1 anno secundo Ioas filii Ioachaz regis Israhel
regnavit Amasias filius Ioas regis Iuda
2 viginti quinque annorum erat cum regnare coepisset
viginti autem et novem annis regnavit in Hierusalem
nomen matris eius Ioaden de Hierusalem
3 et fecit rectum coram Domino verumtamen non ut David pater eius
iuxta omnia quae fecit Ioas pater suus fecit
4 nisi hoc tantum quod excelsa non abstulit
adhuc enim populus immolabat et adolebat in excelsis
5 cumque obtinuisset regnum
percussit servos suos qui interfecerant regem patrem suum
6 filios autem eorum qui occiderant non occidit
iuxta quod scriptum est in libro legis Mosi
sicut praecepit Dominus dicens
non morientur patres pro filiis neque filii morientur pro patribus
sed unusquisque in peccato suo morietur
7 ipse percussit Edom in valle Salinarum decem milia
et adprehendit Petram in proelio
vocavitque nomen eius Iecethel usque in praesentem diem
8 tunc misit Amasias nuntios ad Ioas filium Ioachaz filii Hieu regis
Israhel dicens
veni et videamus nos
9 remisitque Ioas rex Israhel ad Amasiam regem Iuda dicens
carduus Libani misit ad cedrum quae est in Libano dicens
da filiam tuam filio meo uxorem
transieruntque bestiae saltus quae sunt in Libano
et conculcaverunt carduum
10 percutiens invaluisti super Edom et sublevavit te cor tuum
contentus esto gloria et sede in domo tua
quare provocas malum ut cadas tu et Iuda tecum
11 et non adquievit Amasias
ascenditque Ioas rex Israhel
et viderunt se ipse et Amasias rex Iuda in Bethsames oppido Iudae
12 percussusque est Iuda coram Israhel
et fugerunt unusquisque in tabernacula sua
13 Amasiam vero regem Iuda filium Ioas filii Ahaziae
cepit Ioas rex Israhel in Bethsames
et adduxit eum in Hierusalem
et interrupit murum Hierusalem
a porta Ephraim usque ad portam Anguli quadringentis cubitis
14 tulitque omne aurum et argentum et universa vasa
quae inventa sunt in domo Domini et in thesauris regis et obsides
et reversus est Samariam
15 reliqua autem verborum Ioas quae fecit
et fortitudo eius qua pugnavit contra Amasiam regem Iuda
nonne haec scripta sunt in libro sermonum dierum regum Israhel
16 dormivitque Ioas cum patribus suis
et sepultus est in Samaria cum regibus Israhel
et regnavit Hieroboam filius eius pro eo
17 vixit autem Amasias filius Ioas rex Iuda
postquam mortuus est Ioas filius Ioachaz regis Israhel
viginti quinque annis
18 reliqua autem sermonum Amasiae
nonne haec scripta sunt in libro sermonum dierum regum Iuda
19 factaque est contra eum coniuratio in Hierusalem
at ille fugit in Lachis
miseruntque post eum in Lachis et interfecerunt eum ibi
20 et asportaverunt in equis
sepultusque est in Hierusalem cum patribus suis in civitate David
21 tulit autem universus populus Iudae Azariam annos natum sedecim
et constituerunt eum regem pro patre eius Amasia
22 ipse aedificavit Ahilam et restituit eam Iudae
postquam dormivit rex cum patribus suis
23 anno quintodecimo Amasiae filii Ioas regis Iuda
regnavit Hieroboam filius Ioas regis Israhel in Samaria
quadraginta et uno anno
24 et fecit quod malum est coram Domino
non recessit ab omnibus peccatis Hieroboam filii Nabath
qui peccare fecit Israhel
25 ipse restituit terminos Israhel
ab introitu Emath usque ad mare Solitudinis
iuxta sermonem Domini Dei Israhel
quem locutus est per servum suum Ionam filium Amathi prophetam
qui erat de Geth quae est in Opher
26 vidit enim Dominus adflictionem Israhel amaram nimis
et quod consumpti essent usque ad clausos carcere et extremos
et non esset qui auxiliaretur Israhel
27 nec locutus est Dominus ut deleret nomen Israhel sub caelo
sed salvavit eos in manu Hieroboam filii Ioas
28 reliqua autem sermonum Hieroboam et universa quae fecit
et fortitudo eius qua proeliatus est
et quomodo restituit Damascum et Emath Iudae in Israhel
nonne haec scripta sunt in libro sermonum dierum regum Israhel
29 dormivitque Hieroboam cum patribus suis regibus Israhel
et regnavit Zaccharias filius eius pro eo
Mbretërimi i Amacjahut në Judë
1 Në vitin e dytë të mbretërimit të Joashit, birit të Jehoahazit, në Izrael, Amacjahu, biri i Joashit, u bë mbret i Judës. 2 Ai ishte njëzet e pesë vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi njëzet e nëntë vjet në Jerusalem. E ëma quhej Joadana dhe ishte nga Jerusalemi. 3 Amacjahu bëri çka është e drejtë në sytë e Zotit, por jo si Davidi, paraardhësi i tij, dhe për gjithçka veproi si i ati, Joashi. 4 Veçse, faltoret në vende të larta nuk u zhdukën dhe populli vazhdonte të kushtonte flijime e temjan në to. 5 Kur mbretërimi i tij u bë më i fortë, Amacjahu i vrau zyrtarët e vet, që i kishin vrarë të atin, mbretin Joash. 6 Por bijtë e atyre që i kishin vrarë të atin nuk i vrau, sikurse është shkruar në librin e ligjit të Moisiut, ku Zoti urdhëron: «Të mos dënohen me vdekje etërit për shkak të bijve e as bijtë për shkak të etërve. Secili të dënohet për shkak të mëkatit të vet».
7 Amacjahu vrau dhjetë mijë edomitë në luginën e Kripës dhe gjatë betejës pushtoi qytetin e Selaut, të cilit ia vuri emrin Joktel, siç quhet edhe sot e kësaj dite. 8 Mandej i dërgoi lajmëtarë Jehoashit, birit të Jehoahazit, të birit të Jehut, mbretit të Izraelit, e i tha: «Eja të ndeshemi në fushën e betejës!». 9 Jehoashi, mbreti i Izraelit, i dërgoi fjalë Amacjahut, mbretit të Judës, e i tha: «Ferra e Libanit i çoi fjalë cedrit të Libanit e i tha: “Jepja vajzën për nuse djalit tim”. Por ja, një kafshë e egër Libani kaloi dhe e shkeli ferrën me këmbë. 10 Ti vërtet e mposhte Edomin, por të është rritur mendja. Kënaqu me lavdinë që fitove dhe rri në shtëpinë tënde! Përse dashke të shkaktosh fatkeqësi? Përse dashke të shkatërrosh veten dhe Judën bashkë me veten?».
11 Por Amacjahu, mbreti i Judës, nuk e dëgjoi, prandaj Jehoashi, mbreti i Izraelit, e sulmoi dhe u ndesh me të në Bet Shemesh të Judës. 12 Judenjtë u mposhtën nga izraelitët dhe u kthyen nëpër tendat e tyre. 13 Jehoashi, mbreti i Izraelit, e zuri rob në Bet Shemesh Amacjahun, mbretin e Judës, birin e Jehoashit, të birit të Ahazjahut. Jehoashi shkoi mandej në Jerusalem dhe rrënoi murin e qytetit nga Porta e Efraimit deri te Porta e Këndit, rreth dyqind metra. 14 Ai plaçkiti të gjithë argjendin, arin dhe sendet e gjetura në tempullin e Zotit dhe në thesarin e pallatit mbretëror. Mori edhe disa pengje dhe u kthye në Samari.
15 Bëmat e tjera të Jehoashit, veprat, trimëritë dhe luftrat që bëri me Amacjahun, mbretin e Judës, janë të shkruara në librin e Kronikave të Mbretërve të Izraelit. 16 Jehoashi u preh me paraardhësit e tij dhe e varrosën në Samari bashkë me mbretërit e Izraelit. Në vend të tij mbretëroi i biri, Jeroboami.
17 Amacjahu, mbreti i Judës, biri i Joashit, jetoi edhe pesëmbëdhjetë vjet pas vdekjes së Jehoashit, mbretit të Izraelit, birit të Jehoahazit. 18 Bëmat e tjera të Amacjahut janë të shkruara në librin e Kronikave të Mbretërve të Judës. 19 Kur disa njerëz ngritën krye kundër tij në Jerusalem, Amacjahu iku në Lakish, por edhe atje e ndoqën pas dhe e vranë. 20 Prej andej ia prunë trupin me kuaj në Jerusalem, ku e varrosën bashkë me paraardhësit e tij në qytetin e Davidit. 21 Mbarë populli i Judës mori birin e tij, Azarjahun, që ishte gjashtëmbëdhjetë vjeç, dhe e shpalli mbret në vend të Amacjahut, atit të tij. 22 Pasi i ati u preh me paraardhësit e tij, Azarjahu e mori përsëri Ejlatin në mbretërinë e Judës dhe e rindërtoi.
Mbretërimi i Jeroboamit II në Izrael
23 Në vitin e pesëmbëdhjetë të mbretërimit të Amacjahut, birit të Joashit, në Judë, Jeroboami, biri i Joashit, u bë mbret i Izraelit. Ai mbretëroi dyzet e një vjet në Samari. 24 Jeroboami bëri çka është keq në sytë e Zotit dhe nuk u shmang nga asnjë prej mëkateve të Jeroboamit, birit të Nebatit, i cili shtyu Izraelin në mëkat. 25 Ai rivendosi kufijtë e Izraelit nga Lebo Hamati deri në detin e Arabahut, sipas fjalës së Zotit, Perëndisë së Izraelit, thënë përmes profetit Jona, të birit të Amitait, nga Gat Heferi. 26 Zoti e kishte parë mjerimin e tmerrshëm të Izraelit, sepse nuk kishte mbetur më askush për të ndihmuar Izraelin, skllav apo i lirë. 27 Zoti nuk kishte vendosur ende ta shuante emrin e Izraelit nën qiell, prandaj e shpëtoi përmes Jeroboamit, të birit të Joashit.
28 Bëmat e tjera të Jeroboamit, veprat, trimëritë dhe luftrat që bëri për t'i kthyer Izraelit Damaskun dhe Hamatin, që më parë i takonin Judës, janë të shkruara në librin e Kronikave të Mbretërve të Izraelit. 29 Jeroboami u preh me paraardhësit e tij, mbretërit e Izraelit. Në vend të tij mbretëroi i biri, Zakaria.