1 Verba Amos qui fuit in pastoralibus de Thecuae
quae vidit super Israhel in diebus Oziae regis Iuda
et in diebus Hieroboam filii Ioas regis Israhel
ante duos annos terraemotus
2 et dixit
Dominus de Sion rugiet et de Hierusalem dabit vocem suam
et luxerunt speciosa pastorum et exsiccatus est vertex Carmeli
3 haec dicit Dominus super tribus sceleribus Damasci
et super quattuor non convertam eum
eo quod trituraverint in plaustris ferreis Galaad
4 et mittam ignem in domum Azahel
et devorabit domos Benadad
5 et conteram vectem Damasci
et disperdam habitatorem de campo Idoli
et tenentem sceptrum de domo Voluptatis
et transferetur populus Syriae Cyrenen dicit Dominus
6 haec dicit Dominus super tribus sceleribus Gazae
et super quattuor non convertam eum
eo quod transtulerit captivitatem perfectam
ut concluderet eam in Idumea
7 et mittam ignem in murum Gazae et devorabit aedes eius
8 et disperdam habitatorem de Azoto
et tenentem sceptrum de Ascalone
et convertam manum meam super Accaron
et peribunt reliqui Philisthinorum dicit Dominus Deus
9 haec dicit Dominus super tribus sceleribus Tyri
et super quattuor non convertam eum
eo quod concluserint captivitatem perfectam in
Idumea
et non sint recordati foederis fratrum
10 et emittam ignem in murum Tyri
et devorabit aedes eius
11 haec dicit Dominus super tribus sceleribus Edom
et super quattuor non convertam eum
eo quod persecutus sit in gladio fratrem suum
et violaverit misericordiam eius et tenuerit ultra furorem suum
et indignationem suam servaverit usque in finem
12 mittam ignem in Theman et devorabit aedes Bosrae
13 haec dicit Dominus super tribus sceleribus filiorum Ammon
et super quattuor non convertam eum
eo quod dissecuerit praegnantes Galaad
ad dilatandum terminum suum
14 et succendam ignem in muro Rabbae
et devorabit aedes eius
in ululatu in die belli et in turbine in die commotionis
15 et ibit Melchom in captivitatem
ipse et principes eius simul dicit Dominus
1 Fjalët e Amosit që ishte një blegtor nga Tekoaja; vegimi që pati për Izraelin në ditët e Uziahut, mbretit të Judës, në ditët e Jeroboamit, mbretit të Izraelit, dy vjet para tërmetit.
Gjykimi
2 Ai tha:
«Zoti prej Sionit ulërin,
nga Jerusalemi jep kushtrimin.
Vajtojnë kullotat e bjeshkëve,
kreshtat e Karmelit fishken.

3 Kështu thotë Zoti:
“Për tri shkeljet e Damaskut,
madje për katër,
s'do ta kthej ndëshkimin.
E shinë Gileadin
me shufra hekuri.
4 Zjarr do të dërgoj kundër shtëpisë së Hazaelit,
që fortesat e Ben Hadadit t'i përpijë.
5 Do t'i thyej shulat e Damaskut,
do t'i zhbij banorët e luginës së Avenit,
edhe mbajtësin e skeptrit të Bet Edenit.
Në Kir do të shpërngulet populli i Aramit,
thotë Zoti”.

6 Kështu thotë Zoti:
“Për tri shkeljet e Gazës,
madje për katër,
s'do ta kthej ndëshkimin.
E shpërnguli popullin krejt,
e degdisi në Edom.
7 Zjarr do të dërgoj kundër mureve të Gazës,
që fortesat t'ia përpijë.
8 Do t'i zhbij banorët prej Ashdodit,
edhe mbajtësin e skeptrit të Ashkelonit.
Do ta kthej dorën kundër Ekronit,
teprica e Filistesë do të marrë fund,
thotë Zoti, Zoti im”.

9 Kështu thotë Zoti:
“Për tri shkeljet e Tirit,
madje për katër,
s'do ta kthej ndëshkimin.
Ia dorëzuan Edomit popullin krejt,
besën e dhënë mes vëllezërve nuk e kujtuan.
10 Zjarr do të dërgoj kundër mureve të Tirit,
që fortesat t'ia përpijë”.

11 Kështu thotë Zoti:
“Për tri shkeljet e Edomit,
madje për katër,
s'do ta kthej ndëshkimin.
Të vëllanë e ndoqi me shpatë,
mëshirën e hodhi tej,
shqyen gjithmonë me furi,
zemërimin e mban përherë.
12 Zjarr do të dërgoj kundër Temanit,
që fortesat e Bocrahut të përpijë”.

13 Kështu thotë Zoti:
“Për tri shkeljet e bijve të Amonit,
madje për katër,
s'do ta kthej ndëshkimin.
Barkun e grave shtatzëna çanë në Gilead,
që të zgjeronin kufijtë e tyre.
14 Zjarr do të ndez në muret e Rabahut,
që fortesat t'ia përpijë.
Ulërima në ditën e betejës,
furtunë në ditën e stuhisë.
15 Mbreti i saj do të shpërngulet,
ai bashkë me princat e tij,
thotë Zoti”».