1 igitur Ezechias regnare coepit cum viginti quinque esset annorum
et viginti novem annis regnavit in Hierusalem
nomen matris eius Abia filia Zacchariae
2 fecitque quod erat placitum in conspectu Domini
iuxta omnia quae fecerat David pater eius
3 ipse anno et mense primo regni sui
aperuit valvas domus Domini et instauravit eas
4 adduxitque sacerdotes atque Levitas
et congregavit eos in plateam orientalem
5 dixitque ad eos
audite me Levitae et sanctificamini
mundate domum Domini Dei patrum vestrorum
auferte omnem inmunditiam de sanctuario
6 peccaverunt patres nostri
et fecerunt malum in conspectu Domini Dei nostri
derelinquentes eum
averterunt facies suas a tabernaculo Domini
et praebuerunt dorsum
7 cluserunt ostia quae erant in porticu et extinxerunt lucernas
incensumque non adoleverunt
et holocausta non obtulerunt in sanctuario Deo Israhel
8 concitatus est itaque furor Domini super Iudam et Hierusalem
tradiditque eos in commotionem et in interitum et in sibilum
sicut ipsi cernitis oculis vestris
9 en corruerunt patres nostri gladiis
filii nostri et filiae nostrae et coniuges
captivae ductae sunt propter hoc scelus
10 nunc igitur placet mihi
ut ineamus foedus cum Domino Deo Israhel
et avertat a nobis furorem irae suae
11 filii mi nolite neglegere
vos elegit Dominus ut stetis coram eo et ministretis illi
colatis eum et cremetis incensum
12 surrexerunt ergo Levitae
Maath filius Amasiae et Iohel filius Azariae de filiis
Caath
porro de filiis Merari Cis filius Abdai et Azarias filius Iallelel
de filiis autem Gersom Ioha filius Zemma et Eden filius Ioaha
13 at vero de filiis Elisaphan Samri et Iahihel
de filiis quoque Asaph Zaccharias et Mathanias
14 nec non de filiis Heman Iahihel et Semei
sed et de filiis Idithun Semeias et Ozihel
15 congregaveruntque fratres suos et sanctificati sunt
et ingressi iuxta mandatum regis et imperium Domini
ut expiarent domum Dei
16 sacerdotes quoque ingressi templum Domini ut sanctificarent illud
extulerunt omnem inmunditiam
quam intro reppererant in vestibulum domus Domini
quam tulerunt Levitae et asportaverunt ad torrentem Cedron foras
17 coeperunt autem prima die mensis primi mundare
et in die octava eiusdem mensis ingressi sunt porticum
templi Domini
expiaveruntque templum diebus octo
et in die sextadecima mensis eiusdem quod coeperant impleverunt
18 ingressi quoque sunt ad Ezechiam regem et dixerunt ei
sanctificavimus omnem domum Domini
et altare holocaustoseos vasaque eius
nec non et mensam propositionis cum omnibus vasis suis
19 cunctamque templi supellectilem
quam polluerat rex Achaz in regno suo postquam praevaricatus est
et ecce exposita sunt omnia coram altari Domini
20 consurgensque diluculo Ezechias rex
adunavit omnes principes civitatis et ascendit domum Domini
21 obtuleruntque simul tauros septem
arietes septem agnos septem et hircos septem
pro peccato pro regno pro sanctuario pro Iuda
dixit quoque sacerdotibus filiis Aaron
ut offerrent super altare Domini
22 mactaverunt igitur tauros
et susceperunt sacerdotes sanguinem
et fuderunt illud super altare
mactaverunt etiam arietes et illorum sanguinem super altare fuderunt
immolaverunt agnos et fuderunt super altare sanguinem
23 adplicaverunt hircos pro peccato
coram rege et universa multitudine
inposueruntque manus suas super eos
24 et immolaverunt illos sacerdotes
et asperserunt sanguinem eorum altari
pro piaculo universi Israhelis
pro omni quippe Israhel praeceperat rex ut holocaustum fieret
et pro peccato
25 constituit quoque Levitas in domo Domini
cum cymbalis et psalteriis et citharis
secundum dispositionem David et Gad videntis regis
et Nathan prophetae
siquidem Domini praeceptum fuit
per manum prophetarum eius
26 steteruntque Levitae tenentes organa David et sacerdotes tubas
27 et iussit Ezechias ut offerrent holocaustum super altare
cumque offerrentur holocausta
coeperunt laudes canere Domino et clangere tubis
atque in diversis organis quae David rex Israhel reppererat
concrepare
28 omni autem turba adorante
cantores et hii qui tenebant tubas erant in officio suo
donec conpleretur holocaustum
29 cumque finita esset oblatio
incurvatus est rex et omnes qui erant cum eo et adoraverunt
30 praecepitque Ezechias et principes Levitis
ut laudarent Dominum sermonibus David et Asaph videntis
qui laudaverunt eum magna laetitia
et curvato genu adoraverunt
31 Ezechias autem etiam haec addidit
implestis manus vestras Domino
accedite et offerte victimas et laudes in domo Domini
obtulit ergo universa multitudo
hostias et laudes et holocausta mente devota
32 porro numerus holocaustorum quae obtulit multitudo
hic fuit
tauros septuaginta arietes centum agnos ducentos
33 sanctificaveruntque Domino boves sescentos et oves tria milia
34 sacerdotes vero pauci erant
nec poterant sufficere ut pelles holocaustorum detraherent
unde et Levitae fratres eorum adiuverunt eos
donec impleretur opus et sanctificarentur antistites
Levitae quippe faciliori ritu sanctificantur quam sacerdotes
35 fuerunt igitur holocausta plurima adipes pacificorum et
libamina holocaustorum
et conpletus est cultus domus Domini
36 laetatusque est Ezechias et omnis populus
eo quod ministerium Domini esset expletum
de repente quippe hoc fieri placuerat
Mbretërimi i Ezekisë në Judë
1 Ezekia ishte njëzet e pesë vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi për njëzet e nëntë vjet në Jerusalem. E ëma quhej Abija dhe ishte e bija e Zakarisë. 2 Ezekia bëri çka është e drejtë në sytë e Zotit, siç kishte bërë Davidi, paraardhësi i tij.
3 Në muajin e parë të vitit të parë të mbretërimit të tij, Ezekia hapi dyert e tempullit të Zotit dhe i ndreqi. 4 Mandej thirri priftërinjtë dhe levitët, i mblodhi në sheshin e Lindjes 5 e u tha: «Më dëgjoni, o levitë! Shenjtëroni veten dhe shenjtëroni tempullin e Zotit, Perëndisë së etërve tuaj. Nxirrni nga ky vend i shenjtë çdo send të papastër. 6 Etërit tanë kanë bërë paudhësi dhe çka është keq në sytë e Zotit, Perëndisë tonë. E braktisën, u larguan nga tenda e Zotit e i kthyen shpinën. 7 Për më tepër, i mbyllën dyert, i fikën llambat dhe nuk kushtuan as temjan e as fli shkrumbimi në shenjtëroren e Perëndisë së Izraelit. 8 Prandaj zemërimi i Zotit u ndez kundër Judës e Jerusalemit dhe i bëri shembull tmerri, çudie dhe përçmimi, siç e shihni me sytë tuaj. 9 E ja, etërit tanë vdiqën nga shpata, ndërsa bijtë tanë, bijat tona dhe gratë tona janë tretur në robëri. 10 Tani e kam për zemër të bëj besëlidhje me Zotin, Perëndinë e Izraelit, që të largojë prej nesh zemërimin e tij të flaktë. 11 Bijtë e mi, mos u tregoni të shkujdesur, sepse Zoti ju ka zgjedhur të qëndroni para tij, t'i shërbeni e t'i kushtoni temjan».
12 Atëherë u ngritën këta levitë: Mahati, biri i Amasait, dhe Joeli, biri i Azarjahut, nga pasardhësit e kohatitëve; Kishi, biri i Abdiut, dhe Azarjahu, biri i Jehalelelit, nga pasardhësit e meraritëve; Joahu, biri i Zimahut, dhe Edeni, biri i Joahut, nga pasardhësit e gershonitëve; 13 Shimriu e Jejeli nga pasardhësit e Elicafanit; Zakaria e Matanjahu nga pasardhësit e Asafit; 14 Jehieli e Shimei nga pasardhësit e Hemanit; dhe Shemajahu e Uzieli, nga pasardhësit e Jedutunit. 15 Ata mblodhën vëllezërit e tyre, u shenjtëruan dhe shkuan në tempullin e Zotit për ta pastruar, sipas urdhrit të mbretit dhe fjalës së Zotit. 16 Në tempullin e Zotit hynë për të pastruar edhe priftërinjtë. Ata nxorën prej tempullit të Zotit të gjitha sendet e papastra që gjetën atje dhe i grumbulluan në tremen e tempullit të Zotit. Pastaj levitët i morën dhe i çuan në vaun e Kidronit. 17 Ata filluan të shenjtërohen ditën e parë të muajit të parë dhe në ditën e tetë hynë në tremen e tempullit të Zotit. Tempullin e Zotit e shenjtëruan për tetë ditë dhe përfunduan në ditën e gjashtëmbëdhjetë të muajit të parë. 18 Mandej shkuan te mbreti Ezeki e i thanë: «E pastruam të gjithë tempullin e Zotit, altarin e flive të shkrumbimit me të gjitha pajisjet e tij dhe tryezën e bukëve të paraqitjes me të gjitha pajisjet e saj. 19 Pastruam edhe të gjitha pajisjet që kishte përdhosur mbreti Ahaz gjatë mbretërimit të tij, duke bërë paudhësi, i shenjtëruam dhe ja, tani gjenden para altarit të Zotit».
20 Ezekia u ngrit herët në mëngjes, mblodhi parinë e qytetit dhe shkoi në tempullin e Zotit. 21 Ata sollën shtatë mëzetër, shtatë desh, shtatë qengja e shtatë cjep, që t'i kushtonin si fli për mëkatet e mbretërisë, për shenjtëroren dhe për popullin e Judës. Atëherë mbreti u tha priftërinjve, pasardhësve të Aronit, që t'i kushtonin mbi altarin e Zotit. 22 Priftërinjtë therën mëzetërit dhe me gjakun e tyre spërkatën altarin. Po ashtu therën deshtë dhe me gjakun e tyre spërkatën sërish altarin dhe mandej therën edhe qengjat, duke e spërkatur altarin edhe me gjakun e tyre. 23 Pastaj i paraqitën mbretit dhe kuvendit cjeptë, që do të kushtoheshin si fli për mëkatet, dhe ata vunë duart mbi cjeptë. 24 Priftërinjtë i therën cjeptë dhe gjakun e tyre e kushtuan mbi altar si fli për mëkatet dhe për shpengimin e mbarë Izraelit, sepse mbreti kishte urdhëruar të kushtohej fli shkrumbimi dhe fli për mëkatet e mbarë Izraelit.
25 Mbreti kishte caktuar edhe levitët në tempullin e Zotit, me cimbale, me harpa dhe me qeste, sipas urdhërimeve të Davidit, të Gadit, vegimtarit të mbretit, dhe profetit Natan, sepse urdhri kishte ardhur prej Zotit përmes profetëve. 26 Levitët zunë vend me veglat muzikore të Davidit, ndërsa priftërinjtë me boritë. 27 Atëherë Ezekia dha urdhër të kushtohej flija e shkrumbimit mbi altar. Teksa kushtohej flija e shkrumbimit, filluan t'i këndonin himne Zotit, t'u binin borive dhe veglave muzikore të Davidit, mbretit të Izraelit. 28 Mbarë kuvendi u përkul për të adhuruar, ndërkohë që këndoheshin himnet dhe binin boritë, derisa u krye kushtimi i flisë së shkrumbimit. 29 Kur mbaroi kushtimi i flisë së shkrumbimit, mbreti dhe të gjithë ata që ishin me të, u përkulën me fytyrë përtokë për të adhuruar. 30 Mbreti Ezeki dhe prijësit u kërkuan levitëve ta përlëvdonin Zotin me fjalët e Davidit dhe Asafit, vegimtarit. E përlëvduan Zotin tërë hare dhe u përkulën për ta adhuruar.
31 Pastaj e mori fjalën Ezekia e tha: «Tani që jeni shenjtëruar për Zotin, afrohuni e sillni kushtimet bashkë me flitë e falënderimit në tempullin e Zotit». Kuvendi solli kushtimet dhe flitë e falënderimit dhe të gjithë ata që ua donte zemra sollën fli shkrumbimi. 32 Numri i flive të shkrumbimit që solli kuvendi ishte shtatëdhjetë mëzetër, njëqind desh dhe dyqind qengja. Ti gjitha u kushtuan si fli shkrumbimi për Zotin. 33 U kushtuan edhe gjashtëqind lopë dhe tre mijë dele. 34 Meqenëse priftërinjtë ishin të paktë në numër dhe nuk mund t'i rripnin të gjitha flitë e shkrumbimit, u erdhën në ndihmë levitët, të afërmit e tyre, derisa u krye puna e derisa të shenjtëroheshin priftërinj të tjerë, sepse levitët ishin më të zellshëm për t'u shenjtëruar sesa priftërinjtë. 35 Për më tepër, veç flive të shkrumbimit, i shumtë ishte edhe dhjami i flive të paqtimit dhe i flive të stërpikjes për flitë e shkrumbimit. Kështu, u kryen sërish shërbesat në tempullin e Zotit. 36 Ezekia e mbarë populli u gëzuan me gjithçka që Perëndia kishte bërë për ta, sepse të gjitha gjërat u bënë pa vonesa.