26 nonne dissimulavi nonne silui nonne quievi
et venit super me indignatio
Ankimi i Jobit
1 Pas këtyre ngjarjeve Jobi hapi gojën dhe mallkoi ditën kur kishte lindur. 2 Jobi u përgjigj e tha:
3 «U shoftë dita kur u linda
e nata kur u tha: “U ngjiz një djalë”.
4 Terr u bëftë ajo ditë!
E harroftë Perëndia, që rri lart,
e drita mos ndrittë mbi të!
5 E përlaftë terri e pisa,
e zaptoftë reja,
e tmerroftë muzgu!
6 Atë natë e përpiftë errësira,
mos u njehtë ndër ditët e vitit
e mos hyftë në numrin e muajve!
7 Shterpë mbettë ajo natë
e mos pastë galdim!
8 E nëmtë kush mallkon ditën
e kush guxon të ngucë Leviatanin!
9 U terratisshin yjet e agut të saj,
prittë dritën e mos i ardhtë
e as agun mos e paftë,
10 se s'm'ia mbylli barkun nënës,
e brengën s'ma hoqi sysh.
11 Pse s'vdiqa që në bark
e s'dhashë shpirt sa linda?
12 Pse më pritën dy gjunjë
e më mëkuan dy gjinj?
13 Tani do të prehesha i qetë,
do të flija e do të pushoja
14 me mbretër e këshilltarë të dheut,
që rindërtojnë për vete rrënoja,
15 apo me princa që kanë ar,
që i kanë shtëpitë plot me argjend.
16 Ose, si i dështuari i zhdukur, s'do të isha më,
si foshnjat që s'e shohin dritën.
17 Atje të paudhët i lënë trazirat,
atje të mekurit pushojnë.
18 Të burgosurit pushojnë tok,
pa e dëgjuar zërin e ngasësit.
19 Atje janë i vogli e i madhi,
skllavi është i lirë nga pronari.
20 Pse të dalë në dritë një i ngratë
e të jetojnë shpirtvrarët,
21 që vdekjen dëshirojnë, por s'e gjejnë,
edhe pse e kërkojnë më shumë se thesarin,
22 dhe fort gëzohen
e galdojnë kur gjejnë varrin?
23 Po njeriu, që i ka udhët pa krye,
se ia ka mbyllur Perëndia?
24 Ja, për bukë kam psherëtimat
e britmat e mia vërshojnë si ujë.
25 Më zuri çfarë më tmerronte,
çfarë më lemeriste më pllakosi.
26 As kam qetësi, as prehje, as pushim,
por erdhi pështjellimi».