1 testificor coram Deo et Christo Iesu
qui iudicaturus est vivos ac mortuos
et adventum ipsius et regnum eius
2 praedica verbum insta oportune inportune
argue obsecra increpa in omni patientia et doctrina
3 erit enim tempus cum sanam doctrinam non sustinebunt
sed ad sua desideria coacervabunt sibi magistros
prurientes auribus
4 et a veritate quidem auditum avertent
ad fabulas autem convertentur
5 tu vero vigila in omnibus labora opus fac evangelistae
ministerium tuum imple
6 ego enim iam delibor
et tempus meae resolutionis instat
7 bonum certamen certavi cursum consummavi fidem servavi
8 in reliquo reposita est mihi iustitiae corona
quam reddet mihi Dominus in illa die iustus iudex
non solum autem mihi
sed et his qui diligunt adventum eius
9 festina venire ad me cito
10 Demas enim me dereliquit diligens hoc saeculum
et abiit Thessalonicam
Crescens in Galliam
Titus in Dalmatiam
11 Lucas est mecum solus
Marcum adsume et adduc tecum
est enim mihi utilis in ministerium
12 Tychicum autem misi Ephesum
13 paenulam quam reliqui Troade apud Carpum veniens adfers
et libros maxime autem membranas
14 Alexander aerarius multa mala mihi ostendit
reddat ei Dominus secundum opera eius
15 quem et tu devita valde enim restitit verbis nostris
16 in prima mea defensione nemo mihi adfuit
sed omnes me dereliquerunt
non illis reputetur
17 Dominus autem mihi adstitit et confortavit me
ut per me praedicatio impleatur et audiant omnes gentes
et liberatus sum de ore leonis
18 liberabit me Dominus ab omni opere malo
et salvum faciet in regnum suum caeleste
cui gloria in saecula saeculorum amen
19 saluta Priscam et Aquilam et Onesifori domum
20 Erastus remansit Corinthi
Trophimum autem reliqui infirmum Mileti
21 festina ante hiemem venire
salutat te Eubulus
et Pudens et Linus et Claudia et fratres omnes
22 Dominus Iesus cum spiritu tuo
gratia nobiscum amen
EXPLICIT AD TIMOTHEUM ·II·
1 Po të përbetoj para Perëndisë dhe Krishtit Jezu, që do të gjykojë të gjallët e të vdekurit kur të vijë e të mbretërojë: 2 prediko fjalën e Perëndisë me këmbëngulje e në çdo kohë, ndreq, qorto e këshillo duke i mësuar të tjerët me shumë durim. 3 Sepse do të vijë koha kur njerëzit nuk do ta durojnë mësimin e shëndoshë, por sipas dëshirave të tyre do të mbledhin rreth vetes mësues që iu gudulisin veshët. 4 Ata nuk do t'i vënë vesh të vërtetës e do t'u kthehen përrallave. 5 Por ti ji me mendje të kthjellët për çdo gjë, duro vuajtjen, kryeje punën e ungjilltarit dhe përmbushe shërbesën tënde.
6 Ndërsa unë tashmë po derdhem si pija që i kushtohet Perëndisë për flijim dhe koha e lamtumirës sime erdhi. 7 Luftën e mirë e luftova, garën e përfundova dhe besimin e ruajta. 8 Pas kësaj më pret kurora e drejtësisë, që Zoti, gjykatësi i drejtë, do të ma japë atë ditë dhe jo vetëm mua, por edhe të gjithë atyre që kanë pritur me dashuri ardhjen e tij.
Porosi vetjake
9 Nxito të vish sa më parë tek unë, 10 sepse Dema, duke dashur këtë botë, më braktisi e iku në Selanik. Kreski shkoi në Galati, ndërsa Titi në Dalmaci. 11 Vetëm Luka është me mua. Merre edhe Markun me vete, se ai është i dobishëm për shërbesën time. 12 Tikikun e dërgova në Efes. 13 Kur të vish, më sill gunën që i lashë Karpit në Troadë dhe librat, sidomos pergamenat.
14 Aleksandri, bakërpunuesi, më bëri shumë të këqija; Zoti do t'ia shpërblejë sipas veprave të tij. 15 Ruaju edhe ti prej tij, sepse ai i kundërshtoi fort fjalët tona.
16 Në mbrojtjen time të parë asnjeri nuk më përkrahu, por të gjithë më braktisën. Kjo mos iu numëroftë për faj! 17 Por Zoti qëndroi me mua e më forcoi, që përmes meje predikimi të kryhej plotësisht dhe të dëgjonin të gjitha kombet. Kështu i shpëtova gojës së luanit. 18 Zoti do të më çlirojë nga çdo vepër e ligë e do të më shpëtojë për të më çuar në mbretërinë e tij qiellore. Lavdi atij, në shekuj të shekujve! Amen!
Përshëndetjet e fundit
19 Të fala Priskës e Akuilit dhe atyre të shtëpisë së Onesiforit.
20 Erasti mbeti në Korint, ndërsa Trofimin e lashë të sëmurë në Milet.
21 Nxito të vish para dimrit.
Të bëjnë të fala Eubuli, Pudi, Lini, Klaudia dhe të gjithë vëllezërit.
22 Zoti qoftë me shpirtin tënd! Hiri qoftë me ju!