1 anno octavodecimo regis Hieroboam regnavit Abia super Iudam
2 tribus annis regnavit in Hierusalem
nomenque matris eius Michaia filia Urihel de Gabaa
et erat bellum inter Abia et Hieroboam
3 cumque inisset Abia certamen
et haberet bellicosissimos viros et electorum quadringenta milia
Hieroboam instruxit e contra aciem octingenta milia
virorum
qui et ipsi electi erant et ad bella fortissimi
4 stetit igitur Abia super montem Someron qui erat in Ephraim
et ait audi Hieroboam et omnis Israhel
5 num ignoratis quod Dominus Deus Israhel dederit regnum David
super Israhel in sempiternum
ipsi et filiis eius pactum salis
6 et surrexit Hieroboam filius Nabath servus Salomonis filii David
et rebellavit contra dominum suum
7 congregatique sunt ad eum viri vanissimi et filii Belial
et praevaluerunt contra Roboam filium Salomonis
porro Roboam erat rudis et corde pavido nec potuit resistere eis
8 nunc ergo vos dicitis
quod resistere possitis regno Domini quod possidet per filios David
habetisque grandem populi multitudinem
atque vitulos aureos quos fecit vobis Hieroboam in deos
9 et eiecistis sacerdotes Domini filios Aaron atque Levitas
et fecistis vobis sacerdotes sicut omnes populi terrarum
quicumque venerit et initiaverit manum suam
in tauro in bubus et in arietibus septem
fit sacerdos eorum qui non sunt dii
10 noster autem Dominus Deus est quem non relinquimus
sacerdotesque ministrant Domino
de filiis Aaron et Levitae sunt in ordine suo
11 holocausta quoque offerunt Domino per singulos dies mane et vespere
et thymiama iuxta legis praecepta confectum
et proponuntur panes in mensa mundissima
estque apud nos candelabrum aureum et lucernae eius
ut accendantur semper ad vesperam
nos quippe custodimus praecepta Domini Dei nostri
quem vos reliquistis
12 ergo in exercitu nostro dux Deus est
et sacerdotes eius qui clangunt tubis et resonant contra vos
filii Israhel nolite pugnare contra Dominum Deum patrum vestrorum
quia non vobis expedit
13 haec illo loquente Hieroboam retro moliebatur insidias
cumque ex adverso hostium staret
ignorantem Iudam suo ambiebat exercitu
14 respiciensque Iudas vidit instare bellum ex adverso
et post tergum
et clamavit ad Dominum
ac sacerdotes tubis canere coeperunt
15 omnesque viri Iuda vociferati sunt
et ecce illis clamantibus perterruit Deus Hieroboam
et omnem Israhel qui stabat ex adverso Abia et Iuda
16 fugeruntque filii Israhel Iudam
et tradidit eos Deus in manu eorum
17 percussit ergo eos Abia et populus eius plaga magna
et corruerunt vulnerati ex Israhel
quingenta milia virorum fortium
18 humiliatique sunt filii Israhel in tempore illo
et vehementissime confortati filii Iuda
eo quod sperassent in Domino Deo patrum suorum
19 persecutus est autem Abia fugientem Hieroboam
et cepit civitates eius
Bethel et filias eius et Hiesena cum filiabus suis
Ephron quoque et filias eius
20 nec valuit ultra resistere Hieroboam in diebus Abia
quem percussit Dominus et mortuus est
21 igitur Abia confortato imperio suo accepit uxores quattuordecim
procreavitque viginti duos
filios
et sedecim filias
22 reliqua autem sermonum Abia viarumque et operum eius
scripta sunt diligentissime in libro prophetae Addo
Mbretërimi i Abijahut në Judë
1 Në vitin e tetëmbëdhjetë të mbretërimit të Jeroboamit, Abijahu u bë mbret i Judës 2 dhe mbretëroi në Jerusalem për tre vjet. Nëna e tij ishte bija e Urielit nga Gibeahu dhe quhej Mikajë. Mes Abijahut dhe Jeroboamit pati luftë.
3 Abijahu u nis për luftë me një ushtri me katërqind mijë luftëtarë të zgjedhur, ndërsa Jeroboami rreshtoi përballë tij tetëqind mijë burra, trima të fortë e të zgjedhur. 4 Abijahu u ngjit në majë të malit të Cemaraimit, që ndodhet në krahinën malore të Efraimit, e tha: «Dëgjomë, o Jeroboam e mbarë Izraeli! 5 A nuk e dini se Zoti, Perëndia i Izraelit, me një besëlidhje të pathyeshme si kripa, i ka dhënë Davidit dhe pasardhësve të tij të drejtën për të mbretëruar përgjithmonë në Izrael? 6 Por Jeroboami, biri i Nebatit dhe shërbëtor i Solomonit, birit të Davidit, doli e ngriti krye kundër zotërisë së vet. 7 Rreth tij u mblodhën njerëz të poshtër e pa vlerë, që dolën më të fortë se Rehoboami, biri i Solomonit, sepse Rehoboami ishte ende i ri në atë kohë e pa përvojë dhe nuk arriti t'u bënte ballë. 8 E tani mendokeni se mund t'i bëni ballë mbretërisë së Zotit, që është në duart e pasardhësve të Davidit, sepse jeni të shumtë në numër e me vete keni marrë edhe viçat e artë që Jeroboami jua bëri për perëndi. 9 A nuk i dëbuat ju priftërinjtë e Zotit, pasardhësit e Aronit, dhe levitët, e mandej caktuat vetë priftërinj, siç bëjnë popujt e tjerë të tokës? Kushdo që vjen me një mëzat për dore e me shtatë desh, bëhet prift idhujsh që nuk janë perëndi. 10 Ndërsa ne kemi për Perëndi Zotin dhe nuk e kemi braktisur. Priftërinjtë, që i shërbejnë Zotit, janë pasardhës të Aronit dhe levitët ende kryejnë shërbesën e tyre. 11 Çdo mëngjes e çdo mbrëmje ata i kushtojnë Zotit fli shkrumbimi dhe temjan erëmirë, paraqesin bukët e paraqitjes në një tryezë të pastër dhe po çdo mbrëmje ndezin shandanin e artë bashkë me llambat e tij. Ne e kryejmë ende me besnikëri shërbesën e Zotit, Perëndisë tonë, që ju e braktisët. 12 Vetë Perëndia është me ne e ai na prin. Priftërinjtë po u bien borive si shenjë kushtrimi kundër jush, o bijtë e Izraelit! Mos luftoni kundër Zotit, Perëndisë së etërve tuaj, sepse nuk do t'ia dilni!».
13 Ndërkohë Jeroboami kishte ngritur një kurth për t'i sulmuar nga pas luftëtarët e Judës. Kështu, luftëtarët e Izraelit ishin përballë luftëtarëve të Judës, por edhe në kurthin që u ishte ngritur pas shpine. 14 Kur luftëtarët e Judës u kthyen e panë se po sulmoheshin edhe nga para, edhe nga pas, i thirrën në ndihmë Zotit, ndërsa priftërinjtë filluan t'u bien borive. 15 Luftëtarët e Judës lëshuan kushtrimin e, teksa ata lëshuan kushtrimin, Perëndia e goditi Jeroboamin e mbarë Izraelin para syve të Abijahut e Judës. 16 Izraelitët ua mbathën para luftëtarëve të Judës dhe Perëndia i dorëzoi tek ata. 17 Abijahu dhe luftëtarët e tij vranë me shpatë shumë izraelitë, prej të cilëve mbetën të vrarë pesëqind mijë burra të zgjedhur. 18 Kështu, në atë kohë izraelitët u poshtëruan, ndërsa judenjtë u bënë më të fortë, sepse e kishin vënë shpresën te Zoti, Perëndia i etërve të tyre. 19 Abijahu iu vu pas Jeroboamit dhe pushtoi disa nga qytetet e tij, Betelin me fshatrat përreth, Jeshanahun me fshatrat përreth dhe Efronin me fshatrat përreth. 20 Gjatë mbretërimit të Abijahut, Jeroboami nuk e fitoi më kurrë fuqinë që kishte më parë. Zoti e goditi Jeroboamin e ai vdiq. 21 Abijahu, përkundrazi, bëhej gjithnjë e më i fortë. Ai u martua me katërmbëdhjetë gra dhe i lindën njëzet e dy djem e gjashtëmbëdhjetë vajza. 22 Bëmat e tjera të Abijahut, veprat dhe ligjëratat e tij janë të shkruara në Shënimet e profetit Ido. 23 Abijahu u preh me paraardhësit e tij dhe e varrosën në qytetin e Davidit. Pas tij mbretëroi i biri, Asai. Gjatë mbretërimit të Asait në vend pati paqe për dhjetë vjet.