1 profectus est autem Roboam in Sychem
illuc enim cunctus Israhel convenerat
ut constituerent eum regem
2 quod cum audisset Hieroboam filius Nabath qui erat in Aegypto
fugerat quippe illuc ante Salomonem statim reversus est
3 vocaveruntque eum et venit cum universo Israhel
et locuti sunt ad Roboam dicentes
4 pater tuus durissimo iugo nos pressit
tu leviora impera patre tuo
qui nobis gravem inposuit servitutem
et paululum de onere subleva ut serviamus tibi
5 qui ait post tres dies revertimini ad me
cumque abisset populus
6 iniit consilium cum senibus
qui steterant coram patre eius Salomone dum adviveret
dicens quid datis consilii ut respondeam populo
7 qui dixerunt ei si placueris populo huic
et lenieris eos verbis
clementibus
servient tibi omni tempore
8 at ille reliquit consilium senum
et cum iuvenibus tractare coepit
qui cum eo nutriti fuerant et erant in comitatu illius
9 dixitque ad eos
quid vobis videtur vel respondere quid debeo populo huic
qui dixit mihi subleva iugum quod inposuit nobis pater tuus
10 at illi responderunt ut iuvenes et nutriti cum eo in deliciis
atque dixerunt sic loqueris populo qui dixit tibi
pater tuus adgravavit iugum nostrum tu subleva
et sic respondebis eis
minimus digitus meus grossior est lumbis patris mei
11 pater meus inposuit vobis iugum grave
et ego maius pondus adponam
pater meus cecidit vos flagellis
ego vero caedam scorpionibus
12 venit ergo Hieroboam et universus populus ad Roboam die tertio
sicut praeceperat eis
13 responditque rex dura derelicto consilio seniorum
14 locutusque est iuxta iuvenum voluntatem
pater meus grave vobis inposuit iugum quod ego gravius faciam
pater meus cecidit vos flagellis
ego vero caedam scorpionibus
15 et non adquievit populi precibus
erat enim voluntatis Dei ut conpleretur sermo eius
quem locutus fuerat per manum Ahiae Silonitis
ad Hieroboam filium Nabath
16 populus autem universus rege duriora dicente
sic locutus est ad eum
non est nobis pars in David neque hereditas in filio Isai
revertere in tabernacula tua Israhel
tu autem pasce domum tuam David
et abiit Israhel in tabernacula sua
17 super filios autem Israhel qui habitabant in civitatibus Iuda
regnavit Roboam
18 misitque rex Roboam Aduram qui praeerat tributis
et lapidaverunt eum filii Israhel et mortuus est
porro rex Roboam currum festinavit ascendere et fugit in Hierusalem
19 recessitque Israhel a domo David usque ad diem hanc
Kuvendi i Shekemit
1 Rehoboami shkoi në Shekem, ku kishte ardhur mbarë Izraeli për ta bërë mbret. 2 Jeroboami, biri i Nebatit, ishte ende në Egjipt, ku kishte marrë arratinë për shkak të mbretit Solomon. Kur Jeroboami e mori vesh këtë, vendosi të kthehej nga Egjipti. 3 Jeroboamit i çuan fjalë dhe e thirrën për t'u kthyer. Atëherë e gjithë bashkësia e Izraelit foli me Rehoboamin e i thanë: 4 «Yt atë na ka vënë zgjedhë të rëndë. Nëse ti na e lehtëson disi zgjedhën e punës së rëndë, që na ngarkoi yt atë, ne do të të shërbejmë». 5 Rehoboami u tha: «Shkoni e kthehuni tek unë pas tri ditësh». Dhe populli u largua.
6 Atëherë mbreti Rehoboam u këshillua me pleqtë që kishin qenë në shërbim të atit të tij, Solomonit, kur ishte gjallë, e i pyeti: «Ç'këshillë më jepni, që t'i kthej përgjigje këtij populli?». 7 Ata i thanë: «Nëse ti sot sillesh me dashamirësi ndaj këtij populli dhe e kënaq me fjalët e mira që do t'u thuash, ata do të jenë gjithmonë shërbëtorët e tu». 8 Rehoboami nuk e pranoi këshillën e pleqve dhe u këshillua me të rinjtë që ishin rritur me të e që i rrinin pranë. 9 Ai i pyeti: «Ç'këshillë më jepni, që t'i përgjigjem popullit? Ata më kanë kërkuar t'u lehtësoj zgjedhën që u ka vënë ati im». 10 Të rinjtë, që ishin rritur me të, iu përgjigjën: «Popullit, që foli me ty e që të kërkoi t'ua lehtësosh zgjedhën, që u vuri yt atë, thuaji kështu: “Gishti im i vogël është më i trashë se ijët e atit tim. 11 Im atë ju vuri një zgjedhë të rëndë, ndërsa unë do t'ju vë një zgjedhë edhe më të rëndë. Im atë ju rrahu me fshikuj, por unë do t'ju rrah me frushkuj me gjemba hekuri”».
12 Pas tri ditësh, Jeroboami e mbarë bashkësia e Izraelit shkuan te Rehoboami, ashtu siç u kishte thënë mbreti, që të ktheheshin tek ai pas tri ditësh. 13 Mbreti Rehoboam iu përgjigj ashpër popullit dhe e përbuzi këshillën që i kishin dhënë pleqtë. 14 Ai u foli sipas këshillës që i kishin dhënë të rinjtë e u tha: «Unë do t'ju vë një zgjedhë më të rëndë. Im atë ju rrahu me fshikuj, por unë do t'ju rrah me frushkuj me gjemba hekuri». 15 Mbreti nuk e dëgjoi popullin, sepse kështu kishte dashur Perëndia, që të shkonte në vend fjala, që i tha Jeroboamit, birit të Nebatit, përmes Ahijahut, shilonitit.
16 Kur mbarë Izraeli pa se mbreti nuk i kishte dëgjuar, i dërguan fjalë e i thanë: «Ç'lidhje kemi ne me Davidin e ç'pjesë kemi me të birin e Jeseut? Nëpër tendat tuaja, o izraelitë! Ndërsa ti kujdesu për shtëpinë tënde tani, o David!». Kështu, izraelitët shkuan nëpër shtëpitë e tyre. 17 Rehoboami mbretëroi mbi izraelitët që jetonin në qytetet e Judës. 18 Mbreti Rehoboam dërgoi tek izraelitët e tjerë Hadoramin që ishte mbikëqyrësi i punës së detyruar, por ata e vranë me gurë e ai vdiq. Mbreti Rehoboam hipi me ngut në një karrocë dhe ia mbathi për në Jerusalem. 19 Izraeli ngriti krye kundër shtëpisë së Davidit, siç është edhe sot.