1 et vidi et ecce in firmamento quod erat super caput cherubin
quasi lapis sapphyrus
quasi species similitudinis solii apparuit super ea
2 et dixit ad virum qui indutus erat lineis et ait
ingredere in medio rotarum quae sunt subtus cherub
et imple manum tuam prunis ignis quae sunt inter cherubin
et effunde super civitatem
ingressusque est in conspectu meo
3 cherubin autem stabant a dextris domus cum ingrederetur vir
et nubes implevit atrium interius
4 et elevata est gloria Domini desuper cherub ad
limen domus
et repleta est domus nube
et atrium repletum est splendore gloriae Domini
5 et sonitus alarum cherubin audiebatur usque ad atrium exterius
quasi vox Dei omnipotentis loquentis
6 cumque praecepisset viro qui indutus erat lineis dicens
sume ignem de medio rotarum quae sunt inter cherubin
ingressus ille stetit iuxta rotam
7 et extendit cherub manum de medio cherubin
ad ignem qui erat inter cherubin
et sumpsit et dedit in manus eius qui indutus erat lineis
qui accipiens egressus est
8 et apparuit in cherubin similitudo manus hominis subtus pinnas eorum
9 et vidi et ecce quattuor rotae iuxta cherubin
rota una iuxta cherub unum et rota alia iuxta cherub unum
species autem erat rotarum quasi visio lapidis chrysoliti
10 et aspectus earum similitudo una quattuor
quasi sit rota in medio rotae
11 cumque ambularent in quattuor partes gradiebantur
non revertebantur ambulantes
sed ad locum ad quem ire declinabat quae prima erat
sequebantur et ceterae nec convertebantur
12 et omne corpus earum et colla et manus et pinnae et circuli
plena erant oculis in circuitu quattuor rotarum
13 et rotas istas vocavit volubiles audiente me
14 quattuor autem facies habebat unum
facies una facies cherub
et facies secunda facies hominis
et in tertio facies leonis
et in quarto facies aquilae
15 et elevata sunt cherubin
ipsum est animal quod videram iuxta flumen Chobar
16 cumque ambularent cherubin ibant pariter et rotae iuxta ea
et cum levarent cherubin alas suas
ut exaltarentur de terra
non residebant rotae sed et ipsae iuxta erant
17 stantibus illis stabant et cum elevatis elevabantur
spiritus enim vitae erat in eis
18 et egressa est gloria Domini a limine templi
et stetit super cherubin
19 et elevantia cherubin alas suas exaltata sunt a terra coram me
et illis egredientibus rotae quoque subsecutae sunt
et stetit in introitu portae domus Domini orientalis
et gloria Dei Israhel erat super ea
20 ipsum est animal quod vidi subter Deum Israhel iuxta
fluvium Chobar
et intellexi quia cherubin essent
21 quattuor per quattuor vultus uni et quattuor alae uni
et similitudo manus hominis sub alis eorum
22 et similitudo vultuum eorum ipsi vultus quos videram iuxta fluvium
Chobar
et intuitus eorum et impetus singulorum ante faciem suam ingredi
Tempulli mbetet i shkretë
1 Pashë dhe, ja, mbi kubenë që gjendej përmbi kokën e kerubëve ishte një si gur safiri, ndërsa sipër tyre shfaqej trajta e një froni. 2 Ai i foli njeriut të veshur me li e i tha: «Hyr ndërmjet rrotave që janë nën kerubët, mbushe pëllëmbën e dorës me thëngjijtë e ndezur mes kerubëve dhe hidhi mbi qytet». Ai shkoi para syve të mi. 3 Kur shkoi ai burrë, ndërsa kerubët qëndronin në të djathtë të tempullit, një re e mbushi tremen e brendshme. 4 Lavdia e Zotit u ngrit përmbi kerubin, në drejtim të pragut të tempullit, dhe tempulli u mbush me atë re, ndërsa tremja u mbush me shkëlqimin e lavdisë së Zotit. 5 Fërfëllima e krahëve të kerubëve u dëgjua deri në tremen e jashtme, porsi zëri i të gjithëpushtetshmit, kur ai flet. 6 Pasi e kishte urdhëruar burrin e veshur me li të merrte zjarrin nga mesi i rrotave që ishin ndër kerubë, shkoi e u ndal pranë rrotës. 7 Njëri prej kerubëve shtriu dorën drejt zjarrit mes kerubëve. E mori dhe ia dha burrit të veshur me li. Ai e mori e doli. 8 Atëherë, nën krahët e kerubëve, u shfaq trajta e një dore njeriu. 9 Pashë dhe, ja, pranë kerubëve gjendeshin katër rrota, nga një pranë secilit kerub. Pamja e rrotave dukej si gur topazi. 10 Dukej se të katra kishin të njëjtën trajtë, si të ishte një rrotë brenda rrotës. 11 Kur lëviznin, lëviznin në të katër drejtimet. Kur lëviznin nuk ktheheshin, sepse lëviznin në drejtimin nga kthehej koka, pas saj. Lëviznin e nuk ktheheshin kur lëviznin. 12 Tërë trupi i tyre, shpina, duart, krahët e rrotat ishin plot me sy përreth, që të katra rrotat. 13 Për rrotat dëgjova se quheshin rrotullore. 14 Çdonjëri kishte katër fytyra: e para fytyrë kerubi, e dyta fytyrë njeriu, e treta fytyrë luani dhe e katërta fytyrë shqiponje. 15 Atëherë kerubët u ngritën. Ishin gjallesat që kisha parë buzë lumit Kebar. 16 Kur lëviznin kerubët, edhe rrotat lëviznin bri tyre. Kur kerubët hapnin krahët për t'u ngritur nga toka, rrotat nuk largoheshin prej tyre. 17 Kur ata ndaleshin, edhe rrotat ndaleshin. Kur ngriheshin, edhe rrotat ngriheshin me ta, sepse shpirti i gjallesave ishte në ta. 18 Atëherë lavdia e Zotit doli nga pragu i tempullit e u ndal mbi kerubët. 19 Kerubët hapën krahët dhe u ngritën nga toka para syve të mi. Edhe rrotat bri tyre dolën. U ndalën te hyrja e portës lindore të tempullit të Zotit dhe lavdia e Perëndisë së Izraelit ishte mbi ta. 20 Këto ishin të njëjtat gjallesa që kisha parë nën Perëndinë e Izraelit buzë lumit Kebar. E mora vesh se ata ishin kerubët. 21 Secili kishte katër fytyra, secili kishte katër krahë dhe poshtë krahëve trajtën e një dore njeriu. 22 Trajta e fytyrës së tyre ishte pamja që kisha parë buzë lumit Kebar. Secili ecte drejt para vetes.