1 et factum est in mense septimo
venit Ismahel filius Nathaniae filii Elisama de semine regali
et optimates regis et decem viri cum eo
ad Godoliam filium Ahicam in Masphat
et comederunt ibi panes simul in Masphat
2 surrexit autem Ismahel filius Nathaniae
et decem viri qui erant cum eo
et percusserunt Godoliam filium Ahicam filii Saphan gladio
et interfecerunt eum quem praefecerat rex Babylonis terrae
3 omnes quoque Iudaeos qui erant cum Godolia in Masphat
et Chaldeos qui repperti sunt ibi
et viros bellatores percussit Ismahel
4 secundo autem die postquam occiderat Godoliam
nullo adhuc sciente
5 venerunt viri de Sychem et de Silo et de Samaria
octoginta viri rasi barbam et scissis vestibus et squalentes
munera et tus habebant in manu ut offerrent in domo Domini
6 egressus ergo Ismahel filius Nathaniae in occursum eorum de Masphat
incedens et plorans ibat
cum autem occurrisset eis dixit ad eos
venite ad Godoliam filium Ahicam
7 qui cum venissent ad medium civitatis
interfecit eos Ismahel filius Nathaniae circa medium laci
ipse et viri qui erant cum eo
8 decem autem viri repperti sunt inter eos qui dixerunt ad Ismahel
noli occidere nos quia habemus thesauros in agro
frumenti et hordei et olei et mellis
et cessavit et non interfecit eos cum fratribus suis
9 lacus autem in quem proiecerat Ismahel omnia cadavera virorum
quos percussit propter Godoliam
ipse est quem fecit rex Asa propter Baasa regem Israhel
ipsum replevit Ismahel filius Nathaniae occisis
10 et captivas duxit Ismahel omnes reliquias populi
qui erant in Masphat
filias regis et universum populum qui remanserat in Masphat
quos commendarat Nabuzardan princeps militiae
Godoliae filio Ahicam
et cepit eos Ismahel filius Nathaniae
et abiit ut transiret ad filios Ammon
11 audivit autem Iohanan filius Caree
et omnes principes bellatorum qui erant cum eo
omne malum quod fecerat Ismahel filius Nathaniae
12 et adsumptis universis viris profecti sunt
ut bellarent adversum Ismahel filium Nathaniae
et invenerunt eum ad aquas Multas quae sunt in Gabaon
13 cumque vidisset omnis populus qui erat cum Ismahel
Iohanan filium Caree et universos principes bellatorum qui erant cum eo
laetati sunt
14 et reversus est omnis populus quem ceperat Ismahel in Masphat
reversusque abiit ad Iohanan filium Caree
15 Ismahel autem filius Nathaniae fugit cum octo viris a
facie Iohanan
et abiit ad filios Ammon
16 tulit ergo Iohanan filius Caree
et omnes principes bellatorum qui erant cum eo
universas reliquias vulgi quas reduxerat ab
Ismahel filio Nathaniae de Masphat
postquam percussit Godoliam filium Ahicam
fortes viros ad proelium
et mulieres et pueros et eunuchos quos reduxerat de Gabaon
17 et abierunt et sederunt peregrinantes in Chamaam
quae est iuxta Bethleem
ut pergerent et introirent Aegyptum
18 a facie Chaldeorum
timebant enim eos
quia percusserat Ismahel filius Nathaniae Godoliam filium Ahicam
quem praeposuerat rex Babylonis in terra Iuda
Vrasja e Gedaliahut
1 Në muajin e shtatë, Ishmaeli, biri i Netanjahut, të birit të Elishamait, me gjak mbretëror, shkoi me dhjetë burra te Gedaliahu, biri i Ahikamit, në Micpah. Ndërsa po hanin bukë bashkë, atje në Micpah, 2 Ishmaeli, biri i Netanjahut, dhe dhjetë burrat që ishin me të, u ngritën dhe e therën me shpatë Gedaliahun, birin e Ahikamit, të birit të Shafanit, dhe vranë atë që mbreti i Babilonisë kishte caktuar në atë vend. 3 Ishmaeli vrau edhe të gjithë judenjtë që ishin me Gedaliahun në Micpah, si edhe ushtarët kaldenj, që u gjendën aty.
4 Dy ditë pas vrasjes së Gedaliahut, kur askush nuk dinte gjë, 5 tetëdhjetë njerëz erdhën nga Shekemi, Shilohu e Samaria me mjekrat të rruara, me petkat të shqyera e me trupat të gërvishtur. Ata mbanin në duar kushtime e temjan, për t'i sjellë në tempullin e Zotit. 6 Ishmaeli, biri i Netanjahut, doli nga Micpahu për t'i pritur duke qarë. Pasi i takoi, u tha: «Ejani te Gedaliahu, biri i Ahikamit». 7 Por, kur mbërritën në mes të qytetit, Ishmaeli, biri i Netanjahut, ai vetë dhe burrat që ishin me të, i vrau dhe i hodhi në sternë. 8 Ndër ta ishin edhe dhjetë burra, që i thanë Ishmaelit: «Mos na vrit, se kemi fshehur ndër ara tëmotjet: grurë, elb, vaj e mjaltë». Atëherë ai u përmbajt e nuk i vrau me vëllezërit e tyre.
9 Sterna ku Ishmaeli kishte hedhur të gjitha kufomat e burrave që kishte vrarë, bashkë me Gedaliahun, ishte sterna e madhe që kishte bërë mbreti Asa, për t'u mbrojtur nga Bashai, mbreti i Izraelit. Ishmaeli, biri i Netanjahut, e mbushi me të therurit. 10 Pastaj Ishmaeli robëroi tepricën e popullit, që gjendej në Micpah, të bijat e mbretit dhe të gjithë popullin që kishte mbetur në Micpah, që Nebuzaradani, kryerojtari, ia kishte besuar Gedaliahut, birit të Ahikamit. Ishmaeli, biri i Netanjahut, i robëroi dhe shkoi e kaloi në drejtim të amonitëve.
11 Por Johanani, biri i Kareahut, dhe të gjithë prijësit ushtarakë që ishin me të, dëgjuan për tërë ligësinë që kishte bërë Ishmaeli, biri i Netanjahut, 12 mblodhën të gjithë burrat, shkuan të luftonin kundër Ishmaelit, të birit të Netanjahut, dhe e zunë pranë pellgut të madh të Gibeonit. 13 Mbarë populli, që ishte me Ishmaelin, u gëzua, kur pa Johananin, birin e Kareahut, dhe të gjithë prijësit ushtarakë që ishin me të. 14 Atëherë u soll mbarë populli që Ishmaeli kishte marrë rob nga Micpahu. Ata u kthyen e shkuan te Johanani, biri i Kareahut. 15 Por Ishmaeli, biri i Netanjahut, i shpëtoi Johananit bashkë me tetë burra dhe shkoi tek amonitët. 16 Johanani, biri i Kareahut, dhe të gjithë prijësit ushtarakë që ishin me të, morën nga Micpahu mbarë popullin e mbetur, që ia hoqi Ishmaelit, birit të Netanjahut, pasi ky kishte vrarë Gedaliahun, birin e Ahikamit: ushtarët, gratë, fëmijët, eunukët, të cilët Johanani i ktheu nga Gibeoni. 17 Ata u nisën dhe u ndalën në Gerut Kimham, afër Betlehemit, për të shkuar e për të hyrë në Egjipt, 18 larg kaldenjve, se kishin frikë prej tyre, për shkak se Ishmaeli, biri i Netanjahut, kishte vrarë Gedaliahun, të birin e Ahikamit, të cilin mbreti i Babilonisë e kishte caktuar përgjegjës të vendit.