1 vidi Dominum stantem super altare
et dixit percute cardinem et commoveantur superliminaria
avaritia enim in capite omnium
et novissimum eorum in gladio interficiam non erit fuga eis
fugiet et non salvabitur ex eis qui fugerit
2 si descenderint usque ad infernum inde manus mea educet eos
et si ascenderint usque ad caelum inde detraham eos
3 et si absconditi fuerint in vertice Carmeli
inde scrutans auferam eos
et si celaverint se ab oculis meis in fundo maris
ibi mandabo serpenti et mordebit eos
4 et si abierint in captivitatem coram inimicis suis
ibi mandabo gladio et occidet eos
et ponam oculos meos super eos in malum et non in bonum
5 et Dominus Deus exercituum qui tangit terram et tabescet
et lugebunt omnes habitantes in ea
et ascendet sicut rivus omnis et defluet sicut fluvius Aegypti
6 qui aedificat in caelo ascensionem suam
et fasciculum suum super terram fundavit
qui vocat aquas maris et effundit eas super faciem terrae
Dominus nomen eius
7 numquid non ut filii Aethiopum vos estis mihi filii Israhel ait Dominus
numquid non Israhel ascendere feci de terra Aegypti
et Palestinos de Cappadocia et Syros de Cyrene
8 ecce oculi Domini Dei super regnum peccans
et conteram illud a facie terrae
verumtamen conterens non conteram domum Iacob dicit Dominus
9 ecce enim ego mandabo
et concutiam in omnibus gentibus domum Israhel
sicut concutitur in cribro
et non cadet lapillus super terram
10 in gladio morientur omnes peccatores populi mei
qui dicunt non adpropinquabit et non veniet super nos malum
11 in die illo suscitabo tabernaculum David quod cecidit
et reaedificabo aperturas murorum eius
et ea quae corruerant instaurabo
et reaedificabo eum sicut diebus antiquis
12 ut possideant reliquias Idumeae et omnes nationes
eo quod invocatum sit nomen meum super eos
dicit Dominus faciens haec
13 ecce dies veniunt dicit Dominus
et conprehendet arator messorem
et calcator uvae mittentem semen
et stillabunt montes dulcedinem et omnes colles culti erunt
14 et convertam captivitatem populi mei Israhel
et aedificabunt civitates desertas et habitabunt
et plantabunt vineas et bibent vinum earum
et facient hortos et comedent fructus eorum
15 et plantabo eos super humum suam
et non evellam eos ultra de terra sua quam dedi eis
dicit Dominus Deus tuus
EXPLICIT AMOS PROPHETA
Rrënimi i Izraelit
1 «E pashë Zotin teksa qëndronte pranë altarit e thoshte:
“Godite krythin që pragjet të tranden,
përplasjau të gjithëve në kokë,
këdo që mbetet prapa
me shpatë do ta vras.
Askush prej tyre s'do ia mbathë dot,
askush s'do mund të shpëtojë.
2 E në zbritshin poshtë në skëterrë,
dora ime që atje do t'i nxjerrë.
Në u ngjitshin lart në qiell
që atje do t'i rrëzoj.
3 Në u fshehshin në majat e Karmelit,
atje do t'i kërkoj e do t'i kap.
Në u zhdukshin prej syve të mi në fund të detit,
atje do ta urdhëroj përbindëshin që t'i kafshojë.
4 Në ikshin si robër tek armiqtë,
atje shpatën do ta urdhëroj t'i vrasë.
Sytë nuk do t'ua ndaj
për t'u bërë keq e jo mirë”.
5 Zoti im, Zoti i ushtrive,
kur tokën prek, ajo tretet,
mbarë banorët e saj vajtojnë,
toka mbarë mbufatet porsi Nili
e fashitet si lumi i Egjiptit.
6 Ai që banesën e ndërtoi në qiell
e qemerin ia vuri në tokë,
ai që thërret ujërat e detit
dhe i vërshon ato mbi tokë,
e ka emrin Zot.
7 “A nuk jeni për mua si bijtë e Kushit,
o bijtë e Izraelit”, kumton Zoti.
“A nuk e nxora Izraelin nga toka e Egjiptit,
siç i nxora filistinët nga Kaftori dhe Aramin nga Kiri?
8 Ja, sytë e Zotit, Zotit tim,
janë mbi mbretërinë e mëkatit,
atë do ta fshij prej faqes së dheut,
por s'do ta shkatërroj krejt shtëpinë e Jakobit”,
kumton Zoti.
9 “Ja, unë po jap urdhër,
do ta tund shtëpinë e Izraelit mes kombeve,
siç tundet sita prej së cilës
asnjë guralec nuk bie.
10 Nga shpata do të vdesin
të gjithë mëkatarët e popullit tim,
të gjithë ata që thonë:
asnjë e keqe s'do të na gjejë.

11 Atë ditë do ta ringre kasollen e rrëzuar të Davidit,
do t'ia ndreq të çarat e murit,
rrënojat do t'ia ringre
do ta ndërtoj si në kohët e kahershme,
12 që të zotërojnë tepricën e Edomit e të gjitha kombet,
mbi të cilët thirret emri im”,
kumton Zoti, ai që i bën këto.
13 “Ja, po vijnë ditët”, kumton Zoti,
“Kur bujku do të prodhojë më shumë se korrësi
e shitësi i rrushit më shumë se ai që e mbjell,
kur malet do të rrjedhin musht
e tërë kodrat do të vërshojnë.
14 Do ta përtërij popullin tim, Izraelin.
Ata do t'i rindërtojnë qytetet e rrënuara
e në to do të banojnë.
Do të mbjellin vreshta e verën do t'ia pinë.
Do të mbjellin kopshte
e frytet do t'ia hanë.
15 Do t'i ngul në tokë,
e kurrë nuk do t'i shpërngul nga toka që u dhashë”,
thotë Zoti, Perëndia yt».