1 cecineruntque Debbora et Barac filius Abinoem in die illo
dicentes
2 qui sponte obtulistis de Israhel animas vestras ad periculum
benedicite Domino
3 audite reges percipite auribus principes
ego sum ego sum quae Domino canam
psallam Domino Deo Israhel
4 Domine cum exires de Seir et transires per regiones Edom
terra mota est
caelique ac nubes stillaverunt aquis
5 montes fluxerunt a facie Domini et Sinai a facie Domini Dei Israhel
6 in diebus Samgar filii Anath
in diebus Iahel quieverunt semitae
et qui ingrediebantur per eas ambulaverunt per calles devios
7 cessaverunt fortes in Israhel et quieverunt
donec surgeret Debbora surgeret mater in Israhel
8 nova bella elegit Dominus et portas hostium ipse subvertit
clypeus et hasta si apparuerint in quadraginta milibus Israhel
9 cor meum diligit principes Israhel
qui propria voluntate obtulistis vos discrimini
benedicite Domino
10 qui ascenditis super nitentes asinos
et sedetis in iudicio et ambulatis in via loquimini
11 ubi conlisi sunt currus
et hostium est suffocatus exercitus
ibi narrentur iustitiae Domini et clementia in fortes Israhel
tunc descendit populus Domini ad portas et obtinuit principatum
12 surge surge Debbora surge surge et loquere canticum
surge Barac et adprehende captivos tuos fili
Abinoem
13 salvatae sunt reliquiae populi Dominus in fortibus dimicavit
14 ex Ephraim delevit eos in Amalech et post eum ex
Beniamin
in populos tuos o Amalech de Machir principes descenderunt
et de Zabulon qui exercitum ducerent ad bellandum
15 duces Isachar fuere cum Debbora et Barac vestigia sunt secuti
qui quasi in praeceps ac baratrum se discrimini dedit
diviso contra se Ruben
magnanimorum repperta contentio
est
16 quare habitas inter duos terminos ut audias sibilos gregum
diviso contra se Ruben
magnanimorum repperta contentio est
17 Galaad trans Iordanem quiescebat
et Dan vacabat navibus
Aser habitabat in litore maris et in portibus morabatur
18 Zabulon vero et Nepthalim obtulerunt animas suas morti
in regione Merome
19 venerunt reges et pugnaverunt
pugnaverunt reges Chanaan in Thanach iuxta aquas Mageddo
et tamen nihil tulere praedantes
20 de caelo dimicatum est contra eos
stellae manentes in ordine et cursu suo
adversum Sisaram pugnaverunt
21 torrens Cison traxit cadavera eorum torrens Cadumim torrens Cison
conculca anima mea robustos
22 ungulae equorum ceciderunt fugientibus impetu
et per praeceps ruentibus fortissimis hostium
23 maledicite terrae Meroz dixit angelus Domini
maledicite habitatoribus eius
quia non venerunt ad auxilium Domini
in adiutorium fortissimorum eius
24 benedicta inter mulieres Iahel uxor Aber Cinei
benedicatur in tabernaculo suo
25 aquam petenti lac dedit
et in fiala principum obtulit butyrum
26 sinistram manum misit ad clavum et dexteram ad fabrorum malleos
percussitque Sisaram
quaerens in capite vulneri locum et tempus valide perforans
27 inter pedes eius ruit defecit et mortuus est
ante pedes illius volvebatur
et iacebat exanimis et miserabilis
28 per fenestram prospiciens ululabat mater eius
et de cenaculo loquebatur cur moratur regredi currus eius
quare tardaverunt pedes quadrigarum illius
29 una sapientior ceteris uxoribus eius haec socrui verba respondit
30 forsitan nunc dividit spolia
et pulcherrima feminarum eligitur ei
vestes diversorum colorum Sisarae traduntur in praedam
et supellex varia ad ornanda colla congeritur
31 sic pereant omnes inimici tui Domine
qui autem diligunt te sicut sol in ortu suo splendet ita
rutilent
32 quievitque terra per quadraginta annos
Kënga e Deborës
1 Atë ditë Debora dhe Baraku, biri i Abinoamit, kënduan këtë këngë:
2 «Kur krelat nuk priten në Izrael ,
kur populli kushtohet me gjithë shpirt,
bekojeni Zotin.
3 Dëgjoni, o mbretër, mbani vesh, o prijës!
Unë do t'i këndoj Zotit,
do t'i thur himne Zotit, Perëndisë së Izraelit.
4 O Zot, kur dole prej Seirit,
kur marshove prej fushës së Edomit,
u trondit toka, pikuan qiejt,
retë rrëke ujërash derdhën.
5 Para Zotit të Sinait u drodhën malet ,
para Zotit, Perëndisë së Izraelit.
6 Në ditët e Shamgarit, birit të Anatit,
në ditët e Jaelës, të shkreta mbetën udhët,
kalimtarët shkuan shtigjeve gjarpëruese.
7 Mungonin bujqit në Izrael,
mungonin, derisa dola unë, Debora,
derisa dola unë, nënë e Izraelit!
8 Zgjodhën perëndi të reja,
e lufta u erdhi te dera!
Shqyt nuk u pa kurrkund, as shtizë,
ndër dyzet mijë burrat e Izraelit.
9 Zemra ime është me prijësit e Izraelit,
me popullin që u kushtua me gjithë shpirt.
Bekojeni Zotin!
10 Ju që kalëroni mbi gomarica të bardha,
ju që rrini ulur mbi qilima,
ju që shkoni udhës, kumtojeni!
11 Nga zëri i atyre që ndajnë ujin lugjeve,
shpallen veprat e drejta të Zotit,
veprat e tij të drejta për bujqit e Izraelit,
teksa populli i Zotit zbret te portat e qytetit.
12 Ngrihu, o Deborë, ngrihu!
Ngrihu e merrja këngës!
Çohu, o Barak, o biri i Abinoamit,
e robëruesit robër bëji.
13 E kush kishte mbetur u bashkua me fisnikët,
tek unë populli i Zotit erdhi,
atje mes të fortëve.
14 Prej Efraimit erdhën ata, që rrënjët në Amalek i kishin,
pas teje Benjamini u bashkua me popullin tënd,
prej Makirit zbritën prijësit,
prej Zabulonit marshuan luftëtarët, që skeptrin mbanin.
15 Prijësit e Isaharit erdhën me Deborën,
ashtu si Baraku, edhe Isahari
nxitonte pas tij mes përmes luginës.
Mes njësive të Rubenit
vendosnin me gjithë zemër.
16 Përse u ndale nëpër zjarret e staneve?
Për të dëgjuar fyellin tek thërriste tufat?
Mes njësive të Rubenit
hetonin me gjithë zemër.
17 Gileadi përtej Jordanit pushonte,
po Dani, përse nëpër anije endet?
Asheri banonte brigjeve të detit
e porteve të tij mbeti.
18 Zabuloni një popull, që jetën në rrezik vuri,
Neftaliun nëpër rrafshnalta, vdekja nuk e trembi.
19 Erdhën mbretërit në betejë,
mbretërit e Kanaanit luftuan në Tanak,
pranë ujërave të Megidosë,
e plaçkë argjendi me vete s'morën.
20 Prej qiellit luftuan edhe yjet,
prej orbitave të veta u ndeshën me Siserin.
21 I përlau përroi i Kishonit,
përrua i lashtë përroi i Kishonit.
Marsho tërë forcë, o shpirti im!
22 Trokëllitën thundrat e kuajve
nga vrapimi i vrullshëm i kalorësve trima.
23 “Mallkojeni Merozin”, tha engjëlli i Zotit,
“mallkojini, mallkojini banorët e tij,
se nuk i erdhën në ndihmë Zotit,
në ndihmë Zotit dhe trimave të tij”.
24 Bekuar qoftë ndër gratë Jaela, gruaja e Heber Kenitit!
Ndër gratë, që në tenda banojnë, e bekuar qoftë!
25 Ujë i kërkoi e ajo qumësht i dha,
në një kupë princash ajkë i solli.
26 Dora e saj kunjin kapi,
e djathta çekiçin rrëmbeu,
Siserin goditi, kafkën ia çau,
tëmthat tejpërtej ia shpoi.
27 Te këmbët e saj u plandos,
ra e u shtri përtokë,
te këmbët e saj u plandos e u dergj,
atje u këput, aty i vdekur ra.
28 Nga dritarja vrojtonte nëna e Siserit,
nga hekurat e dritares thërriste:
“Përse vonon të kthehet qerrja jote?
Përse kaq e ngadaltë trokëllima e thundrave?”.
29 I përgjigjen princeshat e saj fisnike,
por ajo sërish me vete thotë:
30 “Kanë gjetur plaçkë e mes tyre po e ndajnë,
nga një a dy vajza për çdo luftëtar,
plaçkë lufte tërë ngjyra për Siserin,
plaçkë tërë ngjyra qëndisur,
tërë ngjyra qëndisur për shpatullat e plaçkitësit”.
31 Kështu le të shfarosen të gjithë armiqtë e tu, o Zot,
e ata që të duan, të fortë si dielli qofshin!».
Vendi pati paqe për dyzet vjet.