1 E tui hyp n’ bark sckaperzei lekiènin, e erdh n’ scehèr t’ vet.
2 E cè vêêscin perpara atii gni paralitìk raamun n’ sctrat. E tui paa Jeԑu feen t’ atyne, tha paralitikut: Uԑdatu, biir, t’ fallen tyy mkatet tua.
3 E cè dissaa prei Sckribesc thane me vetveti: Ky po truen.
4 E si paa Jeԑu mennimet t’ atyne, tha: Psè po kuitoni këcc n’ ԑemra tuja?
5 Scka âsct mââ koλai me than: T’ jan fallun tyy mkatet e tua: a me than: Ciou, e ezz?
6 E aboλà ci t’ dini, se i Biri i nièrit kaa pusctèd n’ tok me fall mkatet, tha athèr paralitikut: Ciou, e merr dyscekun tânne, e sckò n’ sctpii tân.
7 E u ciue, e sckoi n’ sctpii t’ vet.
8 E tui paa haλku dresctue, e levduene Ԑotin, ci dha kacc puscteden nièrԑvet.
9 E, tui sckue Jeԑu ndyi, paa gni nièrin ci rriite permì kanavèt, me emnit Mattee. E tha atii: Merren mrapa mue. E si u ciue, ndocc atè.
10 E u bââ, tui nnei ai n’ sofer n’ sctpii, cè sciùm publikai e mkatnore tui ardhun, rriiscin n’ sofer me Jeԑu, e me discèpuit t’ atii.
11 E tui paa Fariseit, thoiscin discèpuivet t’ atii: Psè Mièsctri jui po hâ me publikai e me mkatnore?
12 E Jeԑu tui nnie, tha: T’ scnosct nuk kan nevòj per eccìm, por t’ ligt.
13 E tui sckue, e zêni scka âsct: Due miscrieren, e jò kurbanin. Psè nuk erdha me thirr t’ dreitit, por mkatnòrt.
14 Athèr u affruene atii discèpuit t’ Gniònit, tui than: Psè na, e Fariseit, scpesc po gninoim: e discèpuit t’ tuu nuk gninoin?
15 E tha Jeԑu atyne: A munnen sciòkt e dhândrit me kiaa, deri ci rri dhândri me tà? E kan me ardhun dittet ci dhândri kaa meu hièkun prei assìsc: e athèr kan me gninuem.
16 Kerkùsc gnet zopen e zohës eree gni petkut vièter: psè ajò esctueme hièk nnoi senn petkut, e t’ sckyemit bâhet mââ i këcc.
17 As nuk sctiin vêênen eree n’ rscict vièter; nnrỳscei thehen rscict, e vêêna derdhhet, e rscict sckoin dam. Por vêênen eree sctiin n’ rsice t’ rii, e t’ dyy kan meu ruit.
18 Ai tui fol ktò atyne, cè gni nner t’ paar u affrue, e adhrote atè, tui than: Ԑot, bia eme gnetàsc âsct dek: por eja, e vêne doren tânne permì atè, e kaa meu giàλ.
19 E Jeԑu tui u ciue, ndiekte atè, e discèpuit e vet.
20 E cè gni grue, e zila hìcete këcc prei t’ rèdhunit giàkut ciỳsc se prei dymdhètt vièttësc, ju affrue mrapa, e preku sckunniλin e petkut e tii.
21 Psè thote me vetveti: N’ perkìtscia saλde petkun e tii, kam me psctue.
22 E Jeԑu u kthye, e tui paa atè, tha: Kii uԑdai, o bii, feja e jote t’ kaa psctue. E gruja u scnosc n’ at sahàt.
23 E si erdh Jeԑu n’ scpii t’ atii t’ parit, e tui paa burigiit, e haλkun tui bââ ԑciùrm, thote:
24 Largohi: psè vaiԑa nuk âsct dekun, por po flêê. E perciestiscin atè.
25 E si u perԑûûn haλku, hîîni: e kapi doren e assai. E vaiԑa u ciue.
26 E ky nââm duul n’ t’ gith at dhee.
27 E prei ndyi Jeԑu tui voit, dyy ciòrra muurne mrapa atè, tui bertìt, e tui than: Kii miscrier per nee, o i biri Davidit.
28 E si erdh n’ scpii, u affrue atii t’ verbet. E tha Jeԑu atyne: A bessoni se un mùnnemi me bââ juve ktè? I thon atii: Possì, o Ԑot.
29 Athèr preku syyt e tyne, tui than: U bâft juve, sikursè keni feen.
30 E u cilne syyt e tyne: e Jeԑu i sctrengoi, tui than: Kciỳrni ci mos diin kusc.
31 E atà tui dall, hapen nââmin e tii n’ gith at dhee.
32 E atà sì duulne, cè pruune perpara atii gni nièri t’ paa‐goi t’ diemnuem.
33 E si perԑûû diàλin, i paa‐goi foli, e haλku u mrekuλuene, tui than: Kur ksctù s’ âsct paa n’ Iԑraèl.
34 E Fariseit thoiscin: Ky po perԑên dièmnit me t’ parin e dièmnevet.
35 E Jeԑu sckote rreth gith scehervet, e katùnnevet, tui msue n’ sinagoga t’ tyne, e tui predikue ugniλin e reɣniis, tui scnosc t’ gith dèrgiat, e t’ gith lngatet.
36 E tui paa haλku, pat miscrier per tà: psè iscin t’ munnuem, e rriiscin sikursè delet paa ciobàn.
37 Athèr thot discèpuive t’ vet: T’ kòrruni âsct gnimèn sciùm, por puntòrt jan pak.
38 Lutni praa Ԑotniin e korrs, ci t’ cion puntòrt n’ korr t’ vet.
Krie e nëntëtë
1 E si hiri ndë varkë u hodh përtej, e vate ndë qutet të tij.
2 E atë çast i prunë një të mbajturë (paralitikò) që lëngon ndë shtrat, e si pa Iisui besën’ e ture, i thotë së mbajturit: Mos u trëmb, bir, të qofinë ndëjierë fajet’ e tua.
3 Ahiere ca nga të dhiavasuritë, thanë me vetëhe të ture: Kij njeri vllasfimis.
4 Edhe Iisui si kupëtoi ato që mëndoneshinë ata me vetëhe, u tha: Pse juvet kujtoni ato të këqia ndë zëmëra tuaj?
5 Cila është m’e kollajtë të thom: Të qofinë ndëjierë fajetë. A të thom: Ngreu, e ecë.
6 Po që të shihni se i biri i njeriut ka urdhër mbi dhe të ndëjejë fajetë (atëherë i thotë së mbajturit): Ngreu e merr mbë krahë shtranë tënd, e ecë ndë shtëpi tënde.
7 E si u ngre, vate ndë shtëpi të tij.
8 E bota gjithë si panë këtë u çuditnë, e lëvdoijnë Perndinë, që dha të tillë eksusia ndë njerëz.
9 E si shkon Iisui atje pa një njeri që rrij ndë kumerq, e quhej Mattheo, e i tha: Eja pas meje. Edhe ai si u ngre, vate pas sij.
10 E u bë si erdhi Iisui, e ndënji ndë shtëpi t’atij, na, erdhë shumë kumerqarë edhe fajëtorë, e ndejnë bashkë me Iisunë edhe me mathitit’ e tij.
11 E si panë Farisejtë, u thanë mathitivet së tij: Pse Dhaskali juaj ha bukë me kumerqarë, e me fajëtorë?
12 Edhe Iisui si digjoi, u tha ature: Ata që janë të shëndoshë nukë duhenë jatro, po ata që janë të sëmurë.
13 Hajdeni, e mpsoni ç’është: Eleimosin dua, e jo kurban; se nuk’ arçë të thërres ndë metani të drejtitë, po fajëtorëtë.
14 Atëherë erdhë nde ai mathitit’ e Ioannit, e i thanë: Pse na edhe Farisejtë agjërojëmë shumë, e ma(thi)tit’ e tua nuk’ agjërojënë?
15 E u tha ature Iisui: Mos mundjënë ata që ftonenë ndë dasmë t’agjërojënë, e të helmonenë, ngjera sa gjëndetë me ta bashkë dhëndëri? Po do të vijënë dit, kur të ngrihetë nga ata dhëndëri, e ahiere do t’agjërojënë.
16 E ndonjë njeri nukë qep kurrë mbi rrobë të vjetërë mballomë të palarë, e të pafërkuarë, se ajo do të ngrerë anët’ e rrobësë vjetërë e do të bënetë më likshtë të çjerëtë.
17 As ndë kaçupe të vjetëra vënë verë të re, ma ndë vufshinë, edhe kaçupetë çirenë, edhe vera derdhetë; po verë të re, vënë ndë kaçupe të ra, e ruhenë që të dia.
18 E kur thosh ai këto nd’ata, na, e erdhi një Arhond, e i falej atij, e i thosh, se vashëza ime ndashti më parë më vdiq, po eja e vurë mbi të dorënë tënde, e do të ngjalletë.
19 Edhe Iisui u ngre e vate pas tij, edhe mathitit e tij.
20 E ja një grua që qe sëmurë dimbëdhjetë vjet nga të rrjedhurit’ e gjakut, erdhi prapazë, e i zu anën’ e rrobësë tij.
21 E thosh me vetëhe të saj: Ndë mundça të zë vetëmë rrobën’ e tij do të shëronem.
22 Edhe Iisui si u kthe, e pa atë, i tha: Mos u trëmb, bijë, se besa jote të shëroi ti. E u shërua gruaja që atë sahat.
23 E si erdhi Iisui ndë shtëpi t’Arhondit, e pa mirollojisratë me fllojere, edhe botënë që bëijnë gjëmë të madhe.
24 U tha ature: Ikëni sepse vashëza nukë vdiq, po flë. E ata përqeshnë me të.
25 E si duallë jashtë bota, hiri brënda, e zuri dorën’ e saj, e u ngre vashëza.
26 E këjo thavmë u digjua mbë gjith’ atë dhe.
27 E si shkon atje Iisui vijnë pas si di të verbërë, tuke thirturë, e tuke thënë: O bir i Dhavidhit, eleisna edhe navet.
28 E si erdhi ndë shtëpi, erdhë afër tij të verbëritë, e u tha ature: Besoni juvet se unë mund të bëj këtë? Edhe ata i than’ atij: Besojëmë, Zot.
29 Ahiere u zu me dorë sit’ e ture, e u tha: Sikundrë besoni juvet, le të bënetë ndë ju.
30 E u hapnë sit’ e ture, e Iisui i porsiti me foveri, e u tha: Vështoni, të mos ta digjojë njeri.
31 Po ata si iknë ateje, vanë e qiriksnë atë mbë gjith’ atë dhe.
32 E si iknë ateje, na, e prunë nde ai një njeri vuv, të shurdhërë, edhe të dhemonisurë.
33 E si dolli i paudhi, foli vuvi e gjithë bota u çuditnë, e thoshnë se kurrë nuk’ u duk ndonjë e tillë ndë Israil.
34 E Farisejtë thoshnë, se me fuqi të parit së paudhëvet, nxjer të paudhëtë.
35 E Iisui gjezdis ndëpër gjithë qutete e ndë fshatëra, tuke dhidhaksurë Ungjilln’ e mbretërisë, e tuke shëruarë çdo sëmundë, e çdo të ligë të llaoit.
36 E si pa turmëtë, i erdhi likshtë për ta, se qenë lodhurë e përhapurë posi dhëntë që s’kanë çoban.
37 Atëherë u tha mathitivet së tij, se të korrëtë është shumë, e ata që kuarjënë janë të pakë.
38 Lutuni dha Zotit të së korrit, që të nxjerë ergatë ndë të korrë të tij.