1 tu autem fili hominis propheta super montes Israhel et dices
montes Israhel audite verbum Domini
2 haec dicit Dominus Deus
eo quod dixerit inimicus de vobis euge
altitudines sempiternae in hereditatem datae sunt nobis
3 propterea vaticinare et dic haec dicit Dominus Deus
pro eo quod desolati estis et conculcati per circuitum
et facti in hereditatem reliquis gentibus
et ascendistis super labium linguae et obprobrium populi
4 propterea montes Israhel audite verbum Domini Dei
haec dicit Dominus Deus montibus et collibus
torrentibus vallibusque et desertis parietinis
et urbibus derelictis quae depopulatae sunt
et subsannatae a reliquis gentibus per circuitum
5 propterea haec dicit Dominus Deus
quoniam in igne zeli mei locutus sum de reliquis gentibus
et de Idumea universa
qui dederunt terram meam sibi in hereditatem
cum gaudio et toto corde ex animo
et eiecerunt eam ut vastarent
6 idcirco vaticinare super humum Israhel
et dices montibus et collibus iugis et vallibus
haec dicit Dominus Deus
ecce ego in zelo meo et in furore meo locutus sum
eo quod confusionem gentium sustinueritis
7 idcirco haec dicit Dominus Deus
ego levavi manum meam ut gentes quae in circuitu vestro sunt
ipsae confusionem suam portent
8 vos autem montes Israhel ramos vestros germinetis
et fructum vestrum adferatis populo meo Israhel
prope est enim ut veniat
9 quia ecce ego ad vos
et convertar ad vos et arabimini et accipietis sementem
10 et multiplicabo in vobis homines omnemque domum Israhel
et habitabuntur civitates et ruinosa instaurabuntur
11 et replebo vos hominibus et iumentis
et multiplicabuntur et crescent
et habitari vos faciam sicut a principio
bonisque donabo maioribus quam habuistis ab initio
et scietis quia ego Dominus
12 et adducam super vos homines populum meum Israhel
et hereditate possidebunt te et eris eis in hereditatem
et non addes ultra ut absque eis sis
13 haec dicit Dominus Deus
pro eo quod dicunt de vobis devoratrix hominum es
et suffocans gentem tuam
14 propterea homines non comedes amplius
et gentem tuam non necabis ultra ait Dominus Deus
15 nec auditam faciam in te amplius confusionem gentium
et obprobrium populorum nequaquam portabis
et gentem tuam non amittes amplius ait Dominus Deus
16 et factum est verbum Domini ad me dicens
17 fili hominis domus Israhel habitaverunt in humo sua
et polluerunt eam in viis suis et in studiis suis
iuxta inmunditiam menstruatae facta est via eorum coram me
18 et effudi indignationem meam super eos
pro sanguine quem fuderunt super terram
et in idolis suis polluerunt eam
19 et dispersi eos in gentes et ventilati sunt in terris
iuxta vias eorum et adinventiones iudicavi eos
20 et ingressi sunt ad gentes ad quas introierunt
et polluerunt nomen sanctum meum
cum diceretur de eis populus Domini iste est
et de terra eius egressi sunt
21 et peperci nomini meo sancto
quod polluerat domus Israhel in gentibus ad quas ingressi sunt
22 idcirco dices domui Israhel haec dicit Dominus Deus
non propter vos ego faciam domus Israhel
sed propter nomen sanctum meum
quod polluistis in gentibus ad quas intrastis
23 et sanctificabo nomen meum magnum
quod pollutum est inter gentes
quod polluistis in medio earum
ut sciant gentes quia ego Dominus ait Dominus exercituum
cum sanctificatus fuero in vobis coram eis
24 tollam quippe vos de gentibus
et congregabo de universis terris
et adducam vos in terram vestram
25 et effundam super vos aquam mundam
et mundabimini ab omnibus inquinamentis vestris
et ab universis idolis vestris mundabo vos
26 et dabo vobis cor novum et spiritum novum ponam in medio vestri
et auferam cor lapideum de carne vestra
et dabo vobis cor carneum
27 et spiritum meum ponam in medio vestri
et faciam ut in praeceptis meis ambuletis
et iudicia mea custodiatis et operemini
28 et habitabitis in terra quam dedi patribus vestris
et eritis mihi in populum et ego ero vobis in Deum
29 et salvabo vos ex universis inquinamentis vestris
et vocabo frumentum et multiplicabo illud
et non inponam in vobis famem
30 et multiplicabo fructum ligni et genimina agri
ut non portetis ultra obprobrium famis in gentibus
31 et recordabimini viarum vestrarum pessimarum
studiorumque non bonorum
et displicebunt vobis iniquitates vestrae et scelera vestra
32 non propter vos ego faciam ait Dominus Deus notum sit vobis
confundimini et erubescite super viis vestris domus
Israhel
33 haec dicit Dominus Deus
in die qua mundavero vos ex omnibus iniquitatibus vestris
et habitari fecero urbes
et instauravero ruinosa
34 et terra deserta fuerit exculta
quae quondam erat desolata in oculis omnis viatoris
35 dicent terra illa inculta facta est ut hortus voluptatis
et civitates desertae et destitutae atque suffossae munitae sederunt
36 et scient gentes quaecumque derelictae fuerint in circuitu vestro
quia ego Dominus aedificavi dissipata
plantavique inculta
ego Dominus locutus sum et fecerim
37 haec dicit Dominus Deus
adhuc in hoc invenient me domus Israhel ut faciam eis
multiplicabo eos sicut gregem hominum
38 ut gregem sanctum ut gregem Hierusalem in sollemnitatibus eius
sic erunt civitates desertae plenaeque gregibus hominum
et scient quia ego Dominus
Profeci për malet e Izraelit
1 Ti, bir i njeriut, profetizo për malet e Izraelit e thuaj: «O malet e Izraelit, dëgjojeni zërin e Zotit. 2 Kështu thotë Zoti im, Zoti: meqë armiku tha për ju: “Aha, lartësitë e lashta janë bërë prona jonë”, 3 për këtë profetizo e thuaj se kështu thotë Zoti im, Zoti: pikërisht, ngaqë ju shkretuan e ju shtypën nga të gjitha anët, saqë u bëtë pronë e kombeve të tjera dhe ratë në gojën e në gjuhën e njerëzve përfolës, 4 prandaj, o malet e Izraelit, dëgjojeni fjalën e Zotit tim, Zotit. Kështu u thotë Zoti im, Zoti, maleve e kodrave, shpateve e luginave, shkretëtirave të përcëlluara dhe qyteteve të braktisura, që janë bërë pre e tallje për kombet e tjera që i rrethojnë, 5 prandaj kështu thotë Zoti im, Zoti: patjetër që fola me smirë të zjarrtë kundër kombeve të tjera e kundër mbarë Edomit, që e morën tokën time si pronë për vete, duke u ngazëlluar me gjithë zemër dhe duke e përçmuar me shpirt, për ta zbrazur e për ta plaçkitur. 6 Prandaj profetizo për tokën e Izraelit dhe thuaju maleve e kodrave, shpateve e luginave, se kështu thotë Zoti im, Zoti: ja, unë fola i shtyrë nga smira e nga zemërimi, meqë ju duruat talljen e kombeve. 7 Prandaj kështu thotë Zoti im, Zoti: betohem se kombet që ju rrethojnë do t'i durojnë vetë talljet e tyre.
8 E ju, o malet e Izraelit, nxirrni filiza e jepni fryte për popullin tim Izraelin, se do të kthehen së shpejti. 9 Se, ja, jam me ju, kah ju jam kthyer e ju do të prashiteni e do të mbilleni. 10 Unë do t'i shumoj njerëzit përmbi ju, mbarë shtëpinë e Izraelit, të tërën. Qytetet do të kenë banorë e rrënojat do të ndreqen. 11 Do t'i shumoj njerëzit e kafshët mbi ju dhe ata do të shumohen e do të shtohen. Do t'ju mbush me banorë si dikur e do t'ju mbush me të mira më shumë se në fillim. Atëherë do ta merrni vesh se unë jam Zoti. 12 Do të sjell mbi ju njerëz, popullin tim Izraelin. Ata do t'ju kenë për pronë, ju do të jeni trashëgimia e tyre e nuk do t'i lini më pa fëmijë. 13 Kështu thotë Zoti im, Zoti: meqë ju thonë: “Ju gëlltitni njerëz dhe e lini kombin pa fëmijë”, 14 për këtë ju nuk do të gëlltitni më njerëz e nuk do ta lini kombin tuaj pa fëmijë, kumton Zoti im, Zoti. 15 Unë nuk do të lejoj më të dëgjosh talljet e kombeve e ti nuk do të durosh fatkeqësinë e popujve. Nuk do ta lësh më kombin pa fëmijë, kumton Zoti im, Zoti».
16 Fjala e Zotit m'u drejtua e më tha: 17 «Bir i njeriut, shtëpia e Izraelit banonte në tokën e vet, por e përdhosi me sjelljen e me veprat e veta. Udhët e tyre para meje ishin si papastërtia e gruas me të përmuajshme. 18 Atëherë zbraza mbi ta zemërimin tim, për shkak të gjakut që kishin derdhur në vend, për shkak të idhujve me të cilët e kishin përdhosur. 19 I përhapa nëpër kombe dhe ishin të shpërndarë nëpër vende. I gjykova sipas sjelljeve dhe veprimeve të tyre. 20 Edhe kur shkuan te kombet për ku ishin nisur, e përdhosën emrin tim të shenjtë, sepse thoshin për ta: “Këta janë populli i Zotit, por u është dashur të dalin nga toka e tij”. 21 Atëherë u vura në sedër për emrin tim të shenjtë që shtëpia e Izraelit e kishte përdhosur ndër kombet ku kishte shkuar.
22 Prandaj thuaji shtëpisë së Izraelit se kështu thotë Zoti im, Zoti: nuk po veproj për hirin tuaj, o shtëpia e Izraelit, por për hir të emrit tim të shenjtë që ju e përdhosët ndër kombet ku kishit shkuar. 23 Do ta shenjtëroj emrin tim të madh që u përdhos ndër kombe dhe që ju e përdhosët mes tyre. Kombet do ta marrin vesh se unë jam Zoti, kumton Zoti im, Zoti, kur ta kem shenjtëruar emrin tim përmes jush para tyre. 24 Do t'ju marr prej kombeve, do t'ju mbledh prej të gjitha vendeve e do t'ju sjell në tokën tuaj. 25 Do t'ju stërpik me ujë të pastër dhe do të pastroheni nga të gjitha papastërtitë. Edhe prej të gjithë idhujve do t'ju pastroj. 26 Do t'ju jap një zemër të re. Një shpirt të ri do të vë brenda jush. Do t'jua heq nga mishi zemrën e gurit dhe do t'ju jap një zemër mishi. 27 Do ta vë shpirtin tim brenda jush e do t'ju bëj të ecni sipas rregullave të mia. Ju do t'i mbani e do t'i zbatoni vendimet e mia. 28 Do të banoni në tokën që u dhashë etërve tuaj. Ju do të jeni populli im, ndërsa unë do të jem Perëndia juaj. 29 Unë do t'ju shpëtoj nga çdo papastërti. Do t'i bëzaj grurit e do ta shumoj dhe nuk do të ta dërgoj më zinë e bukës. 30 Do ta shumoj frytin e pemës dhe prodhimin e arës, që kombet të mos tallen më me ty për shkak të zisë së bukës. 31 Do t'ju kujtohen sjelljet tuaja të liga e veprat tuaja jo të mira e do t'ju pështiroset vetja për shkak të ligësive dhe të neverive tuaja. 32 Do të veproj, por jo për hirin tuaj, kumton Zoti im, Zoti. Le ta dini! T'ju vijë turp e marre për sjelljet tuaja, o shtëpia e Izraelit.
33 Kështu thotë Zoti im, Zoti: pasi t'ju kem pastruar nga të gjitha fajësitë tuaja, do t'i mbush qytetet me banorë e ata do t'i ndreqin rrënojat tuaja. 34 Toka e shkretuar do të prashitet, në vend që të mbetet shkretim në sytë e të gjithë kalimtarëve. 35 Do të thonë: kjo tokë e shkretuar u bë si kopshti i Edenit. Qytetet e shkretuara, të zhuritura, të rrafshuara, janë mëkëmbur e kanë banorë. 36 Atëherë kombet që kanë mbetur rreth jush do ta marrin vesh se unë jam Zoti. Unë ndreqa rrënojat e mbolla djerrinat. Unë jam Zoti. Fola e do të veproj.
37 Kështu thotë Zoti im, Zoti: do t'ia lejoj edhe këtë shtëpisë së Izraelit: të më lusë që t'ia shumoj njerëzit porsi grigjën. 38 Si me grigjën e shenjtë, si me grigjën e Jerusalemit në festat e caktuara, ashtu do të mbushen qytetet e shkretuara me grigja njerëzish. Atëherë do ta marrin vesh se unë jam Zoti».