1 verti me ad alia
et vidi calumnias quae sub sole geruntur
et lacrimas innocentum et consolatorem neminem
nec posse resistere eorum violentiae cunctorum auxilio destitutos
2 et laudavi magis mortuos quam viventes
3 et feliciorem utroque iudicavi qui necdum natus est
nec vidit mala quae sub sole fiunt
4 rursum contemplatus omnes labores hominum et industrias
animadverti patere invidiae proximi
et in hoc ergo vanitas et cura superflua est
5 stultus conplicat manus suas
et comedit carnes suas dicens
6 melior est pugillus cum requie
quam plena utraque manus cum labore et adflictione animi
7 considerans repperi et aliam vanitatem sub sole
8 unus est et secundum non habet non filium non fratrem
et tamen laborare non cessat nec satiantur oculi eius divitiis
nec recogitat dicens cui laboro et fraudo animam meam bonis
in hoc quoque vanitas est et adflictio pessima
9 melius ergo est duos simul esse quam unum
habent enim emolumentum societatis suae
10 si unus ceciderit ab altero fulcietur
vae soli quia cum ruerit non habet sublevantem
11 et si dormierint duo fovebuntur mutuo
unus quomodo calefiet
12 et si quispiam praevaluerit contra unum duo resistent ei
funiculus triplex difficile rumpitur
13 melior est puer pauper et sapiens rege sene et stulto
qui nescit providere in posterum
14 quod et de carcere catenisque interdum quis egrediatur ad regnum
et alius natus in regno inopia consumatur
15 vidi cunctos viventes qui ambulant sub sole
cum adulescente secundo qui consurgit pro eo
16 infinitus numerus est populi omnium qui fuerunt ante
eum
et qui postea futuri sunt non laetabuntur in eo
sed et hoc vanitas et adflictio spiritus
17 custodi pedem tuum ingrediens domum Dei
multo enim melior est oboedientia quam stultorum victimae
qui nesciunt quid faciant mali
1 Pastaj u solla e pashë tërë shtypjen që ushtrohet nën diell. Dhe, ja, lotët e të shtypurve nuk ka kush t'i ngushëllojë, se pushteti mban anën e shtypësve, prandaj nuk ka kush t'i ngushëllojë. 2 Atëherë u përgëzova me të vdekurit, që vdiqën e shkuan, më shumë se me të gjallët, që ende gjallojnë, 3 por më mirë se të dyja palët është ai që ende nuk është e nuk e ka parë ligësinë që bëhet nën diell.
4 Vërejta se tërë mundi e tërë arritjet në punë vinin nga zilia që kanë njerëzit me njëri-tjetrin. Edhe kjo është tymnajë e si të rendësh pas erës.
5 I marri rri duarkryq
e ha veten me dhëmbë.
6 Më mirë një grusht plot qetësi,
se dy duar plot mund
e të rendësh pas erës.
7 Përsëri pashë tymnajë nën diell: 8 dikush fillikat, pa fëmijë e pa vëlla, bën gjithë atë mund të pafund e sytë s'i kanë të ngopur me pasuri. «Për kë po punoj, që po ia mohoj vetes kënaqësitë?». Edhe kjo është tymnajë e punë e mbrapshtë.
Shoqëria
9 Dy vetë janë më mirë se një, se shpërblehen mirë për mundin e vet. 10 Se, po të rrëzohen, njëri ngre tjetrin. Por, mjerë ai që rrëzohet e nuk ka kush ta ngrejë. 11 Po ashtu, nëse dy vetë flenë bashkë, ngrohen, por ai që mbetet vetëm, si do të ngrohet? 12 Një njeri të vetëm e mundin, por dy vetë i bëjnë ballë një njeriu. Filli i trefishtë nuk këputet lehtë.
13 Më mirë një djalë skamnor e i urtë, se një mbret plak e i marrë që nuk di të këshillohet më, 14 se ai del nga burgu e bëhet mbret, ndonëse pati lindur skamnor në mbretërinë e vet. 15 I pashë të gjithë të gjallët që ecin nën diell me djaloshin që u ngrit e i zuri vendin mbretit. 16 Nuk kishte të sosur tërë ai popull, tërë ata të cilëve u printe. Por prapë, ata që do të vijnë më vonë, nuk do të gëzohen me të. Edhe kjo është tymnajë e si të rendësh pas erës. 17 Ruaje këmbën kur të shkosh në tempullin e Perëndisë. Më mirë afrohu për të dëgjuar, sesa për të kushtuar flinë e të marrëve, se ata nuk e dinë se veprojnë keq.