1 et factus est sermo Domini ad me dicens
2 quid est quod inter vos parabolam vertitis in proverbium istud in terra
Israhel dicentes
patres comederunt uvam acerbam
et dentes filiorum obstupescunt
3 vivo ego dicit Dominus Deus
si erit vobis ultra parabola haec in proverbium in
Israhel
4 ecce omnes animae meae sunt
ut anima patris ita et anima filii mea est
anima quae peccaverit ipsa morietur
5 et vir si fuerit iustus et fecerit iudicium et iustitiam
6 in montibus non comederit
et oculos suos non levaverit ad idola domus Israhel
et uxorem proximi sui non violaverit
et ad mulierem menstruatam non accesserit
7 et hominem non contristaverit
pignus debitori reddiderit per vim nihil rapuerit
panem suum esurienti dederit
et nudum operuerit vestimento
8 ad usuram non commodaverit et amplius non acceperit
ab iniquitate averterit manum suam
iudicium verum fecerit inter virum et virum
9 in praeceptis meis ambulaverit
et iudicia mea custodierit ut faciat veritatem
hic iustus est vita vivet ait Dominus Deus
10 quod si genuerit filium latronem effundentem sanguinem
et fecerit unum de istis
11 et haec quidem omnia non facientem sed in montibus comedentem
et uxorem proximi sui polluentem
12 egenum et pauperem contristantem
rapientem rapinas pignus non reddentem
et ad idola levantem oculos suos abominationem facientem
13 ad usuram dantem et amplius accipientem
numquid vivet non vivet
cum universa detestanda haec fecerit morte morietur
sanguis eius in ipso erit
14 quod si genuerit filium qui videns omnia peccata patris sui quae fecit
timuerit et non fecerit simile eis
15 super montes non comederit
et oculos suos non levaverit ad idola domus Israhel
et uxorem proximi sui non violaverit
16 et virum non contristaverit
pignus non retinuerit et rapinam non rapuerit
panem suum esurienti dederit
et nudum operuerit vestimento
17 a pauperis iniuria averterit manum suam
usuram et superabundantiam non acceperit
iudicia mea fecerit in praeceptis meis ambulaverit
hic non morietur in iniquitate patris sui sed vita vivet
18 pater eius quia calumniatus est et vim fecit fratri
et malum operatus est in medio populi sui
ecce mortuus est in iniquitate sua
19 et dicitis quare non portavit filius iniquitatem patris
videlicet quia filius iudicium et iustitiam operatus est
omnia praecepta mea custodivit et fecit illa
vita vivet
20 anima quae peccaverit ipsa morietur
filius non portabit iniquitatem patris
et pater non portabit iniquitatem filii
iustitia iusti super eum erit
et impietas impii erit super eum
21 si autem impius egerit paenitentiam
ab omnibus peccatis suis quae operatus est
et custodierit universa praecepta mea
et fecerit iudicium et iustitiam
vita vivet non morietur
22 omnium iniquitatum eius quas operatus est non recordabor
in iustitia sua quam operatus est vivet
23 numquid voluntatis meae est mors impii dicit Dominus Deus
et non ut convertatur a viis suis et vivat
24 si autem averterit se iustus a iustitia sua
et fecerit iniquitatem secundum omnes abominationes
quas operari solet impius
numquid vivet
omnes iustitiae eius quas fecerat non recordabuntur
in praevaricatione qua praevaricatus est
et in peccato suo quod peccavit in ipsis morietur
25 et dixistis non est aequa via Domini
audite domus Israhel numquid via mea non est aequa
et non magis viae vestrae pravae sunt
26 cum enim averterit se iustus a iustitia sua
et fecerit iniquitatem morietur in eis
in iniustitia quam operatus est morietur
27 et cum averterit se impius ab impietate sua quam operatus est
et fecerit iudicium et iustitiam
ipse animam suam vivificabit
28 considerans enim et avertens se ab omnibus iniquitatibus suis
quas operatus est
vita vivet et non morietur
29 et dicunt filii Israhel non est aequa via Domini
numquid viae meae non sunt aequae domus Israhel
et non magis viae vestrae pravae
30 idcirco unumquemque iuxta vias suas iudicabo domus
Israhel
ait Dominus Deus
convertimini et agite paenitentiam ab omnibus iniquitatibus vestris
et non erit vobis in ruinam iniquitas
31 proicite a vobis omnes praevaricationes vestras
in quibus praevaricati estis
et facite vobis cor novum et spiritum novum
et quare moriemini domus Israhel
32 quia nolo mortem morientis dicit Dominus Deus
revertimini et vivite
Drejtësia e Perëndisë
1 Fjala e Zotit m'u drejtua e më tha: 2 «Çfarë keni që thoni në dheun e Izraelit këtë thënie: “Rrushin e thartë e hëngrën etërit, por dhëmbët iu mpinë bijve”? 3 Pasha jetën time, kumton Zoti im, Zoti, nuk do ta thoni kurrë më këtë thënie në Izrael. 4 Ja, të gjithë shpirtrat më përkasin mua. Mua më përket si jeta e atit, ashtu edhe jeta e birit. Ai që do të mëkatojë, ai edhe do të vdesë.
5 Nëse një njeri është i drejtë dhe zbaton të drejtën e drejtësinë, 6 nëse nuk ha mbi male dhe nuk i ngre sytë drejt idhujve të shtëpisë së Izraelit, nëse nuk e fëlliq gruan e të afërtit e nuk i afrohet asnjë gruaje me të përmuajshme, 7 nëse nuk i bën trysni askujt, por ia kthen pengun detyruesit, nëse nuk plaçkit, por i jep bukë të uriturit dhe e mbulon me petk të zhveshurin, 8 nëse nuk jep hua me kamatë e nuk merr përfitim, por zbaton drejtësinë e vërtetë mes njerëzve, 9 ndjek vendimet e mia dhe vepron me besnikëri, ai është i drejtë e do të jetojë, kumton Zoti im, Zoti.
10 Por, nëse i lind djali mujshar e gjakderdhës, që kryen ndonjë veprim të tillë, 11 ndonëse ai vetë nuk kishte bërë asnjë nga këto, i biri, për më tepër, ha mbi male, fëlliq gruan e të afërtit, 12 i bën trysni skamnorit e nevojtarit, plaçkit, nuk e kthen pengun, i ngre sytë drejt idhujve, kryen pështirësi, 13 jep hua me kamatë dhe merr përfitimin, a do të jetojë vallë i biri? Ai nuk do të jetojë. I bëri të gjitha këto pështirësi, do të vdesë patjetër e gjaku i vet do të bjerë mbi të.
14 Por, nëse i lind një djalë, i cili sheh të gjitha mëkatet që ka bërë i ati, i sheh, por nuk vepron njësoj, 15 nuk ha mbi male, nuk i ngre sytë drejt idhujve të Izraelit, nuk e fëlliq gruan e të afërtit, 16 nuk bën trysni, nuk e mban pengun, nuk plaçkit, i jep bukë të uriturit dhe e mbulon me petk të zhveshurin, 17 heq dorë nga paudhësia, nuk jep hua me kamatë e nuk merr përfitimin, zbaton vendimet e mia dhe ndjek rregullat e mia, ai nuk do të vdesë për faj të të atit, por do të jetojë patjetër. 18 Ndërsa i ati që e ka zhvatur e vjedhur vëllanë dhe ka bërë çfarë nuk është e mirë mes popullit të vet, ja, ai do të vdesë për faj të vet.
19 Ju thoni: “Pse nuk e mbart biri fajin e të atit?”. Sepse i biri zbaton të drejtën e drejtësinë, mban të gjitha rregullat e mia dhe i zbaton, prandaj do të jetojë. 20 Shpirti që mëkaton, ai do të vdesë. Biri nuk do të mbajë fajin e të atit, as ati fajin e të birit. Mbi të drejtin do të mbetet drejtësia dhe mbi të ligun do të mbetet ligësia.
21 Por, nëse i paudhi heq dorë nga të gjitha mëkatet që ka bërë, mban të gjitha rregullat e mia dhe zbaton të drejtën e drejtësinë, ai do të jetojë e nuk do të vdesë. 22 Nuk do t'i kujtohet më asnjë shkelje që ka bërë, por do të jetojë në saje të drejtësisë që ka zbatuar. 23 A kënaqem unë me vdekjen e të paudhit, kumton Zoti im, Zoti, apo që ai të heqë dorë nga sjellja e tij e të jetojë? 24 Por, nëse i drejti heq dorë nga drejtësia dhe bën padrejtësi, si të gjitha pështirësitë që bën i paudhi, a do të jetojë vallë ai? Asnjë gjë e drejtë që pati bërë nuk do t'i mbahet mend, por për shkak të pabesisë që kreu e të mëkatit që bëri, ai do të vdesë.
25 Ju thoni: “Nuk është e drejtë sjellja e Zotit”. Dëgjoni, pra, o shtëpia e Izraelit: nuk është e drejtë sjellja ime apo nuk është e drejtë sjellja juaj? 26 Nëse i drejti heq dorë nga drejtësia dhe bën padrejtësi, do të vdesë për shkak të saj. Për shkak të padrejtësisë që bëri do të vdesë. 27 Nëse i paudhi heq dorë nga paudhësia që ka bërë dhe zbaton të drejtën e drejtësinë, shpirti i tij do të jetojë. 28 E vuri re, u largua nga të gjitha shkeljet që kishte kryer, prandaj do të jetojë e nuk do të vdesë. 29 Por shtëpia e Izraelit thotë: “Nuk është e drejtë sjellja e Zotit”. Nuk është e drejtë sjellja ime, o shtëpia e Izraelit, apo nuk është e drejtë sjellja juaj?
30 Prandaj do ta gjykoj secilin sipas sjelljes së vet, o shtëpia e Izraelit, kumton Zoti im, Zoti. Hiqni dorë e kthehuni nga të gjitha shkeljet tuaja e nuk do t'ju pengojë më faji juaj. 31 Shporrini prej jush të gjitha shkeljet që keni bërë dhe bëni një zemër të re e një shpirt të ri. Pse doni të vdisni, o shtëpia e Izraelit? 32 Unë nuk kënaqem me vdekjen e askujt, kumton Zoti im, Zoti, prandaj pendohuni e jetoni».