1 venit autem Roboam in Sychem
illuc enim congregatus erat omnis Israhel
ad constituendum eum regem
2 at Hieroboam filius Nabath cum adhuc esset in Aegypto
profugus a facie regis Salomonis
audita morte eius reversus est de Aegypto
3 miseruntque et vocaverunt eum
venit ergo Hieroboam et omnis multitudo Israhel
et locuti sunt ad Roboam dicentes
4 pater tuus durissimum iugum inposuit nobis
tu itaque nunc inminue paululum de imperio patris tui durissimo
et de iugo gravissimo quod inposuit nobis et serviemus tibi
5 qui ait eis ite usque ad tertium diem et revertimini ad me
cumque abisset populus
6 iniit consilium rex Roboam cum senibus
qui adsistebant coram Salomone patre eius
dum adviveret
et ait quod mihi datis consilium
ut respondeam populo
7 qui dixerunt ei si hodie oboedieris populo huic et servieris
et petitioni eorum cesseris locutusque fueris ad eos verba lenia
erunt tibi servi cunctis diebus
8 qui dereliquit consilium senum quod dederant ei
et adhibuit adulescentes qui nutriti fuerant cum eo et adsistebant illi
9 dixitque ad eos quod mihi datis consilium
ut respondeam populo huic
qui dixerunt mihi levius fac iugum
quod inposuit pater tuus super nos
10 et dixerunt ei iuvenes qui nutriti fuerant cum eo
sic loquere populo huic qui locuti sunt ad te dicentes
pater tuus adgravavit iugum nostrum tu releva nos
sic loqueris ad eos
minimus digitus meus grossior est dorso patris mei
11 et nunc pater meus posuit super vos iugum grave
ego autem addam super iugum vestrum
pater meus cecidit vos flagellis
ego autem caedam scorpionibus
12 venit ergo Hieroboam et omnis populus ad Roboam die tertia
sicut locutus fuerat rex dicens revertimini ad me die tertia
13 responditque rex populo dura
derelicto consilio seniorum quod ei dederant
14 et locutus est eis secundum consilium iuvenum dicens
pater meus adgravavit iugum vestrum
ego autem addam iugo vestro
pater meus cecidit vos flagellis
et ego caedam scorpionibus
15 et non adquievit rex populo
quoniam aversatus eum fuerat Dominus
ut suscitaret verbum suum
quod locutus fuerat in manu Ahiae Silonitae ad Hieroboam filium Nabath
16 videns itaque populus quod noluisset eos audire rex
respondit ei dicens
quae nobis pars in David vel quae hereditas in filio Isai
in tabernacula tua Israhel
nunc vide domum tuam David
et abiit Israhel in tabernacula sua
17 super filios autem Israhel quicumque habitabant in civitatibus Iuda
regnavit Roboam
18 misit igitur rex Roboam Aduram qui erat super tributum
et lapidavit eum omnis Israhel et mortuus est
porro rex Roboam festinus ascendit currum et fugit in Hierusalem
19 recessitque Israhel a domo David usque in praesentem diem
20 factum est autem cum audisset omnis Israhel
quod reversus esset Hieroboam
miserunt et vocaverunt eum congregato coetu
et constituerunt regem super omnem Israhel
nec secutus est quisquam domum David praeter tribum Iuda solam
21 venit autem Roboam Hierusalem
et congregavit universam domum Iuda et tribum Beniamin
centum octoginta milia electorum virorum et bellatorum
ut pugnaret contra domum Israhel
et reduceret regnum Roboam filio Salomonis
22 factus est vero sermo
Domini ad Semeiam virum Dei dicens
23 loquere ad Roboam filium Salomonis regem Iuda
et ad omnem domum Iuda et Beniamin et reliquos de populo dicens
24 haec dicit Dominus non ascendetis
nec bellabitis contra fratres vestros filios Israhel
revertatur vir in domum suam
a me enim factum est verbum hoc
audierunt sermonem Domini et reversi sunt de itinere
sicut eis praeceperat Dominus
25 aedificavit autem Hieroboam Sychem in monte Ephraim
et habitavit ibi et egressus inde aedificavit Phanuhel
26 dixitque Hieroboam in corde suo
nunc revertetur regnum ad domum David
27 si ascenderit populus iste
ut faciat sacrificia in domo Domini in Hierusalem
et convertetur cor populi huius ad dominum suum Roboam regem Iuda
interficientque me et revertentur ad eum
28 et excogitato consilio fecit duos vitulos aureos et dixit eis
nolite ultra ascendere Hierusalem
ecce dii tui Israhel qui eduxerunt te de terra Aegypti
29 posuitque unum in Bethel et alterum in Dan
30 et factum est verbum hoc in peccatum
ibat enim populus ad adorandum vitulum usque in Dan
31 et fecit fana in excelsis
et sacerdotes de extremis populi qui non erant de filiis Levi
32 constituitque diem sollemnem in mense octavo quintadecima die mensis
in similitudinem sollemnitatis quae celebratur in Iuda
et ascendens altare similiter fecit in Bethel
ut immolaret vitulis quos fabricatus erat
constituitque in Bethel sacerdotes excelsorum quae fecerat
33 et ascendit super altare quod extruxerat in Bethel
quintadecima die mensis octavi quem finxerat de corde suo
et fecit sollemnitatem filiis Israhel
et ascendit super altare ut adoleret incensum
Kuvendi i Shekemit
1 Rehoboami shkoi në Shekem, ku kishte ardhur mbarë Izraeli për ta shpallur mbret. 2 Jeroboami, biri i Nebatit, ishte ende në Egjipt, ku kishte marrë arratinë për shkak të mbretit Solomon. Kur e mori vesh këtë, Jeroboami qëndroi në Egjipt, 3 por kur i çuan fjalë dhe e thirrën, u kthye.
Atëherë e gjithë bashkësia e Izraelit foli me Rehoboamin e i thanë: 4 «Yt atë na ka vënë zgjedhë të rëndë. Nëse ti na e lehtëson tani disi zgjedhën e punës së rëndë që na ngarkoi yt atë, ne do të të shërbejmë». 5 Rehoboami u tha: «Shkoni e kthehuni tek unë pas tri ditësh». Dhe populli u largua.
6 Kështu, mbreti Rehoboam u këshillua me pleqtë që kishin qenë në shërbim të atit të tij, Solomonit, kur ishte gjallë, e i pyeti: «Ç'këshillë më jepni, që t'i përgjigjem popullit?». 7 Ata i thanë: «Nëse ti sot bëhesh shërbëtor i këtij populli e i shërben dhe nëse u thua fjalë të mira, ata do të jenë gjithmonë shërbëtorët e tu». 8 Rehoboami nuk e pranoi këshillën e pleqve, por u këshillua me të rinjtë me të cilët ishte rritur e që i rrinin pranë. 9 Ai i pyeti: «Ç'këshillë më jepni, që t'i përgjigjem popullit? Ata më kanë kërkuar t'ua lehtësoj zgjedhën që u ka vënë ati im». 10 Të rinjtë, që ishin rritur me të, iu përgjigjën: «Popullit që foli me ty e që të kërkoi t'ua lehtësosh zgjedhën që u vuri yt atë, thuaji kështu: “Gishti im i vogël është më i trashë se ijët e atit tim. 11 Im atë ju vuri një zgjedhë të rëndë, ndërsa unë do t'ju vë një zgjedhë edhe më të rëndë. Im atë ju rrahu me fshikuj, por unë do t'ju rrah me frushkuj me gjemba hekuri”».
12 Pas tri ditësh, Jeroboami e mbarë bashkësia e Izraelit shkuan te Rehoboami, ashtu siç u kishte thënë mbreti, që të ktheheshin tek ai pas tri ditësh. 13 Mbreti iu përgjigj ashpër popullit dhe e përbuzi këshillën që i kishin dhënë pleqtë. 14 Ai u foli sipas këshillës që i kishin dhënë të rinjtë e u tha: «Im atë ju vuri një zgjedhë të rëndë, por unë do t'ju vë një zgjedhë edhe më të rëndë. Im atë ju rrahu me fshikuj, por unë do t'ju rrah me frushkuj me gjemba hekuri». 15 Mbreti nuk e dëgjoi popullin, sepse kështu kishte dashur Zoti, që të shkonte në vend fjala që Zoti i tha Jeroboamit, birit të Nebatit, përmes Ahijahut, shilonitit.
Ndarja e mbretërisë
16 Kur mbarë Izraeli pa se mbreti nuk i kishte dëgjuar, ata i dërguan fjalë e i thanë: «Ç'lidhje kemi ne me Davidin e ç'pjesë kemi me të birin e Jeseut? Nëpër tendat tuaja, o izraelitë! Ndërsa ti kujdesu për shtëpinë tënde tani, o David!». Kështu, izraelitët shkuan nëpër shtëpitë e tyre. 17 Rehoboami mbretëronte mbi izraelitët që jetonin në qytetet e Judës. 18 Mbreti Rehoboam dërgoi tek izraelitët e tjerë Adoramin, mbikëqyrësin e punës së detyruar, por ata e vranë me gurë e ai vdiq. Atëherë mbreti Rehoboam hipi me ngut në një karrocë dhe ia mbathi për në Jerusalem. 19 Izraeli ngriti krye kundër shtëpisë së Davidit e ashtu është deri sot. 20 Kur izraelitët e tjerë morën vesh se ishte kthyer Jeroboami, dërguan për ta thirrur dhe e gjithë bashkësia e shpalli mbret të mbarë Izraelit. Vetëm fisi i Judës i qëndroi besnik shtëpisë së Davidit.
21 Kur mbërriti në Jerusalem, Rehoboami mblodhi njëqind e tetëdhjetë mijë luftëtarë të zgjedhur nga fisi i Judës dhe nga fisi i Benjaminit, për të sulmuar mbretërinë e Izraelit dhe për t'ia kthyer mbretërinë Rehoboamit, birit të Solomonit. 22 Atëherë fjala e Perëndisë iu drejtua Shemajahut, njeriut të Perëndisë, e i tha: 23 «Thuaji Rehoboamit, birit të Solomonit dhe mbretit të Judës, të gjithë fisit të Judës dhe të Benjaminit, si edhe mbarë popullit, 24 se kështu thotë Zoti: “Mos dilni për të luftuar kundër vëllezërve tuaj, izraelitëve. Kthehuni nëpër shtëpitë tuaja, sepse kjo gjë vjen nga unë”». Ata e dëgjuan fjalën e Zotit dhe u kthyen pas, siç kishte thënë Zoti.
Jeroboami bie në idhujtari
25 Jeroboami fortifikoi Shekemin në malësinë e Efraimit dhe vendosi të banojë atje. Mandej doli prej andej dhe fortifikoi edhe Penuelin. 26 Jeroboami mendoi me vete: «Siç janë gjërat tani, mbretëria ka për t'iu kthyer shtëpisë së Davidit. 27 Nëse ky popull shkon në Jerusalem për të kushtuar fli në tempullin e Zotit, zemra e tyre do të kthehet te zotëria i tyre, Rehoboami, mbreti i Judës. Mua kanë për të më vrarë e vetë kanë për t'u kthyer te Rehoboami, mbreti i Judës». 28 Pasi u këshillua, mbreti bëri dy viça prej ari e i tha popullit: «Mos shkoni më në Jerusalem. Ja ku janë perënditë e tu, o Izrael, perënditë që të nxorën nga toka e Egjiptit». 29 Njërin e vuri në Betel e tjetrin në Dan. 30 Kjo e shtyu popullin të mëkatojë, sepse ata shkuan deri në Dan, për të rënë përmbys para një viçi. 31 Jeroboami ndërtoi edhe një tempull në vend të lartë dhe caktoi priftërinj, njerëz nga mbarë populli, që nuk ishin pasardhës të Levit. 32 Ai caktoi edhe një të kremte në ditën e pesëmbëdhjetë të muajit të tetë, që përkonte me festën që kremtohej në Judë, dhe vetë ai kushtoi fli mbi altar. Kështu veproi Jeroboami në Betel dhe u kushtoi fli viçave që kishte bërë, si edhe caktoi priftërinj për faltoret që kishte ndërtuar në vende të larta. 33 Ai ofroi kusht te altari që kishte bërë në Betel, në ditën e pesëmbëdhjetë të muajit të tetë, ditë që e kishte ndarë me mendje të vet. Ai e caktoi si të kremte për izraelitët dhe kushtoi temjan mbi altar.