1 audite verbum Domini filii Israhel
quia iudicium Domino cum habitatoribus terrae
non est enim veritas et non est misericordia
et non est scientia Dei in terra
2 maledictum et mendacium et homicidium
et furtum et adulterium inundaverunt
et sanguis sanguinem tetigit
3 propter hoc lugebit terra et infirmabitur omnis qui habitat in ea
in bestia agri et in volucre caeli
sed et pisces maris congregabuntur
4 verumtamen unusquisque non iudicet et non arguatur vir
populus enim tuus sicut hii qui contradicunt sacerdoti
5 et corrues hodie et corruet etiam propheta tecum
nocte tacere feci matrem tuam
6 conticuit populus meus eo quod non habuerit scientiam
quia tu scientiam reppulisti
repellam te ne sacerdotio fungaris mihi
et oblita es legis Dei tui obliviscar filiorum tuorum et ego
7 secundum multitudinem eorum sic peccaverunt mihi
gloriam eorum in ignominiam commutabo
8 peccata populi mei comedent
et ad iniquitatem eorum sublevabunt animas eorum
9 et erit sicut populus sic sacerdos
et visitabo super eum vias eius et cogitationes eius reddam ei
10 et comedent et non saturabuntur
fornicati sunt et non cessaverunt
quoniam Dominum reliquerunt in non custodiendo
11 fornicatio et vinum et ebrietas aufert cor
12 populus meus in ligno suo interrogavit
et baculus eius adnuntiavit ei
spiritus enim fornicationum decepit eos et fornicati sunt a Deo suo
13 super capita montium sacrificabant
et super colles accendebant thymiama
subtus quercum et populum et terebinthum
quia bona erat umbra eius
ideo fornicabuntur filiae vestrae et sponsae vestrae adulterae erunt
14 non visitabo super filias vestras cum fuerint fornicatae
et super sponsas vestras cum adulteraverint
quoniam ipsi cum meretricibus versabantur
et cum effeminatis sacrificabant
et populus non intellegens vapulabit
15 si fornicaris tu Israhel non delinquat saltim Iuda
et nolite ingredi in Galgala et ne ascenderitis in Bethaven
neque iuraveritis vivit Dominus
16 quoniam sicut vacca lasciviens declinavit Israhel
nunc pascet eos Dominus quasi agnum in latitudine
17 particeps idolorum Ephraim dimitte eum
18 separatum est convivium eorum
fornicatione fornicati sunt
dilexerunt adferre ignominiam protectores eius
19 ligavit spiritus eam in alis suis
et confundentur a sacrificiis suis
Zoti padit Izraelin
1 «Dëgjojeni fjalën e Zotit, o bijtë e Izraelit,
Zoti po ngre padi kundër banorëve të tokës,
se nuk ka në tokë
as besnikëri, as mirësi
e as njohuri për Perëndinë.
2 Mallkimet, mashtrimet, vrasjet,
vjedhjet e kurorëshkeljet kanë marrë dhenë,
gjaku e gjakderdhjet nuk kanë të sosur.
3 Ndaj toka vajton
e tërë banorët e saj mpaken,
kafshët e fushës, shpendët e qiellit
madje edhe peshqit e detit marrin fund.

4 Por, askush të mos ngrejë padi,
askush të mos bëj kallëzim,
se padia ime është kundër teje, o prift .
5 Gjatë ditës do të pengohesh,
gjatë natës edhe profeti bashkë me ty.
Nënën tënde do ta zhbij!
6 Populli im u zhbi prej padijes,
se ti e përbuze njohurinë,
ndaj dhe unë priftërinë do të ta përbuz.
E harrove ligjin e Perëndisë tënd,
ndaj dhe unë do t'i harroj bijtë e tu.
7 Sa më shumë shtohen,
aq më tepër mëkatojnë kundër meje.
Nderin do t'ua kthej në turp.
8 Ushqehen me mëkatin e popullit tim,
lakmojnë fajin e tij.
9 Ndaj, edhe priftin si popullin
do ta ndëshkoj për udhën që ndoqi,
veprat do t'ia shpërblej mirë.
10 Do të hanë, por s'do të ngihen,
do të kurvërohen, por s'do të shtohen,
se e harruan Zotin e iu dhanë kurvërisë.
11 Vera e mushti ia morën mendtë popullit tim.
12 Këshillohet me një copë dru
e dëgjon një shkop,
se kurvëria e mashtroi,
ndaj Perëndinë e vet tradhton.
13 Nëpër maja malesh bëjnë flijime,
djegin temjan nëpër kodra,
nën dushqe e plepa,
nën hijen e këndshme të lisave.
Kështu të kurvërohen bijat,
shkelin kurorën nuset e tua.
14 Por, bijat nuk do të t'i ndëshkoj për kurvëri,
as nuset e tua për kurorëshkelje,
sepse ata vetë shkojnë me lavire,
me laviret e kultit kushtojnë fli.
E populli i pamend rrënohet.

15 O Izrael, nëse kryen kurvëri,
mos e bëj edhe Judën me faj!
Mos shkoni në Gilgal,
mos u ngjitni në Bet Aven,
as mos u betoni për Zotin e gjallë!
16 Izraeli u bë kokëfortë,
porsi lopa kryeneçe,
ndaj Zoti do t'i kullotë
si dhentë nëpër livadhe.

17 Lëreni Efraimin,
se u lidh pas idhujve!
18 Pijet i shteroi,
u harbua e kurvëroi,
prijësit e tij të shfrenuar
u dashuruan pas turpit.
19 Furtuna do t'i rrëmbejë në krahët e veta,
do të turpërohen për flijimet që kryen».