1 Fuit vir unus de Ramathaimsophim de monte Ephraim
et nomen eius Helcana
filius Hieroam filii Heliu filii Thau filii Suph Ephratheus
2 et habuit duas uxores
nomen uni Anna et nomen secundae Fenenna
fueruntque Fenennae filii Annae autem non erant liberi
3 et ascendebat vir ille de civitate sua statutis diebus
ut adoraret et sacrificaret Domino exercituum in Silo
erant autem ibi duo filii Heli Ofni et Finees sacerdotes Domini
4 venit ergo dies et immolavit Helcana
deditque Fenennae uxori suae et cunctis filiis eius et filiabus partes
5 Annae autem dedit partem unam tristis
quia Annam diligebat Dominus autem concluserat vulvam eius
6 adfligebat quoque eam aemula eius et vehementer angebat
in tantum ut exprobraret quod conclusisset Dominus vulvam
eius
7 sicque faciebat per singulos annos
cum redeunte tempore ascenderent templum Domini
et sic provocabat eam
porro illa flebat et non capiebat cibum
8 dixit ergo ei Helcana vir suus Anna cur fles et quare non comedis
et quam ob rem adfligitur cor tuum
numquid non ego melior sum tibi quam decem filii
9 surrexit autem Anna postquam comederat in Silo et biberat
et Heli sacerdote sedente super sellam ante postes templi Domini
10 cum esset amaro animo
oravit Dominum flens largiter
11 et votum vovit dicens
Domine exercituum
si respiciens videris adflictionem famulae tuae
et recordatus mei fueris nec oblitus ancillae tuae
dederisque servae tuae sexum virilem
dabo eum Domino omnes dies vitae eius
et novacula non ascendet super caput eius
12 factum est ergo cum illa multiplicaret preces coram
Domino
ut Heli observaret os eius
13 porro Anna loquebatur in corde suo
tantumque labia illius movebantur
et vox penitus non audiebatur
aestimavit igitur eam Heli temulentam
14 dixitque ei usquequo ebria eris digere paulisper vinum quo mades
15 respondens Anna nequaquam inquit domine mi
nam mulier infelix nimis ego sum
vinumque et omne quod inebriare potest non bibi
sed effudi animam meam in conspectu Domini
16 ne reputes ancillam tuam quasi unam de filiabus Belial
quia ex multitudine doloris et maeroris mei locuta sum
usque in praesens
17 tunc Heli ait ei vade in pace
et Deus Israhel det tibi petitionem quam rogasti eum
18 et illa dixit utinam inveniat ancilla tua gratiam in oculis tuis
et abiit mulier in viam suam et comedit
vultusque eius non sunt amplius in diversa mutati
19 et surrexerunt mane et adoraverunt coram Domino
reversique sunt et venerunt in domum suam Ramatha
cognovit autem Helcana Annam uxorem suam
et recordatus est eius Dominus
20 et factum est post circulum dierum concepit Anna et peperit filium
vocavitque nomen eius Samuhel eo quod a Domino postulasset eum
21 ascendit autem vir Helcana et omnis domus eius
ut immolaret Domino hostiam sollemnem et votum suum
22 et Anna non ascendit
dixit enim viro suo non vadam donec ablactetur infans
et ducam eum et appareat ante conspectum Domini
et maneat ibi iugiter
23 et ait ei Helcana vir suus fac quod bonum tibi videtur
et mane donec ablactes eum
precorque ut impleat Dominus verbum suum
mansit ergo mulier et lactavit filium suum donec amoveret eum a lacte
24 et adduxit eum secum postquam ablactaverat
in vitulis tribus et tribus modiis farinae et amphora
vini
et adduxit eum ad domum Domini in Silo
puer autem erat adhuc infantulus
25 et immolaverunt vitulum et obtulerunt puerum Heli
26 et ait obsecro mi domine
vivit anima tua domine ego sum illa mulier
quae steti coram te hic orans Dominum
27 pro puero isto
oravi et dedit Dominus mihi petitionem meam quam
postulavi eum
28 idcirco et ego commodavi eum Domino
cunctis diebus quibus fuerit accommodatus Domino
et adoraverunt ibi Dominum
et oravit Anna et ait
Lindja e Samuelit
1 Ishte një herë një burrë prej Ramahut, një cofit nga malet e Efraimit, që quhej Elkanah. Ai ishte biri i Jerohamit, të birit të Elihuit, të birit të Tohuit, të birit të Cuf Efratitit. 2 Elkanahu kishte dy gra. Njëra quhej Ana, tjetra Penina. Penina kishte fëmijë, ndërsa Ana jo.
3 Ky njeri nisej për vit nga qytetit i tij e shkonte në Shiloh për të adhuruar e për t'i kushtuar fli Zotit të ushtrive. Atje shërbenin si priftërinj të Zotit dy bijtë e Eliut, Hofniu e Finehasi. 4 Kur kushtonte fli, Elkanahu u jepte nga një pjesë të flisë Peninës, gruas së tij, dhe tërë bijve e bijave të saj, 5 ndërsa Anës i jepte vetëm një pjesë , sepse, edhe pse e donte, Zoti e kishte lënë beronjë. 6 Anën e mundonte edhe kundërshtarja e saj që e thumbonte për shkak se Zoti e kishte lënë beronjë. 7 Kështu ndodhte çdo vit. Sa herë që shkonte në shtëpinë e Zotit, kundërshtarja e thumbonte dhe ajo qante e nuk hante. 8 Elkanahu, i shoqi, i thoshte: «Përse qan e nuk ha? Përse je e trishtuar? A nuk jam unë për ty më i mirë sesa dhjetë djem?».
9 Një herë, pasi patën ngrënë e pirë në Shiloh, Ana u ngrit ndërsa prifti Eli rrinte ulur në ndenjëse, në të hyrë të tempullit të Zotit. 10 Me shpirt të këputur, ajo iu lut Zotit e vajtoi me dënesë 11 duke iu betuar: «O Zot i ushtrive, në e pafsh mjerimin e shërbëtores tënde, në e kujtofsh e në mos e harrofsh shërbëtoren tënde, në më dhënç një trashëgimtar, ty, o Zot, do të ta kushtoj tërë jetën e tij e brisku nuk ka për t'ia prekur flokun e kokës».
12 Ndërsa i lutej ende Zotit, Eliu po vështronte buzët e saj. 13 Ana po lutej në zemrën e saj, vetëm duke lëvizur buzët e pa bërë zë. Kështu, Eliu kujtoi se kishte pirë, 14 prandaj edhe i tha: «Edhe sa kohë do të rrish e dehur? Mos pi më verë!». 15 Ana iu përgjigj: «Jo, imzot, nuk kam pirë as verë, as pije të forta. Më dhemb shpirti, prandaj dhe po ia zbraz zemrën Zotit. 16 Mos kujto se shërbëtorja jote është grua e pahijshme. Gjithë kësaj kohe jam lutur për shkak të mjerimit dhe dëshpërimit tim të madh». 17 Atëherë Eliu i tha: «Shko në paqe. Perëndia i Izraelit ta plotësoftë kërkesën që i bëre!». 18 Ajo i tha: «Gjettë hir para teje shërbëtorja jote!». Pastaj shkoi udhës së vet, hëngri dhe nuk pati më fytyrë të trishtuar.
19 Të nesërmen u ngritën herët në mëngjes, adhuruan Zotin dhe u kthyen në shtëpinë e tyre në Ramah. Elkanahu fjeti me Anën, gruan e tij, dhe Zoti e kujtoi. 20 Kur u plotësuan ditët, Ana mbeti shtatzënë e lindi një djalë. Ajo e quajti Samuel, sepse tha: «Zotit ia kërkova!».
21 Elkanahu me mbarë familjen e tij shkoi për t'i kushtuar flinë vjetore Zotit dhe për të përmbushur kushtin e tij. 22 Por Ana nuk shkoi me të, sepse i tha të shoqit: «Vetëm pasi ta ndaj nga gjiri do ta sjell djalin e do ta paraqes te Zoti, që të jetojë atje përherë». 23 Elkanahu, i shoqi, iu përgjigj: «Bëj si të të duket më mirë. Rri derisa ta ndash nga gjiri. Zoti e përmbushtë fjalën e tij!». Kështu, Ana ndenji për të mëkuar të birin derisa e ndau nga gjiri. 24 Pasi e ndau nga gjiri, ajo e solli të birin në Shiloh bashkë me një mëzat tre vjeçar , një kilogram miell dhe një kacek vere. Djaloshi ishte ende i vogël. 25 Si e therën mëzatin, e sollën djaloshin tek Eliu 26 dhe ajo tha: «Të lutem, imzot, pasha jetën tënde, unë jam ajo gruaja që pati ndenjur me ty këtu duke iu lutur Zotit. 27 Për këtë djalë u luta dhe Zoti ma plotësoi kërkesën që i bëra. 28 Prandaj dhe unë po ia fal Zotit. Sa të jetë gjallë, djaloshi do t'i përkasë Zotit».