1 intulit igitur Salomon omnia quae voverat David pater suus
argentum et aurum et universa vasa posuit in thesauris domus Dei
2 post quae congregavit maiores natu Israhel
et cunctos principes tribuum et capita familiarum
de filiis Israhel in Hierusalem
ut adducerent arcam foederis Domini
de civitate David quae est Sion
3 venerunt igitur ad regem omnes viri Israhel
in die sollemni mensis septimi
4 cumque venissent cuncti seniorum Israhel
portaverunt Levitae arcam
5 et intulerunt eam et omnem paraturam tabernaculi
porro vasa sanctuarii quae erant in tabernaculo
portaverunt sacerdotes cum Levitis
6 rex autem Salomon et universus coetus Israhel
et omnes qui fuerant congregati ante arcam
immolabant arietes et boves absque ullo numero
tanta enim erat multitudo victimarum
7 et intulerunt sacerdotes arcam foederis Domini in locum suum
id est ad oraculum templi in sancta sanctorum subter alas
cherubin
8 ita ut cherubin expanderent alas suas
super locum in quo posita erat arca
et ipsam arcam tegerent cum vectibus eius
9 vectium autem quibus portabatur arca
quia paululum longiores erant capita parebant ante oraculum
si vero quis paululum fuisset extrinsecus eos videre non poterat
fuit itaque arca ibi usque in praesentem diem
10 nihilque erat aliud in arca nisi duae tabulae
quas posuerat Moses in Horeb
quando legem dedit Dominus filiis Israhel egredientibus ex Aegypto
11 egressis autem sacerdotibus de sanctuario
omnes enim sacerdotes qui ibi potuerant inveniri
sanctificati sunt
nec adhuc illo tempore vices et ministeriorum ordo inter
eos divisus erat
12 tam Levitae quam cantores
id est et qui sub Asaph erant
et qui sub Heman et qui sub Idithun
filii et fratres eorum vestiti byssinis
cymbalis et psalteriis et citharis concrepabant
stantes ad orientalem plagam altaris
cumque eis sacerdotes centum
viginti canentes tubis
13 igitur cunctis pariter et tubis et voce et cymbalis et organis et
diversi generis musicorum concinentibus
et vocem in sublime tollentibus longe sonitus audiebatur
ita ut cum Dominum laudare coepissent et dicere
confitemini Domino quoniam bonus
quoniam in aeternum misericordia eius
impleretur domus Domini nube
14 nec possent sacerdotes stare et ministrare propter caliginem
conpleverat enim gloria Domini domum Dei
1 Kështu, e tërë puna e mbretit Solomon për ndërtimin e tempullit të Zotit përfundoi. Solomoni solli të gjitha sendet, që ati i tij, Davidi, kishte shenjtëruar për Zotin, argjendin dhe arin, e i vuri në thesarin e tempullit të Perëndisë.
Arka e Zotit çohet në tempull
2 Atëherë mbreti Solomon mblodhi në Jerusalem pleqësinë e Izraelit, krerët e fiseve dhe prijësit e popullit të Izraelit, për të mbartur arkën e besëlidhjes së Zotit nga qyteti i Davidit, që është Sioni. 3 Të gjithë izraelitët u mblodhën pranë mbretit për të kremten në muajin e shtatë. 4 Kur ishte mbledhur e gjithë pleqësia e Izraelit, levitët ngritën arkën. 5 Arkën, tendën e takimit dhe të gjitha pajisjet e shenjta, që ishin në tendë, i mbartën priftërinjtë dhe levitët. 6 Mbreti Solomon e mbarë bashkësia e Izraelit, që ishte mbledhur pranë tij, kushtuan para arkës aq shumë dele e qe, sa nuk i numëroje dot. 7 Priftërinjtë e çuan arkën e besëlidhjes së Zotit në vendin e saj brenda shenjtërores, në shenjtëroren e shenjtëroreve, dhe e vendosën nën krahët e kerubëve. 8 Kerubët i shtrinin krahët mbi vendin ku rrinte arka dhe mbulonin arkën me gjithë shufrat. 9 Shufrat e arkës ishin të gjata dhe majat e tyre dukeshin nga përpara shenjtërores, por nuk dukeshin nga jashtë. Ato janë aty edhe sot e kësaj dite. 10 Brenda në arkë ndodheshin vetëm dy pllakat prej guri, të cilat i kishte futur Moisiu në malin Horeb, atje ku Zoti kishte bërë besëlidhjen me izraelitët, pas daljes nga Egjipti.
Lavdia e Zotit në tempull
11 Pastaj priftërinjtë filluan të dilnin nga shenjtërorja. Të gjithë priftërinjtë, që ishin aty, ishin shenjtëruar, pa marrë shumë parasysh rangun. 12 Ndërkohë të gjithë këngëtarët levitë, Asafi, Hemani dhe Jedutuni, bijtë dhe vëllezërit e tyre, të veshur me veshje të bardha liri, me cimbale, me harpa dhe me qeste në dorë, qëndronin më këmbë në lindje të altarit. Bashkë me ta ishin njëqind e njëzet priftërinj që u binin borive. 13 Ata që u binin borive dhe këngëtarët këndonin në një zë, duke i thurur himne Zotit e duke falënderuar me tingujt e borive, cimbaleve e veglave të tjera muzikore, e duke thënë:
«Përlëvdoni Zotin, se është i mirë,
se mirësia e tij mbetet përjetë».
Atëherë, tempulli i Zotit u mbulua nga një re. 14 Priftërinjtë nuk mundën të qëndronin më në tempull e të kryenin shërbesën për shkak të resë. Tempullin e Perëndisë e kishte mbushur lavdia e Zotit.