1 Philisthim autem pugnabant adversum Israhel
et fugerunt viri Israhel ante faciem Philisthim
et ceciderunt interfecti in monte Gelboe
2 inrueruntque Philisthim in Saul et filios eius
et percusserunt Ionathan et Abinadab et Melchisue filios Saul
3 totumque pondus proelii versum est in Saul
et consecuti sunt eum viri sagittarii
et vulneratus est vehementer a sagittariis
4 dixitque Saul ad armigerum suum
evagina gladium tuum et percute me
ne forte veniant incircumcisi isti et interficiant me inludentes mihi
et noluit armiger eius
fuerat enim nimio timore perterritus
arripuit itaque Saul gladium et inruit super eum
5 quod cum vidisset armiger eius videlicet quod mortuus esset Saul
inruit etiam ipse super gladium suum et mortuus est cum eo
6 mortuus est ergo Saul et tres filii eius
et armiger illius et universi viri eius in die illa pariter
7 videntes autem viri Israhel qui erant trans vallem et trans Iordanem
quod fugissent viri israhelitae
et quod mortuus esset Saul et filii eius
reliquerunt civitates suas et fugerunt
veneruntque Philisthim et habitaverunt ibi
8 facta autem die altera venerunt Philisthim
ut spoliarent interfectos
et invenerunt Saul et tres filios eius iacentes in monte Gelboe
9 et praeciderunt caput Saul et expoliaverunt eum armis
et miserunt in terram Philisthinorum per circuitum
ut adnuntiaretur in templo idolorum et in populis
10 et posuerunt arma eius in templo Astharoth
corpus vero eius suspenderunt in muro Bethsan
11 quod cum audissent habitatores Iabesgalaad
quaecumque fecerant Philisthim Saul
12 surrexerunt omnes viri fortissimi et ambulaverunt tota nocte
et tulerunt cadaver Saul et cadavera filiorum eius de muro
Bethsan
veneruntque Iabes et conbuserunt ea ibi
13 et tulerunt ossa eorum et sepelierunt in nemore Iabes
et ieiunaverunt septem diebus
Vdekja e Saulit
1 Filistinët e sulmuan Izraelin. Izraelitët ikën prej filistinëve, por mbetën të vrarë në malin Gilboa. 2 Filistinët e ndoqën këmba-këmbës Saulin me të bijtë dhe vranë Jonatanin, Abinadabin e Malkishuain, bijtë e Saulit. 3 Beteja kundër Saulit u bë e ashpër. Harkëtarët e vunë në shënjestër e ai u plagos nga harkëtarët. 4 Atëherë Sauli i tha armëmbajtësit të vet: «Nxirre shpatën e më shporo, që të mos vijnë këta të parrethprerë, të më shpojnë e të tallen me mua». Por armëmbajtësi nuk pranoi, se pati shumë frikë, prandaj Sauli e mori vetë shpatën e u hodh mbi të. 5 Kur armëmbajtësi pa se Sauli kishte vdekur, u hodh edhe ai mbi shpatë e vdiq. 6 Atë ditë vdiqën Sauli, tre bijtë e tij, armëmbajtësi dhe tërë njerëzit e tij. 7 Izraelitët, që ishin në anën tjetër të luginës e ata që ishin përtej Jordanit, panë se luftëtarët kishin ikur dhe se Sauli me bijtë e vet kishin vdekur, i braktisën qytetet e morën arratinë. Atëherë filistinët erdhën e u vendosën aty.
8 Të nesërmen, kur filistinët erdhën të zhvatnin kufomat e të vrarëve, gjetën Saulin e tre bijtë e tij, që kishin rënë në malin Gilboa. 9 Ia prenë kokën, ia hoqën armët dhe i dërguan në tokën e filistinëve, për t'u dhënë lajmin tempujve të idhujve dhe popullit përreth. 10 Armët i vunë në tempullin e Ashtarotës, ndërsa kufomën ia varën në muret e Bet Sheanit. 11 Banorët e Jabesh Gileadit dëgjuan ç'i kishin bërë filistinët Saulit. 12 Të gjithë luftëtarët u ngritën e udhëtuan tërë natën. Morën kufomën e Saulit e kufomat e bijve të tij prej mureve të Bet Sheanit e i sollën në Jabesh. Aty i dogjën. 13 Pastaj ua morën eshtrat, ua varrosën nën qarrin e Jabeshit e agjëruan shtatë ditë.