1 et addidit furor Domini irasci contra Israhel
commovitque David in eis dicentem vade numera Israhel et Iudam
2 dixitque rex ad Ioab principem exercitus sui
perambula omnes tribus Israhel a Dan usque Bersabee
et numerate populum ut sciam numerum eius
3 dixitque Ioab regi
adaugeat Dominus Deus tuus ad populum
quantus nunc est
iterumque centuplicet in conspectu domini mei regis
sed quid sibi dominus meus rex vult in re huiuscemodi
4 obtinuit autem sermo regis verba Ioab et principum exercitus
egressusque est Ioab et principes militum a facie regis
ut numerarent populum Israhel
5 cumque pertransissent Iordanem venerunt in Aroer
ad dextram urbis quae est in valle Gad
6 et per Iazer transierunt in Galaad et in terram inferiorem Hodsi
et venerunt in Dan silvestria
circumeuntesque iuxta Sidonem
7 transierunt propter moenia Tyri
et omnem terram Hevei et Chananei
veneruntque ad meridiem Iuda in Bersabee
8 et lustrata universa terra
adfuerunt post novem menses et viginti dies in Hierusalem
9 dedit ergo Ioab numerum descriptionis populi regi
et inventa sunt de Israhel
octingenta milia virorum fortium qui educerent gladium
et de Iuda quingenta milia pugnatorum
10 percussit autem cor David eum
postquam numeratus est populus
et dixit David ad Dominum peccavi valde in hoc facto
sed precor Domine ut transferas iniquitatem servi tui
quia stulte egi nimis
11 surrexit itaque David mane
et sermo Domini factus est ad Gad propheten et
videntem David dicens
12 vade et loquere ad David haec dicit Dominus
trium tibi datur optio
elige unum quod volueris ex his ut faciam tibi
13 cumque venisset Gad ad David nuntiavit ei dicens
aut septem annis veniet tibi fames in terra tua
aut tribus mensibus fugies adversarios tuos et illi
persequentur
aut certe tribus diebus erit pestilentia in terra tua
nunc ergo delibera et vide
quem respondeam ei qui me misit sermonem
14 dixit autem David ad Gad artor nimis
sed melius est ut incidam in manu Domini
multae enim misericordiae eius sunt
quam in manu hominis
15 inmisitque Dominus pestilentiam in Israhel
de mane usque ad tempus constitutum
et mortui sunt ex populo a Dan usque Bersabee septuaginta
milia virorum
16 cumque extendisset manum angelus Dei
super Hierusalem ut disperderet eam
misertus est Dominus super adflictione
et ait angelo percutienti populum
sufficit nunc contine manum tuam
erat autem angelus Domini iuxta aream Areuna Iebusei
17 dixitque David ad Dominum
cum vidisset angelum caedentem populum
ego sum qui peccavi ego inique egi
isti qui oves sunt quid fecerunt
vertatur obsecro manus tua contra me et contra domum patris mei
18 venit autem Gad ad David in die illa et dixit ei
ascende constitue Domino altare in area Areuna
Iebusei
19 et ascendit David iuxta sermonem Gad
quem praeceperat ei Dominus
20 conspiciensque Areuna animadvertit regem et servos eius transire ad se
21 et egressus adoravit regem prono vultu in terra et ait
quid causae est ut veniat dominus meus rex ad servum suum
cui David ait ut emam a te aream et aedificem altare Domino
et cesset interfectio quae grassatur in populo
22 et ait Areuna ad David
accipiat et offerat dominus meus rex sicut ei placet
habes boves in holocaustum
et plaustrum et iuga boum in usum lignorum
23 omnia dedit Areuna rex regi
dixitque Areuna ad regem
Dominus Deus tuus suscipiat votum tuum
24 cui respondens rex ait
nequaquam ut vis sed emam pretio a te
et non offeram Domino Deo meo holocausta gratuita
emit ergo David aream et boves argenti siclis quinquaginta
25 et aedificavit ibi David altare Domino
et obtulit holocausta et pacifica
et repropitiatus est Dominus terrae
et cohibita est plaga ab Israhel
EXPLICIT LIBER SAMUHELISID EST REGUM PRIMUS ET SECUNDUS
Regjistrimi i popullsisë
1 Zemërimi i Zotit u ndez sërish kundër Izraelit. Ai e nxiti Davidin kundër izraelitëve e i tha: «Shko e numëro Izraelin dhe Judën». 2 Mbreti i tha Joabit, kreut të ushtrisë, që ishte me të: «Shko nëpër të gjitha fiset e Izraelit, nga Dani në Bershebë, dhe bëj regjistrimin e popullit, që të di numrin e popullsisë». 3 Joabi i tha mbretit: «Zoti, Perëndia yt, e shumoftë popullin njëqindfish dhe imzot mbreti e paftë me sytë e vet! Por, pse e do këtë gjë?». 4 Por fjala e mbretit ishte më e fortë se Joabi dhe krerët e ushtrisë, prandaj ata u larguan nga prania e mbretit dhe shkuan për të regjistruar popullin e Izraelit. 5 Ata kaluan Jordanin dhe fushuan në Aroer, në jug të qytetit që shtrihet në mes të vaut, dhe pastaj shkuan në Gad dhe në Jazer. 6 Mandej mbërritën në Gilead dhe në krahinën e Tahtim Hodshiut, shkuan në Dan Jaan dhe në rrethinat e Sidonit 7 dhe mbërritën në fortesën e Tirit dhe në të gjitha qytetet e hivitëve dhe të kananitëve. Mandej dolën për në Negev të Judës në Bershebë. 8 Pasi përshkuan mbarë vendin, u kthyen në Jerusalem pas nëntë muajsh e njëzet ditësh. 9 Joabi i dorëzoi mbretit numrin e shënuar dhe doli se shpatën mund ta përdornin gjithsej tetëqind mijë burra në Izrael dhe pesëqind mijë burra në Judë.
Ndëshkimi
10 Por Davidin filloi ta brejë ndërgjegjja për regjistrimin e popullsisë. Atëherë ai i tha Zotit: «Mëkatova shumë me këtë gjë që bëra. Por, po të përgjërohem, o Zot, liroje nga faji shërbëtorin tënd, sepse bëra marrëzi të madhe». 11 Kur Davidi u ngrit në mëngjes, fjala e Zotit iu drejtua profetit Gad, vegimtarit të Davidit e i tha: 12 «Shko dhe thuaji Davidit se kështu thotë Zoti: po të parashtroj tri gjëra. Zgjidh njërën dhe unë do ta bëj për ty». 13 Gadi erdhi te Davidi për t'i treguar e i tha: «A do që të bien mbi ty shtatë vjet zi buke, tre muaj arrati dhe përndjekje nga armiqtë e tu, apo tri ditë murtajë në vendin tënd? Tani vendose dhe shihe vetë çfarë duhet t'i përgjigjem atij që më dërgoi». 14 Davidi i tha Gadit: «Jam shumë ngushtë. Le të bie në dorën e Zotit, sepse mëshira e tij është e madhe, por mos u rënça në dorë njerëzve!».
15 Atëherë Zoti dërgoi murtajën në Izrael, nga mëngjesi deri në kohën e caktuar, dhe prej popullit ranë shtatëdhjetë mijë vetë, nga Dani në Bershebë. 16 Engjëlli shtriu dorën kundër Jerusalemit për ta shkatërruar, por Zoti hoqi dorë nga e keqja, prandaj i tha engjëllit shkatërrimtar: «Mjaft tani! Ndale dorën!». Atëherë engjëlli u ndal te lëmi i Aranjah Jebusitit. 17 Davidi, kur pa engjëllin që godiste popullin, i tha Zotit: «Ja, unë kam mëkatuar dhe jam fajtor, por këto dele çfarë kanë bërë? Le të më godasë dora jote mua dhe shtëpinë e tim eti».
Kushtimi i altarit
18 Atë ditë Gadi shkoi te Davidi e i tha: «Shko e ngriji Zotit një altar në lëmin e Aranjah Jebusitit». 19 Davidi shkoi, sipas fjalës që kishte thënë Gadi me urdhër të Zotit. 20 Aranjahu vështroi dhe pa mbretin dhe shërbëtorët e tij që po kalonin. Atëherë doli dhe u përkul para mbretit me fytyrë përdhe. 21 Aranjahu i pyeti: «Përse kanë ardhur imzot mbreti dhe shërbëtorët e tij?». Davidi i tha: «Për të blerë prej teje vendin e lëmit, për t'i ndërtuar Zotit një altar, që të largohet lëngata nga populli». 22 Aranjahu i tha Davidit: «Merre e le të bëjë imzot mbreti çfarë të dojë. Ja edhe mëzetërit për flitë e shkrumbimit, sharra dhe zgjedha e mëzetërve për drutë. 23 Të gjitha këto Aranjahu ia jep mbretit, o mbret!». Mandej Aranjahu i tha mbretit: «Zoti, Perëndia yt, të pranoftë!».
24 Por mbreti David i tha Aranjahut: «Jo, dua ta blej prej teje me çmim të plotë. Nuk do t'i kushtoj Zotit, Perëndisë tim, fli shkrumbimi falas». Kështu, Davidi e bleu lëmin. 25 Pastaj Davidi i ndërtoi Zotit një altar në atë vend dhe kushtoi fli shkrumbimi e paqtimi. Zoti iu përgjigj përgjërimit për vendin dhe murtaja u largua prej Izraelit.