1 cum autem habitaret David in domo sua dixit ad Nathan prophetam
ecce ego habito in domo cedrina
arca autem foederis Domini sub pellibus est
2 et ait Nathan ad David
omnia quae in corde tuo sunt fac Deus enim tecum est
3 igitur nocte illa factus est sermo Dei ad Nathan dicens
4 vade et loquere David servo meo
haec dicit Dominus non aedificabis tu mihi domum ad habitandum
5 neque enim mansi in domo
ex eo tempore quo eduxi Israhel
usque ad hanc diem
sed fui semper mutans loca tabernaculi
et in tentorio
6 manens cum omni Israhel
numquid locutus sum saltim uni iudicum Israhel
quibus praeceperam ut pascerent populum meum
et dixi quare non aedificastis mihi domum cedrinam
7 nunc itaque sic loqueris ad servum meum David
haec dicit Dominus exercituum
ego tuli te cum in pascuis sequereris gregem
ut esses dux populi mei Israhel
8 et fui tecum quocumque perrexisti
et interfeci omnes inimicos tuos coram te
fecique tibi nomen quasi unius magnorum qui celebrantur in terra
9 et dedi locum populo meo Israhel
plantabitur et habitabit in eo et ultra non commovebitur
nec filii iniquitatis adterent eos sicut a principio
10 ex diebus quibus dedi iudices populo meo Israhel
et humiliavi universos inimicos tuos
adnuntio ergo tibi
quod aedificaturus sit domum tibi Dominus
11 cumque impleveris dies tuos ut vadas ad patres tuos
suscitabo semen tuum post te quod erit de filiis tuis
et stabiliam regnum eius
12 ipse aedificabit mihi domum
et firmabo solium eius usque in aeternum
13 ego ero ei in patrem et ipse erit mihi in filium
et misericordiam meam non auferam ab eo
sicut abstuli ab eo qui ante te fuit
14 et statuam eum in domo mea et in regno meo usque in sempiternum
et thronus eius erit firmissimus in perpetuum
15 iuxta omnia verba haec et iuxta universam visionem istam
sic locutus est Nathan ad David
16 cumque venisset rex David et sedisset coram Domino dixit
quis ego sum Domine Deus et quae domus mea
ut praestares mihi talia
17 sed et hoc parum visum est in conspectu tuo
ideoque locutus es super domum servi tui etiam in futurum
et fecisti me spectabilem super omnes homines
Domine Deus meus
18 quid ultra addere potest David
cum ita glorificaveris servum tuum et cognoveris eum
19 Domine propter famulum tuum
iuxta cor tuum fecisti omnem magnificentiam hanc
et nota esse voluisti universa magnalia
20 Domine non est similis tui et non est alius deus absque te
ex omnibus quos audivimus auribus nostris
21 quis autem est alius ut populus
tuus Israhel
gens una in terra ad quam perrexit Deus
ut liberaret et faceret populum sibi
et magnitudine sua atque terroribus eiceret nationes a
facie eius
quem de Aegypto liberarat
22 et posuisti populum tuum Israhel tibi in populum usque in aeternum
et tu Domine factus es Deus eius
23 nunc igitur Domine
sermo quem locutus es famulo tuo et super domum eius
confirmetur in perpetuum
et fac sicut locutus es
24 permaneatque et magnificetur nomen tuum usque in sempiternum
et dicatur Dominus exercituum Deus Israhel
et domus David servi eius permanens coram eo
25 tu enim Domine Deus meus revelasti auriculam servi tui
ut aedificares ei domum
et idcirco invenit servus tuus fiduciam ut oret coram te
26 nunc ergo Domine tu es Deus
et locutus es ad servum tuum tanta beneficia
27 et coepisti benedicere domui servi tui ut sit semper coram te
te enim Domine benedicente benedicta erit in perpetuum
Besëlidhja me Davidin
1 Kur Davidi u vendos në shtëpinë e tij, i tha profetit Natan: «Ja, unë banoj në një shtëpi prej cedri, ndërsa arka e besëlidhjes së Zotit gjendet nën pëlhura». 2 Natani iu përgjigj Davidit: «Bëj ç'të kesh në zemër, se Perëndia është me ty».
3 Po atë natë Natanit iu drejtua fjala e Perëndisë e i tha: 4 «Shko e thuaji Davidit, shërbëtorit tim, kështu thotë Zoti: “Nuk do të ma ndërtosh ti shtëpinë ku do të banoj. 5 Unë nuk kam banuar në një shtëpi që kur e ngrita Izraelin e deri në këtë ditë. Kam ndenjur nga një tendë në tjetrën, nga një banesë në tjetrën. 6 Gjatë gjithë endjeve të mia me mbarë Izraelin, a mos i kam thënë ndonjë fjalë ndonjërit prej gjykatësve të Izraelit, të cilët i kisha urdhëruar të kullotnin popullin tim, duke i thënë: përse nuk më keni ndërtuar një shtëpi prej cedri? 7 Mirëpo tani kështu do t'i thuash Davidit, shërbëtorit tim: kështu thotë Zoti i ushtrive: unë të mora nga kullota, kur shkoje pas grigjës, që të bëheshe prijësi i popullit tim, Izraelit. 8 Kam qenë me ty kudo ke shkuar dhe i kam vrarë të gjithë armiqtë e tu para teje. Do të të bëj me emër, siç janë me emër të mëdhenjtë e tokës. 9 Do të caktoj një vend për popullin tim, Izraelin, ku do ta ngul të banojë pa u tronditur më. Keqbërësit nuk do ta dëmtojnë më, si dikur, 10 kur caktova gjykatës mbi popullin tim, Izraelin. Do t'i nënshtroj të gjithë armiqtë e tu. Dhe po të kumtoj se Zoti do të të ndërtojë ty një shtëpi. 11 Kur koha jote të jetë sosur e duhet të prehesh me etërit e tu, do të ngre pasardhësin tënd pas teje, njërin prej bijve të tu, e do ta bëj të qëndrueshme mbretërinë e tij. 12 Ai do të më ndërtojë një shtëpi, ndërsa unë do ta bëj të qëndrueshëm përgjithmonë fronin e tij. 13 Unë do të jem për të atë e ai do të jetë për mua bir. Nuk do t'ia mohoj dashurinë time, siç ia mohova paraardhësit tënd. 14 Do ta vë në shtëpinë time e në mbretërinë time përgjithmonë dhe froni i tij do të mbetet në amshim”». 15 Natani ia tregoi Davidit të gjitha këto fjalë e të gjithë këtë vegim.
Lutja e Davidit
16 Atëherë mbreti David hyri brenda, u ul para Zotit e tha: «Kush jam unë, o Zot Perëndi, dhe çfarë është shtëpia ime, që më solle deri këtu? 17 Por kjo ishte gjë e vogël në sytë e tu, o Perëndi. Ti fole për shtëpinë e shërbëtorit tënd për të ardhmen e largët. Ti më sheh mua siç sheh njerëzit e rangjeve të larta, o Zot Perëndi. 18 Çfarë mund të bëjë më shumë për ty Davidi, për nderin që i ke bërë shërbëtorit tënd? Ti e njeh mirë shërbëtorin tënd. 19 O Zot, ti i bëre të gjitha këto vepra të mëdha për hir të shërbëtorit tënd e sipas zemrës sate, për të shfaqur të gjitha madhështitë. 20 Nuk ka si ti, o Zot, dhe nuk ka Perëndi përveç teje, me sa na kanë dëgjuar veshët. 21 Kush është si populli yt, Izraeli, kombi i vetëm në tokë, që Perëndia shkoi për ta shpenguar për vete si popull? Ti e bëre të njohur emrin tënd me gjërat e mëdha e të mahnitshme, sepse dëbove kombet para popullit tënd, të cilin e shpengove nga Egjipti. 22 Ti e more popullin tënd Izraelin si popullin tënd përgjithmonë dhe ti, o Zot, u bëre Perëndia i tyre. 23 Tani, o Zot, fjala që fole për shërbëtorin tënd e për shtëpinë e tij qëndroftë përgjithmonë dhe vepro siç fole. 24 Emri yt qëndroftë e u madhëroftë përgjithmonë kështu: “Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit, është Perëndi për Izraelin” dhe shtëpia e Davidit, shërbëtorit tënd, do të jetë e qëndrueshme para teje, 25 sepse ti, Perëndia im, i dëftove shërbëtorit tënd se do t'i ndërtosh një shtëpi, prandaj shërbëtori yt guxoi të lutej para teje. 26 Ti, o Zot, je Perëndi dhe ti ia premtove këtë të mirë shërbëtorit tënd. 27 Tani, vendose ta bekosh shtëpinë e shërbëtorit tënd, që të qëndrojë e përhershme para teje, sepse ti, o Zot, e bekove, prandaj është e bekuar përgjithmonë».